BUUUUU-GARIA

Le të dihet se nuk i detyrohemi asgjë Bullgarisë për suksesin tonë. Sepse gjithmonë kur iu është dhënë mundësia, jo vetëm që nuk kanë ndihmuar, por kanë bërë gjithçka që të dështojmë.

1 Nuk ka datë për fillimin e negociatave me BE. Por Evropa vjen tek ne. Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi një paketë të re ekonomike, e cila përfshin dekriminalizimin dhe legalizimin e marihuanës në vendet turistike. Kjo është mënyra e vetme që mos të na bëhet vonë për kërkesat e pakuptimta të Bullgarisë për të hequr veton nga korniza e bisedimeve me BE.

Lëreni historinë, lëreni gjeografinë. Le të pimë marihuanën dhe në vend që të shqetësohemi, le të qeshim.

Bullgarët e quajnë vendin e tyre Bullgari në bullgarisht. Në maqedonisht vendi quhet Bugaria. Dhe tani, për shkak të vetos, sepse ata janë të këqij dhe na sjellin trishtim, mund t’i quajmë Buuuuu-garia. Dhe, le të zemërohen sa të duan.

2 Ashtu pra. Vëllezër, motra, fqinjë, miq, populli më i afërt, komshi, auuu dyfytyrësi … Vëllezër, vëllezër, dhe na e futën thikën në shpinë. Në mes të një krize shëndetësore, në mes të një krize ekonomike, çdo ditë ne numërojmë të vdekurit nga kovid-19, kemi frikë se si do të mbijetojmë dimrin, ndërsa vëllezërit – op veto. Ata pritën, dhe pikërisht atëherë kur e kishim më të vështirë na e vranë shpresën tonë të vetme. Se një ditë do ta kemi më mirë në BE.

Dhe çfarë komshi na qenka ky nëse të godet me thikë në kohërat më të vështira për ty? Edhe sikur të jemi i njejti popull. Edhe sikur flasim të njëjtën gjuhë.

Duhet mbajtur mend data kur Bullgaria na pengoi të fillojmë negociatat me BE. T’u rrëfejmë fëmijëve dhe nipërve dhe mbesave se kush na solli të keqen në kohërat më të vështira për ne.  Edhe nëse gjithçka përfundon mirë, le të dihet kë e kishim mik dhe kë jo.  Le të dihet se nuk i detyrohemi asgjë Bullgarisë për suksesin tonë. Sepse gjithmonë kur kanë pasur shansin, jo vetëm që nuk na kanë ndihmuar, por kanë bënë gjithçka që të dështojmë.

3  Në fund të fundit, ata njerëz që bllokuan Maqedoninë në BE kanë  emër dhe mbiemër. Dhe ata do të gjejnë vendin e tyre në histori, ashtu si kishin emër edhe ata që shin administratorë fashistë. Të tillë si janë, pas 30-40 vitesh pasardhësit e tyre do të kërkojnë ta harrojmë këtë të keqe. Karakaçanovat dhe Zaharaievat të ardhshëm do të thonë se deklaratat aktuale për Maqedoninë dhe popullin Maqedonas ishin një shprehje e dashurisë dhe respektit, ashtu si ky Karakaçanov i tanishëm do të dërgojë një ushtri për të fshirë monumentet nga lufta antifashiste. Sepse në çdo fshat paska nga një pllakë përkujtimore ku përmendet okupatori fashist Bullgar. Normale është kjo pra.  Qeveria fashiste Bullgare nga viti 1941 deri në vitin 1944 ka administruar me aq zell në të gjithë Maqedoninë sa la gjurmë në çdo fshat.

Dhe tani ne qenkemi me faj. Në Maqedoni paskemi politikë shtetëror me gjuhë urrejtjeje kundër Bullgarisë. Nuk është mirë që dikush në Facebook të fyejë Ministren e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva dhe nuk është fyerje nëse ajo ministre zyrtarisht në emër të shtetit Bullgarë të thotë se ti nuk je maqedonas, por bullgar dhe se gjuha tënde nuk është maqedonase, por bullgare. Dhe na qenka urrejtje e sponsorizuar nga shteti nëse në Facebook ka tallje në masë ndaj Ministrit të Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov, por nuk është një fyerje e sponsorizuar nga shteti kur i njëjti Karakaçanov, Zëvendës Kryeministër, në emër të Qeverisë ju quan zyrtarisht një shpikje e Titos. Se deri më 1 gusht 1944 ke qenë bullgar dhe ke folur bullgarisht dhe brenda natës, më 2 gusht je zgjuar si maqedonas dhe ke folur maqedonisht. Dhe se për shkak se je maqedonas dhe nuk do të heqësh dorë nga e kaluara antifashiste, nuk ke merituar të jesh pjesë e BE-së.

4 Bullgaria, në fakt, kërkon një okupim të butë. Ata duan të na okupojnë, por me pëlqimin tonë.  Të ketë një provim korrigjues të historisë kur ishin në anën e fashistëve. Atëherë bullgarizimin e bënë me dajak të fortë, tani duan ta bëjnë atë me forcën e BE-së. Dhe në emër të solidaritetit, kërkon që të gjitha 26 vendet e tjera anëtare ta mbështesin atë në pretendimin se: së pari, nuk ka popull maqedonas, së dyti, nuk ka gjuhë maqedonase dhe logjikisht vjen e treta, se nuk ka asnjë pakicë maqedonase në Bullgari. Por, pasi ata vetë e dinë që kërkesat për Bashkimin Evropian janë plotësisht të pakuptimta, dhe që mos të tingëllojnë fashiste, ata përpiqen t’i mbështjellin ato në një fjalor burokratik, dhe shtojnë përralla për kapituj, fqinjësi të mirë, korridore, orare të aktiviteteve…

Gjithmonë ekziston rreziku që Bashkimi Evropian, mbi parimin e solidaritetit – “ata janë brenda dhe ju jeni jashtë” – të vonojë fillimin e negociatave.

Kryeministri Zaev thotë se nëse nuk arrijmë të hyjmë në Evropë, atëherë do ta sjellim Evropën këtu. Zëvendës Kryeministri për Integrimin Evropian Nikolla Dimitrov thotë se “nëse Bullgaria nuk tërhiqet, ne do të duhet të gjejmë mënyra të tjera për evropianizimin”.

Është e vështirë. Nëse do të ishte e lehtë, ne do ishim evropianizuar deri tani. Edhe pse, data si datë nuk do të thotë asgjë. Është thjesht një vazhdim i një rrugëtimi që e kemi filluar tashmë. Por, ne kemi arritur tani në këtë pikë, dhe nuk do të heqim dorë. Lëreni Bullgarinë. Mos i hidhëroni miqtë tuaj. Mos ua vështirësoni atyre që duan t’ju ndihmojnë. Kërkoni të gjithë mbështetjen e mundshme nga të gjitha vendet e tjera anëtarë dashamire të BE-së. Dhe jo vetëm nga BE. Aty janë SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicra dhe Norvegjia… ku mund të mësojmë gjithashtu për demokracinë, ekonominë e tregut, gjyqësorin e pavarur, media të pavarur, anti-korrupsionin … Nuk janë vetëm Bullgaria, Polonia dhe Hungaria ato që janë shembuj të qeverisjes së mirë dhe të të drejtave të njeriut.

Çfarë do të negocionim me Bullgarinë? Anëtarësimi në BE ka kuptim vetëm nëse reformat përmirësojnë cilësinë e jetës sonë. Dhe jo për të dëshmuar  nëse ekzistojmë apo jo.

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира