E DIEL APO E MËRKURË

Strategjia zgjedhore e Ali Ahmetit është: T'i trembim maqedonasit me VMRO-në, por shqiptarët të mos mbajnë mend.

E DIEL APO E MËRKURË

1Me të vërtetë, gjithçka në këtë vend duhet patjetër të bëhet dramë. Të gjitha zgjedhjet duhet të jenë zgjedhje historike. Kështu, le ta lusim Hristijan Mickoskin që ta harrojë shqetësimin për mbrojtjen e shëndetit dhe të pranojë një datë për zgjedhjet. Në këtë mënyrë, Ali Ahmeti përsëri do të na shesë romanca nacionaliste. Sot nuk mundemi, nesër do ta shohim, pasnesër do të biem dakord, do të gërmojmë për të gjetur kanale komunkimi…Njëherë 5 korrik, pastaj 8 korrik, në fund 12 korriku doli si zgjidhje, por jo, se na qenka ditë e diel, më mirë të mërkurën…
Ore, jo kryeministër shqiptar. Neve na duhet një kryeministër. Ne, kryeministër nuk kemi. Qeveri, nuk kemi. Parlament, nuk kemi. Kemi një grup politikanësh të quajtur qeveri teknike, ku përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së sabotojnë, kurse partnerët aktualë të koalicionit qeveritar LSDM dhe BDI i vendosin kurthe njëri-tjetrit, sepse në zgjedhje do të jenë konkurrentë. Naqe Çulevi nuk i ndëshkon qytetarët se janë në depresion, zv.ministresha Gordana Dimitrievska Koçovska nuk nënshkruan kredinë nga Banka Botërore, në mënyrë që të mos ketë para as për qytetarët, e as për kompanitë apo shëndetin publik, Bujar Osmani fajëson mjekët për vdekjen e qytetararëve, të cilët vetë ai i nxiti të ndjekin me rregull traditat fetare…
Në një vend ku opozita është ajo e cila kërkon zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, duhet të ketë diçka shumë të pashëndetshme. A është normale që opozita të kërkojë shtyrjen e zgjedhjeve, për të cilat është e sigurt se do të fitojë? Ndërsa lideri, të cilin të gjithë e presin ta shpëtojë shtetin, fshihet pas shqetësimit për shëndetin e qytetarëve që të ketë mundësinë që ndërkohë t’i shkatërrojë regjistrimet e kamerave të sigurisë.
Edhe sa gjatë mund të jetojë ky shtet i varfër pa një parlament dhe pa një qeveri? Edhe sa mund të rezistojnë qytetarët pa institucione funksionale shtetërore? Në vendin tonë, ato nuk funksionojnë siç duhet akoma edhe atëherë kur dihet se kush është përgjegjës, e jo më tani, kur administratës as nuk i bëhet vonë për faktin se nuk ka kush ta organizojë. Drejtorët mediokër të punësuar në baza partiake nuk janë të aftë për punën e tyre as në kohëra normale, e jo më tani kur nuk ka as edhe një njeri që t’i qortojë.
Nuk do të rezistojmë dhe për shumë kohë kështu. Vende shumë më të mëdha dhe më të pasura me institucione të qëndrueshme ranë në krizë. Kurse ne po debatojmë nëse do të dalim në zgjedhje këtë të mërkurë apo të premten tjetër, sepse nuk na qenka e sigurt për shëndetin. Le të debatojmë edhe pak dhe do të arrijmë në atë gjendje sa të mos ketë as se kush të na nënshkruajë blerjen e ilaçeve. Sa të mos ketë as para për të bërë blerjen, dhe – më e rëndësishmja, askush se kush të jetë përgjegjës për këtë gjendje.

2Sa për ata që kanë vendosur të mos votojnë, sepse nuk kanë mjaft opsione, le të qëndrojnë në shtëpi duke bërë postime në Facebook. Pasi ata analizojnë situatën politike dhe situatën në vend nga një lartësi kaq e madhe morale se që ne “budallenjtë” me kapacitetet tona modeste intelektuale nuk jemi mjaft të pjekur për ta kuptuar.
Bravo iu qoftë. Sikur të mos jetonin këtu. Sillen sikur të jenë skandinavë e jo maqedonas, kur tregojnë histori për opsionet e treta dhe fytyra të reja në politikë. Se ne që duam zgjedhje dhe që do të dalim të votojmë, nga ana tjetër, jemi shumë të lumtur që mundësia për zgjedhje na është ngushtuar midis LSDM-së, VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Se ne nuk e kuptojmë se sa më mirë do të ishte nëse do të kishim një mundësi për opsion të ri dhe një model tjetër zgjedhor.
Por, këto janë mundësitë. Mund të thuhet se është një zgjedhje mes dy më të këqijave, ç’të bëjmë. Unë thjesht nuk e di se si lufta civile për një qeveri të përgjegjshme mund të ndryshojë vetëm duke ndjenjur në shtëpi, duke u ankuar në Facebook me komentet e domosdoshme “Mërshhh” nën çdo postim. E dini sa mërziten kur ju thoni: “Nuk më intereson politika”? apo “Unë nuk votoj në zgjedhjet tuaja”! Kë mendon se po kërcënon me mosvotimin tënd? Atë që do të votojë?
Mos votoni. Zihuni me kompjutera. E ata që do të dalin për të votuar do të jenë ata që do t’ju qeverisin.

3Në shpjegim e sipër sesi BDI synon të përmbushë premtimin zgjedhor “Shqiptar për Kryeministër”, zv. kryeministri Bujar Osmani, përndryshe një mjek me arsim, ndërsa me profesion shqiptar, në një intervistë për “Slloboden Peçat” tha: “Qytetarët në vitin 2016 vendosën që Nikolla Gruevski të ishte kryeministër. BDI-ja ka vendosur që Zoran Zaevi të jetë kryeministër!”
Deri më tani, për të arritur atë që duan, BDI -ja gjithmonë ka kërcënuar me anë të pushkës dhe jostabilitetit. Tani që nuk mund të bëjnë luftë, kanë vendosur të kërcënohet me anë të VMRO-DPMNE-së. Që kur Zaev u tha atyre se do të ishte e shëndetshme që ata të ishin në opozitë, Hristijan Mickoski u bë arma më e fortë e BDI-së.
Strategjia zgjedhore e Ali Ahmetit është: T’i trembim maqedonasit me VMRO-në. Mirëpo shqiptarët të mos mbajnë mend.

4Në vitet ’50, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, në një shtet të shkretuar e të rënuar, mjekë dhe infermierë të rinj udhëtonin në fshatra të largët për të mësuar popullatën mbi higjienën personale dhe shprehitë e mira për shëndetin, ndërsa gratë mbi kontracepsionin.
Në vitin 2020, në një shtet anëtar të NATO-s dhe kandidat të BE-së, as me ndihmën e policisë e as me atë të ushtrisë, nuk mund të marrin asnjë strisho në qendër të kryeqytetit, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të të afërmve dhe atë publik.
Për fat të mirë, shumica e pionierëve të shëndetit publik nuk janë më të gjallë. Kështu, nuk do të kalojnë zhgënjimin nga ky nivel kaq i ulët e nuk do ta shohin këtë regresion të tmerrshëm që ndodhi për vetëm 70 vjet.

Përktheu: Fjolla Zllatku

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира

Коментари