DORË E NDRYDHUR

E kanë të vështirë jetën këta funksionarë me popull të tillë që i korrupton.

1 Ministri për punë të brendshme Oliver Spasovski më së shumti i gëzohet lajmit se ekipi amerikan ka ardhur në Maqedoni që në mënyrë më agresive ta hetojë korrupsionin te funksionarët e kaluar dhe të tashëm dhe marrëdhënien e tyre me gjykatësit dhe prokurorët. Nuk durohet më ky korrupsion. Edhe Oliveri u lehtësua. Nuk do të duhet të luftojë më kundër korrupsionit kur i ka amerikanët.
Ç’është e vërteta, u ofroi ndihmë hulumtuesve amerikanë dhe u tha: “MPB absolutishte qëndron në disponim në çdo aspekt që t’i mbështesë këto aktivitete”. Thua se MPB-ja jonë është e ndonjë shteti tjetër, e kështu do t’i ndihmojë amerikanët të gjuajnë korrupsionin në shtetin e vet.

Ministri tha se “secili prej nesh duhet të shqetësohet për atë që praktikisht po na ndodh në shtet”. Mos more! Sigurisht që jemi të shqetësuar për atë që na ndodh në shtet, nuk ka nevojë të na e thotë këtë gjë ministri.
Ja, edhe në Uashington janë shqetësuar.

E thotë: “Duhet që sa më parë secili prej nesh të bëjë maksimumin në veprimin e tij që t’i vërë fund krimit dhe korrpsionit në shtet në çdo aspekt”. Oliver Spasovski është në funksione të larta shtetërore tashmë për vitin e shtatë me radhë, nga nëntori i vitit 2015, kur fillimisht ishte minisër teknik i punëve të brendshme. Çfarë mund të bëjë secili prej nesh, vallë, që “t’i vërë fund krimit dhe korrupsionit në shtet”, e që s’ka mundur ta bëjë një ministër i punëve të brendshme? E shton se duhet “të krijohet sistem që do të përgjigjet në mënyrë të shpejtë dhe efikase”. Epo, mirë. Le të bëhet sistemi. Kush ta bëjë sistemin? Vallë, do të bëhet vetë ai? Ja, le të bëjnë amerikanët. Ne do t’u qëndrojnë në disponim duke u shqetësuar. Secili prej nesh, duke përfshirë dhe qeverinë.

2 Ndërkohë që Oliveri mërzitet për faktin se ka korrupsion, Bujar Osmani përpiqet që faktin se ka ardhur një ekip amerikan për të gjetur korrupion ta paraqesë si një sukses fenomenal. Dështimin e qeverisë na e shet si triumf diplomatik. A thua se amerikanët nuk kanë dashur, por Bujari i ka lutur, aman, ejani të na shpëtoni nga korrupsioni. Dështimi i qeverisë për t’i bërë ballë korrupsionit paraqitet nga ai si një dështim i përbashkët. Paska pasur frikë se do të mbetkemi pa monitoring të BE-së, e i ka thërritur amerikanët – ju lutemi na shpëtoni nga ky popull i korruptuar. E kanë të vështirë jetën këta funksionarë me popull të tillë që i korrupton.

Osmani lajmëroi se partia e tij BDI do të propozojë ligj për veting të kandidatëve për funksione të larta shtetërore. Nëse duhet të sillet dhe ai ligj – le të sillet. Ligje për luftë kundër korrupsionit dhe krimit kemi. E çfarë nëse sillet dhe ky ligj për veting?
Sistemi mos do ta zbatojë? Ky sistem që duhet të bëhet “sa më parë”, siç shprehet ministri i punëve të brendshme, për të cilin, “të gjithë duhet të jemi të shqetësuar”.
Zëvendës kryeministri i parë, mos vallë, do ta zbatojë vetingun? Apo partitë? Ato parti që janë të korruptuara deri në palcë, se në themelin e aktivizmit partiak kanë klientelizmin dhe betjën për atë se kush do të afrohet më shumë te vendi i punës që do t’i mundësojë qasje te paratë e shtetit? Apo mos ndoshta Amerika do ta zbatojë vetingun?

3 Amerikanët do t’i ndihmojnë në luftën e tyre kundër korrupsionit disa qytetarë që në heshtje durojnë keqtrajtimin e pushteteve të paafta dhe të korruptuara nga niveli lokal deri te ai më i lartë shtetëror. E tani po këto pushtetet i fajësojnë mu qytetarët se janë fajtorë për korrupsionin. Se qytetarët ua ndrydhin duart funksionarëve për korrupsion të qeverisë.

Nuk ka të bëjë me mentalitetin, por me funksionimin e sistemit. Sistemi për luftë kundër korrupsionit është llum. Por nuk e kanë bërë kështu qytetarët. E sabotojnë ata që duhet ta bëjnë atë funksional dhe ta mirëmbajnë. Është gjëja më e lehtë që të thuhet se qytetarët janë të korruptuar ngaqë të atillë e kemi mentalitetin. E kështu t’i amnestosh fajtorët kryesorë – të pushtetit qendror dhe lokal, komisione tenderash, borde drejtuese dhe mbikqyrëse, drejtorë të ndërmarrjeve publike dhe institucioneve, gjykatës nga gjykatat më të ulëta e deri te ato më të lartat, prokurorë, policë, inspeksione dhe një sërë funkaionarë të sistemit.

Je qytetar dhe dëshiron të paraqesësh një korrupsion. Ku mund ta bësh këtë? Dhe si do të përfundojë paraqitja? Me këtë lloj gjyqësie, shanset janë më të larta që të të bëjnë ty fajëtor që e ke paraqitur korrupsionin, sesa që dënohet i korruptuari.

4 Kryeministri Dimitar Kovaçevski ishte në Vjenë dhe me kryetarin e kryeqytetit të Austrisë kish diskutuar për “rëndësinë e mjediseve funksionale urbane, infrastukturën e zhvilluar të rrugëve të qytetit dhe sistemet e transportit”.
Sa bukur që tingëllon fraza “mjedis funksional urban”. Sidomos për një kryeministër shteti, qeveria e të cilës po shet toka shtetërore, amneston ndërtimet e paligjshme, sjell plane të korruptuara urbanistike, nuk dënon ndotjen e ajrit, ujit, të tokës…

Kryeministri në Vjenë i mahnitet diçkaje që “funksionon në mënyrë të shkëlqyer në qendrën austriake”. Ndërkohë që te ne ajo që funksionon në mënyerë të shkëlqyer është puna kriminele e pushetit lokal dhe qendror me ndërtimtarët që na i prezantojnë si investitorë.

5 Ashtu siç na bindë qeveria se ekipi amerikan i sanksioneve është një sukses i madh, ashtu dhe VMRO-DPMNE-ja na bind se kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska nuk është kandidate e VMRO-së. Në të gjitha mënyrat përpiqen të na bindin se Danella është me LSDM-në.
Janë shumë qesharakë. E më qeshkaraku është që kërkojnë dorëheqjen e vetë kandidates së tyre – dhe atë menjëherë! VMRO-ja kërkon që VMRO-ja të japë dorëheqje menjëherë.

 

Përktheu: Fjolla Zllatku 

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира