ELEMENT AD-HOK

a:1:{s:11:"td_subtitle";s:84:"Ështëperversetëpaguashreklamënpërskllavërimtëvetesngaparatëetua.

1 Katër elemente që nuk bashkohen dot kërkojnë elementin e pestë që ta shpëtojnë demokracinë e Maqedonisë. Nuk është skenar për fantashkencë, ky. Është një trup ad-hok, në njëfarë mënyrë shumë i rëndësishëm, i cili duhet të përcjellë raportimin e mediave në Maqedoni para zgjedhjeve. Këto katër elemente vazdimisht kërkojnë si shtesë një element të pestë ad-hok, që sistemi demokratik të mund të funksionojë siç duhet. E ky element i pestë duhet të jetë shqiptar.

Edhe sistemi demokratik fuksionon sipas parimit të numrit 10. Do të dënohen mediat që bëjnë 10 gabime. Për nëntë gabime nuk ka dënim. Kështu, ata të katër që nuk mund të vendosin rreth të pestit, më vonë, bashkë me të, në mënyrë konsensuale, do të vendosin se kush ka gabuar nëntë herë, e kush vetëm tetë. Dhe se çfarë është gabim dhe çfarë jo. E këtë do ta bëjnë për 100 ditë. Kështu, ky trup do të sigurojë kushte për zgjedhje të dretja dhe demokratike, që të gjithë do t’i besojnë. Dhe në ditën 101 mediat në Maqedoni do të jenë super të lira. Ad-hok, do të bëhemi shtet demokratik.

Mjaft më. Prapë e tepruam me gazetarinë. Edhe me këtë demokraci do ta teprojmë. Po sikur të shpërbëhen akoma pa u formuar? Le të shprndahen akoma pa u mbledhur, mos të harxhojmë para më kot. Për më tepër, na harxhojnë edhe kohën.

2 Sa më shumë trupa demoratikë që shpikin aq më pak demokraci kemi – ashtu si çdo gjë tjetër në Maqedoni, ku gjithçka është në përpjestim të zhdrejtë.

Kishim Olimpiadën? Sa më shumë salla sprotive dhe terrene të hapë Nikolla Gruevski, aq më të dobëta rezultatet tona sportive.

Sa më shumë subvencione bujqësore jepen, aq më shumë rritet importi i frutave dhe perimeve.

Sa më shumë subvencione për blegëtori, aq më pak lopë në shtet.

Sa më shumë që lavëdrohen se është rritur qarkullimi në aeroportin e Shkupit, aq më shumë rritet numri i atyre që ikin nga Maqedonia.

Sa më shumë shpërblime në festivale muzikore, aq më pak hite.

Sa më shumë terrene tenisi nëpër fashtra, aq më shumë kanale të papastruara rreth fshatrave.

Sa më shumë  etno fshatra të shtrenjtë turistikë, aq më shumë fshatra të vërtetë të braktisur.

Sa më shumë drunj të mbjellur dhe ditë të papuna për shkak të drurit, aq më të lakuriqëzuara pyjet.

Njësoj dhe me mediat. Kemi një agjenci për media, së cilës mediat nuk i besojnë… Pse mos të kemi edhe agjenci të përkohshme, trupa, komisione….? Sa më shumë trupa ad-hok, aq më të këqija mediat.

3 Edhe Sillvana Boneva, anëtare e komisionit shtetëror zgjedhor dhe deputete me vite, mendon se e humbet kohën e saj kur shkon për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë Speciale Publike. Thotë që prokurorët specialë kanë bërë cirk mediatik.

Qenka një cirk nëse gazetarët i inçizojnë të dyshuarit për krim apo dëshmitarët, kur ata futen për t’u marrë në pyetje në selinë e PSP-së. E nuk qenka një cirk kur Sillvanës, si deputete, ia mbulonin shpenzimet e rrrugës deri në Strumicë me 20.000 euro. Qenka cirk kur prokurorët specialë hetojnë një krim që mund të zbulohet nga bisedat e përgjuara. Por, nuk qenka cirk kur deputetja e partisë në pushtet i thotë kryeministrit që bashkëpartiaku i saj, poashtu një deputet, i ka “reketuar” të gjitha firmat në Strumicë. Nuk qenka cirk kur deputjetja thotë ”Nuk mbeti asnjë firmë “pa u reketuar””. Nuk qenka cirk kur deputetja na tregon që kanë pasur mbledhje dhe kanë rënë dakord që “mos të reketojnë më”, e nuk qenka cirk kur kryeministri i shpjegon deputetes se atë që ajo quan reket, në fjalorin e partisë quhet sponzorim.

Nuk paska qenë mirë që i kemi inçizuar duke shkuar për t’u marrë në pyetje në PSP. Po vjedhja, e mirë është? Po “reketimi”? Mirë qenka të kurdisen zgjedhje? E më e mira paska qenë që më vite na incizojnë.

4 Guardian-i  i Britanisë shpalli një histori, që në  disa fabrika këpucësh në Maqedoni, ku prodhohen brendet luksoze italiane, rrogat e punëtoreve janë nën 8.000 denarë.

Tragjedia e tyre është që, duket punuar për këtë rrogë minimale në kushte të tmerrshme, ato fitojnë edhe për t’i paguar taksa shtetit, që të mund të paguhet e gjithë ajo makineri e votuesve të administratës publike të VMRO-së dhe administratës kornizë të BDI-së.

Tragjedi akoma më madhe do të ishte nëse këto punëtore do të hynin në borxh me partinë duke i premtuar 20 apo 30 vota të sigurta, që të mund t’u sigurojnë bijve të tyre një punë në administratën publike, të paktën për një rrogë mesatare, që ata mos të mundohen si prindërit e tyre.

Kurse, tragjedia më e  madhe nga të gjitha është që, me paratë e tyre tashmë të futura në buxhetin e Maqedonisë, Qeveria i  reklamon ato nëpër SNN-a, si fuqi punëtore të lirë, gjë për të cilën ia vlen të investohet në Maqedoni.

Në fund të ditës, kjo është historia e punëtoreve, rroga e së cilave është më e vogël akoma se çmimi i këpucëve që prodhojnë. Është persvese që të paguash reklamë për skllavërimin e vetes me paratë tua.

Presienti Gjorge Ivanov mbrëmë shkoi te Erdogani. Ka shkuar në vizitë pune – lajmëruan. Meqë këtu i kishte mbaruar të gjitha punët, shkoi të punojë në Turqi. Gruevski pushonte, e dikush duhej të punonte gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Kush e di se me çfarë ide të reja për zhvillim demokratik do të na kthehet presidenti nga Stambolli. Ai shquhet për  interpretime logjike të ndodhive dhe termave. Që në vitin 2009 na tregoi definicionin për demokarcinë e Maqedonisë, që është si reklamë për kosmodiskun. Duket gjë koti, ama funksionon. Më pas, pasi u bë i njohur me interpretimin e asaj se çfarë është një kompromis i arsyeshëm, nuk arrijmë ta ndalim. Arriti deri në atë pikë që të mendojë se me faljen e të dyshuarve për krim të rëndë do të arrihet pajtim kombëtar.

Ndërkohë, tregonin se ka shkuar në shtete dhe u ka rrëfyer histori të Lekës së Madh. Kështu doli dhe përralla që Pakistani ka marrë emrin nga aty ku Leka i Madh u thoshte ushtarëve “Pak ti stani” (Ti ngrihu, përsëri) Tani, pas vizitës së punës në Turqi në gjendje të jashtëzakonshme, do të vijë me interpretim të ri të fjalës demokraci, që është  kombinim i një pyetjeje dhe përgjigjeje: Demo? Krati ja! (Demo? Shkurtoje!)

 

                                                                                                Përktheu: Fjolla Zllatku

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира