DY KILOMETRA

Nëse nuk mund të vjedhim, le të ikim.

1 Ah moj dashuri e pabesë. Ç’pasion ishte kur VMRO-DPMNE-ja para një viti e mbështeti “menaxheren më të mirë” që të bëhet “nënë e kryeqytetit” në zgjedhjet lokale. Ç’sehir të mirë mund të bësh kur kryetarja e Shkupit Danella Arsovska e akuzon liderin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski se “nuk mund të dalë nga matrica e tenderit”. Madje se nuk ka mundur t’i ndryshojë marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë. E ai i shkreti na tregonte përralla se si ajo është kandiduar vetë, por ai e ka dalluar “aurën e saj të suksesshme në publik”, dhe prandaj ka vendosur ta mbështesë. Dmth nuk mund të bëjë një vlerësim, andaj nuk duhet besuar as në të ardhmen. Ama puna nuk është për të bërë sehir, por për t’u shqetësuar.

Së pari për faktin se Hristijan Mickoski dhe mbrojtësja e tij Danella Arskovska nuk u zunë në baza ideologjike. U zunë për 136 milionë euro për ndërtim të stacionit të pastrimit në Shkup. Kjo nuk është ndeshje e së djathtës. Është ndeshje e provizioneve. Kush e di se çfarë bëjnë të VMRO-së dhe Mickoski në ato komuna ku kryetarët janë origjinaleë, e jo kandidatë të pavarur të falsifikuar me “aura të sukssesshme”.

Së dyti, sepse Shkupi edhe më tej do të shkatërrohet. Çfarë bëri Danella Arsovska për një vit përveçse që pengonte projekte, ndryshonte drejtorë, ata që nuk i emëronte, jepnin dorëheqje, ankohej se i janë trashëguar borxhe, dhe e akuzonte Qeverinë se nuk i jep para. Për një vit duhej të shihnim se bën diçka e jo se vetëm se ankohet. E zaptoi qytetin dhe e ndërpreu. Çfarë do të bënte një “menaxhere e mirë” nëse do t’i kishin trashëguar një firmë me borxhe? Do të ankohej, do të qahej, do të akuzonte, apo do të punonte që ta rregllojë firmën? Të ishte Shkupi nj ëfirmë private, e Arsokvska menaxhere, deri më tani ose do të fillonte ta rregullojë, ose nëse aq nuk i ecën fima, e as të punësuarit, do ta likuidonte.

Së treti, ngaqë LSDM-së akoma nuk i kujtohet se pse i humbi zgjedhjet lokale. Kjo dramë me të vërtetë po kërkon spektatorë, por akoma nuk janë të vetëdijshëm se pse kërkesa ishte me numër bindës të votuesve. E me atë ngazëllimin e tyre: “E kërkuat, epo shihni!” nuk tregojnë as edhe se kanë ndërmend të kthejllohen.

Andaj, është me të vërtetë shumë argëtuese që të ndiqet ky eksod i drejtorëve të VMRO-së nga ndërmarrja e Qytetit të Shkupit dhe se si mes vete akuzohen për vjedhje dhe paaftësi. Por, nuk është për të qeshur. Është për t’u frikësuar. Shumë keq për qytetin. Ky është mashtrim i votuesve që u kanë besuar dhe hakmarrje ndaj atyre që nuk u besuan. Nëse nuk mund të vjedhim, le të ikim.

2 Afati për ndërtimin e 2 kilometrave nga gjithsej 13 kilometra autostradë Shkup-Bllacë është shtyrë sepse shpronësimi shkon rëndë dhe në terren kanë dalë dhe disa situata të tjera të paparashikuara, u shpreh drejtori i “Rrugëve shtetërore” Ejup Rustemi. Cilat janë ato situata të paparashikuara? Doli ndonjë mal 2 kilometra i gjatë? U shfaq ndonjë lum? Apo dolën ndërtime të reja të paligjshme të pasanksionuara që të kërkojnë dëmshpërblim? Ashtu sikurse për stacionin e pastrimit në Shkup edhe për këto 2 kilometra nuk mund të biem dakord për përqindjet. Mos është shumë?

Bujar Osmani që në korrik 2019 kur ishte zv. kryeministrër për eurointegrime, lajmëroi se “nuk duhet humbur asnjë ditë” duke promovuar në mënyrë solemne autostradën drejt Kosovës si koordinator i projektit. Në janar 2020 drejtori i atëhershëm i “Rrugëve shtetërore” Zoran Kitanov deklaroi: Kilometrat e parë të autostradës do të mund t’i shfrytëzojmë verën e ardhme 2021.”

Bujari u bë ministër i punëve të jashtme dhe nuk është më koordinator. Kitanovi duhej ndërruar se “Rrugët shtetërore” ranë nën BDI-in. Ministri i atëhershëm i transportit Goran Sugarevski u kthye në Prilep.

Ndërsa ne ankohemi për autostradën nga Kërçova në Ohër, e cila filloi të ndërtohet në shkurt 2014. Shumë kilometra janë ato. 57. Janë të gjatë kilometrat në Maqedoni.

Kush e di se ku janë lopatat që i ruante për kujtim Mile Janakieski në kabinetin e tij ndërkohë që ishte ministër i transportit në Qeverinë e Nikolla Gruevskit. Me siguri tashmë dorezat u janë ndryshkur. Në vend që ta mbajnë në paraburgim shtëpiak, duhej që Miles t’i jepnin një punë të dobishme që të punojë me lopatë. Deri më tani vetë do t’i kishte gërryer 2 kilometra. As Bujari si koordinator nuk do t’i duhej për ta brohoritur.

Pa na dëgjoni. Po flasim për 2 kilometra autostradë në një shtet në të cilin firmat ndërtimore bënin mijëra kilometra rrugë dhe autostrada në Afrikë dhe në Lindjen e afërt. Ato firma i ndërtuan vendet e fshehjes për Sadam Huseinin në Irak, të cilat nuk i shkatërruan dot bombat e NATO-s. Por në rrugën për Bllacë i penguan “situatat e paparashikuara”.

Në fund të fundit, nëse drejtori i “Rrugëve shtetërore” nuk është i aftë për tre vjet të hapë 2 kilometra për autostradë, atëherë le të ikë. Pa çka nëse është i BDI-së? Pse merr rrogë?

3 Talat Xhaferit nuk i pëlqeu pyetja për referendumin që e inicoi BMRO-DPMNE-ja për shfuqizim të Marrëveshjes me Bullgarinë. Edhe pse, ai nuk është i vendosur aty për ta interpretuar Kushtetutën, por për ta menaxhuar Kuvendin.

Nga VMRO-ja aktrojnë se janë ofenduar dhe befasuar. Në vend që ta falenderojnë Talatin që ua lehtësoi jetën. Edhe ashtu ata vetë e dinin se ai referendum me atë pyetje të formuluar në mënyrë aq të paqartë dhe me detyrimin të dalin 900.000 votues, që në fillim ishte i destinuar për dështim.

Kur Levica të shpikë një pyetje të re, VMRO-DPMNE-ja do ta mbështesë. Por as atë pyetje nuk do ta pëlqejë Talati.

Më vjen keq vetëm se Talat Xhaferi ua mundësoi që të organizojnë një festë të vazhduar për trupin votues. A thua se vetëm ne në gjithë botën kemi probleme me rrymën e shtrenjtuar, restriksionet e mundshme, krizën e ngrohjes dhe kërcënimin nga një kolaps ekonomik, e Kuvendi nuk ka punë më të mençur për debatim se sa t’i dëgjojë deputetët e VMRO-së teksa ankohen.

Opozita u kërcënua se tani do t’i ftohë marrëdhëniet me qeverinë. Se deri më tani ishin nxehur shumë. VMRO-DPMNE-ja tha se do të bëjë bllokadë aktive të Kuvendit. Se deri më tani bllokada e tyre ishte pasive. E Levica u kërcënua se do të thyejë mikrofona. Sikur dëmi që i ka bërë Levica shtetit të ishte vetëm te mikrofonat e thyer.

4 Në vend 24,3 përqind aq sa në regjistrimin e fundit të popoullsisë ishin regjistruar se jetojnë në Maqedoni, sipas balancuesit që ka pranuar Qeveria do të punësohen 29,5 përqind shqiptarë, aq sa janë paraqitur se jetojnë dhe jashtë Maqedonisë. Qeveria e ka llogaritur pak keq. Edhe deri më tani sipas Marrëveshjes kornizë në institucionet e shtetit punësoheshin njerëz që jetojnin jashtë shtetit, e këtu merrnin rrogë edhe pse nuk shkonin në punë. Që ta arrihet kuota në administratën e shtetit do të duhet të importojmë shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, nëse nuk do të mund t’i kthejmë tanët nga Zvicra.

Të gjithë do të ngrijmë këtë dimër, por e rëndësishmja është që balancuesi i ministrit Admirim Aliti është përgatitur, edhe pse matematika e tij nuk është ligjore. Nga Enti shtetëror i statistikës paralajmëruan se gjatë formmit të balancuesit për punësime, kategoria e vetme valide duhet të jetë numri i popullsisë rezidente.

Por për qeverinë është më e rëndësishme sa shqiptarë do të punësohen në administratën shtetit, sesa nëse do të kemi rrymë apo jo.

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира