E NESËRMJA ERDHI

Le të na falin ata që kanë nevojë për ndihmë të shpejtë. Mos vdisni. Në fillim duhet të votoni.

1 Drejtoria për Menaxhim me Librat Amë i kërkoi falje kryetarit të komunës së Karposhit Stevço Jakimovski, sepse në vend të certikfikatës të martesës i ka nxjerrë certificate të vdekjes. Madje thanë se do ta dënojnë edhe punonjësen që e ka bërë gabimin.

Për vite të tëra shkruajmë për mospërditësimin, paaftësinë dhe papërgjegjësinë e Drejtorisë për Menaxhimin me Librat Amë. Edhe Enti Shtetëror për Revizion në vitin 2022 numëroi mbi 20.000 certifikata të nxjerra gabimisht dhe atë vetëm brenda një viti. Kush e di se sa mijëra certifikata të gabuara janë nxjerrë deri më tani. Dhe kush e di se sa mijëra qytetarë është dashur të paguajnë certifikata të reja, që ta paguajnë paaftësinë dhe avashllëkun e atyre, duke bërë gabime. Bëhet fjalë për 20.000 fate të ndryshme. Dhe me siguri mes atyre 20.000 njerëzve ka pasur raste shumë më tragjike dhe shumë më të dhimbshme sesa shoku që kanë përjetuar biri dhe e reja e Stevço Jakimovskit.

Por ja, duhej që një kryetar komune dhe kandidat për president shteti personalisht të vërtetonte paaftësinë dhe pakujdesinë e të punësuarve që ua mundësojnë rehatinë e rrogës shtetërore, që Drejtoria ta pranojë gabimin. Kur neve na e gabojnë certifikatën, nuk dënojnë askënd. Jemi ne të dënuarit. Paguajmë për së dyti. Kur na shokojnë me analfabetëzëm dhe na e komplikojnë jetën, as nuk kërkojnë falje. Stevço çon përpara fushatën për president, e kështu atij i kërkuan falje. Neve nuk duhet të na kërkojnë falje.  Ne jemi këtu vetëm për të votuar. E nëse nuk votojmë sipas pritshmërive të tyre – jemi budallenj.

2 Ashtu siç u lodhëm së shkruari për gabimet me certifikatat e librave amë dhe në përgjithësi për shushunjat partiake, të cilët si analfabetë po edhe të papërgjegjshëm janë futur në institucionet shtetërore, ashtu u lodhëm edhe së shkruari për kaosin sa i përket qasjes rrugore dhe parkingut në Qendrën klinike në Shkup.

Duhet që ndonjë ditë dikush prej politikanëve, që çdo ditë na e bën kokën daulle duke folur për BE-në, kriteret e Kopenhagës, bullgarët në Kushtetutë dhe për sfida të ngjashme euroatlantike, të kërkojë ndonjë ditë si qytetar i thjeshtë të hyjë në Qendrën klinike. Ndoshta, kur vetë do të vërtetojnë se sa e madhe është mundësia që të vdesësh në rrugë, në kuptimin e plotë të fjalës, të vdesësh në prag të spitalit për shkak të kaosit që askush nuk e rregullon, edhe ata do të dalin publikisht të ankohen, siç e bëri Stevço Jakimovski. Ndërsa ai vetë, nga shembulli i Qendrës klinike le të shohë se si do t’i duket komuna dhe si do të mund të kalohet nga Spitali ushtarak dhe Ndihma e shpejtë për gjithë qytetin, kur do t’i mbijë ajo 17 katshja për të cilën këmbënguli që t’ua bëjë qejfin ndërtuesve, të ashtuquajtur investiturë.

Dëshirat duhet t’u plotësohen ndërtimtarëve, biznesmenëve, donatorëve partiakë, sepse ata janë qytetarët të rendit të parë. Ne të tjerët jemi vetëm për të votuar – nuk kanë se pse të na i plotësojnë dëshira. Kur mundet për ta, mundet për të gjithë. E kështu, mund të bëhet shkarkim i birrës në çdo kohë të ditës, mund të lihet vetura në korsinë për raste urgjente, që duhet të jetë e lirë vetëm për Qendrën e urgjencës, mund të ndalet dikush “vetëm 5 minuta” të blejë një gjevrek, mund të parkohet në rrugicën për pacientë me karrocë sepse dikush i ka thyer karriget…gjithçka mund të bëhet, vetëm Ndihma e shpejtë nuk mund të kalojë shpejt.

Mirë që është kaos në komunikacion, por nuk dihet as se kush duhet të vërë rend. Ministria e shëndetit? Qyteti i Shkupit? A është vazhduar, vallë, marrëveshja me “Parkingun e Shkupit”, sa vetura futen, sa para fitohen…Këto janë parkingjet tona, rrugët tona, paratë tona, jetët tona janë në pyetje. Dhe nuk është vetëm Shkupi në pyetje, e gjithë Maqedonia shërohet aty. Askush nuk dëshiron të shkojë në spital, por ja që mundet ndonjë ditë të të çojë vetë jeta andej.

Po afrohen zgjedhjet, njerëzit do të vazhdojnë të vdesin. Le të na falin ata që kanë nevojë për ndihmë të shpejtë. Mos vdisni. Në fillim duhet të votoni.

Partitë le të kalojnë mire në zgjedhje. Gjithçka që kanë premtuar, e kanë realizuar. Donatorëve partiakë u kanë premtuar. Atyre ua kanë realizuar. Atëherë, le t’i votojnë ata.

3 Ore, çfarë nuk do t’u kujtohet! Tani qeveria na frikëson se mundet rreth vitit 2030 disa shtete të jenë anëtare të reja të BE-së, ndërsa ne do të mbesim në publik për t’i duartrokitur.

Vallë, ne qyetetarët kemi faj për këtë? Vallë, ne qemë ata që e shpikëm propozimin francez? Ata lëvdëroheshin se e kishin përsosur.

A është mesazh optimist ky? Ai ndoshta do të kishte ndonjë rëndësi para 30 viteve kur u bëmë shtet i pavarur ndoshta do të kishte ndonjë rëndësi në vitin 2001 kur nënshkruam Paktin për asociacion dhe stabilitet, ndoshta do të kishte ndonjë rëndësi në vitin 2005, kur u bëmë shtet kandidat për BE. Festonim në shesh. Por tani, kur jemi në fund të rrugës, me një skrining të përfunduar dhe para fillimit të negociatave të vërteta, e ato nuk do t’i fillojmë, mbështetja e vetmja që mund ta japë BE-ja është që t’i vëmë bullgarët në Kushtetutë.

Po kjo, a është mbështetje?

Mirë që qeveria u fut në diskutim me BE-në për një çëshjte absurde se sa ekzistojmë apo jo, mirë që ishte e paaftë për të vepruar, por as këtë gjë, me ndryshimin e Kushtetutës pa asnjë garancë se Bullgaria nuk do të vërë përjetësisht veto të reja, nuk arriti ta realizojë.

Akoma më mban inati për propozimin francez, por nuk e kam inat akut. Më shumë më dhemb fakti që jemi pengje të paaftësisë së qeverisë për ta realizuar atë propozim të keq për të cilin lëvdërohej se është i shkëlqyer. Se “do ta gëlltitnim si llokum”. E tani na fajëson neve. A thua se nuk dinë se me kë kishin punë, kur e pranuan atë propozim. Thoshin me vete, hajde t‘i bëjmë qejfin Makronit, e nesër do të shohim e bëjmë. Epo ja, erdhi e nesërmja. Në shtëpi, as që tentuan të bëjnë konsultime me VMRO-DPMNE-në, kurse ata që u thonin se gabojnë i etiketonin si antievropianë. Kur u hidhëroheshim na thoshin: “Super do të jetë”. Mendonin se Amerika do të na e zgjidhë këtë problem.

4 Sa keq që diplomati i lartë amerikan Gabriel Eskobar, përgjegjës për Ballkanin perëndimor, kësaj here nuk erdhi në Shkup. Ishte në Prishtinë, Podgoricë dhe Vjenë, por këtu nuk ka dashur të përzihet në zgjedhje.

Shumë mirë do të ishte të vinte. Të na tregonte për herë të njëqindtë se “Uashingtoni pret një Qeveri të dedikuar për anëtarësinë e NATO-s dhe integrimit në BE”. Këtë e dimë. Kjo është tashmë një çështje e mbyllur – të gjithë duam të shkojmë në BE dhe nuk ka më se ç’të diksutojmë mbi këtë temë.

Por, që kur tashmë ka qenë te Albin Kurti në Kosovë dhe është zhgënjyer shumë, ndoshta nuk do të ishte keq të shkonte edhe deri në Shkup, e t’i pyesë Bujar Osmanin dhe Arben Taravarin se në cilin shtet ata kandidohen për presidentë? E ta çonin pak edhe deri në Ohër, me të gjitha rreziqet dhe streset që do t’i përjetojë rrugës, të pyesë se si këtu respektohet Ligji për flamujt?

Këto janë çështje krejtësisht legjitime për miq që lëndohen se janë kafshë shtëpiake të Kalasë dhe se fotografohen me flamuj amerikanë. Por, t’i pyesë ai. Jo ne. Sepse nëse i pyesim ne, do të na thonë se jemi albanofobë. Prandaj, ja, ne nuk pyesim. Le të pyesë ai.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира