HESHTJA E KOKAVE TË THYERA

Shiriti italian është i vogël, ndërsa emri Maqedonia i madh

1 Nuk e di nëse zgjedhja e Afrim Gashit për kryetar të Kuvendit mund të shihet si një pendesë e VMRO-DPMNE-së për sulmin e Kuvendit që e bënë në 27 prill 2017 apo si një shenjë e maturisë politike. Para shtatë vjetësh, kur zgjidhej Talat Xhaferi për kryetar të Kuvendit, VMRO-DPMNE-ja ishte e gatshme të vrasë deputetë dhe gazetarë. Përgjatë fushatës së re zgjedhore u përleshën për të vërtetuar se atëherë sulmuesit kanë qenë mbrojtës të kushtetutës, ndërsa tani vetë e propozuan dhe e votuan Gashin si njeriu i dytë i shtetit. Që do të thotë se sulmi i Kuvendit nuk ka qenë i organizuar për shkak se për kryetar zgjidhej shqiptar, por që Nikolla Gruevski të mbesë në pushtet, të shpëtohet nga përndjekja penale dhe të mbrohet gjithçka që regjimi i atëhershëm kishte vjedhur. Sulmuesit nuk paskëshin qenë mbrojtës të kushtetutës, siç VMRO-DPMNE-ja deklaron, por mbrojtës të kriminalitetit të Gruevskit, i cili u bëri thirrje të mos rrijnë në shtëpi me papuçe, por të dalin dhe ta mbrojnë ndërsa ai ishte “në një takim shumë të rëndësishëm” në Vjenë.
VMRO-DPMNE-ja asnjëherë nuk kërkoi falje për sulmin e Kuvendit në 27 prill 2017. Por ja, pas shtatë vjetësh doli në pah, jo vetëm paftyrësia, që është diçka e zakonshme në politikë, por edhe papërgjegjshmëria e asaj partie që asokohe ishte e gatshme edhe ta ndezë shtetin me luftë ndëretnike, vetëm që të mbesë në pushtet.

Siç duket në LSDM aq shumë ua kanë goditur kokat, saqë nuk e përdorën seancën konstitutive të përbërjes së re të kuvendit dhe zgjedhjen e Gashit për kryetar dhe harruan të bëjnë paralele me zgjedhjen e Talat Xhaferit prej para shtatë vjetësh. Oliver Spasovski dhe Ljupço Nikollovski, që janë deputetë edhe në këtë përbërje parlamentare, i mbajmë mend për shkak të fytyrave të përgjakura në 2017.

Me këtë heshtje LSDM-ja ndihmon të harrojmë një nga ngjarjet më të tmerrshme të historisë të fundme të shtetit maqedonas. Si nuk u dhembën, vallë, kokat e tyre të thyera?

2 Mirë ama, deputetët e LSDM-së vendosën të heshtin. Nuk e hapën gojën fare. Ata janë mbi situatën. Për më tepër që u hidhërohen votuesve që i humbën zgjedhjet.
Meqë nuk na doni, nuk do t’ju bëjnë fare muhabet. Ore, për inat, as në Kuvend nuk do t’ju flasim. Pas dy ditësh do të lëshojmë kumtesë dhe do të shkruajmë në Facebook se VMRO-DPMNE-ja i ka mashtruar votuesit. Madje edhe atë e keni shumë nga ne. Vetë i votuat, epo tani duroini.

Dhe kështu, duke zgjedhur që të heshtin si opozitë, deputetët e LSDM-së ia lëshuan foltoren e kuvendit deputetëve të Levicës.

Gjatë shtatë vjetëve të fundit, ndaj çdo kritike përgjigjeshin: Nëse jo, ta kthejmë VMRO-në.

Tani kanë doktrine të re partiake: Nëse jo, ta fuqizojmë Levicën.

3 Deputetja Monika Zajkova, liderja e Partisë liberale demokratike (LDP), e cila u zgjodh në listën zgjedhore të koalicionit të LSDM-së, deklaroi se Kuvendi do të veprojë në mënyrë të pavarur, ashtu siç ka vepruar deri më tani.
Zajkova ishte bashkëbartëse në listën e Njësisë së parë zgjedhore. U fotografua nga kryministri dhe lideri i LSDM-së Dimitar Kovaçevski. Akoma i shohim në bilborde nëpër Shkup, ku shkruan “Nuk ka dorëheqja nga e ardhmja”. Ndërsa ajo hoqi dorë nga LSDM-ja që në kthesën e parë.

Sido që të jetë, pritet që të dy deputetët e NSDP-së që u futën në Kuvend në listën e LSDM-së së shpejti të deklarojnë se edhe ata veprojnë në mënyrë të pavarur. Deri sa të mund të arrijnë çmim më të lartë. E LSDM-ja nga 19 do të bjerë në 15. Si ka nisur puna, do të ketë më shumë kandidatë për kryetarë partie sesa për numër të deputetëve.

Për më tepër që, LDP dhe NSDP ja edhe ashtu ekzistojnë vetëm që të mund të tallen me LSDM-në, nga VMRO-ja kanë frikë. Ose do të kenë qar më të madh.

A ka nxjerrë vallë LSDM-ja të paktën një vendim të drejtë në lidhje me zgjedhjet e fundit?

4 Ali Ahmeti në emër të koalicionit Fronti Evropian, i udhëhequr nga BDI, lajmëroi se së shpejti do të fillojë një betejë për respektimin e shpirtit të Marrëveshjes së Ohrit”.
Nuk ekziston shpirt i marrëveshjes së Ohrit. Marrëveshja e Ohrit nuk është realitet. Është pjesë e Kushtetutës. Ajo që po bën Ali Ahmeti tani nuk është respektim i shpirtit të Marrëveshjes ë Ohrit, por thërrije e shpirtirave nga e kaluara. Është zbritja nga tavani e çizmeve dhe pushkave për të shkuar në mal.

Fëmijët e BDI-së që u pasuruan shumë për të qenë vetë ata që veshin çizme për të dhënë jetën nëpër pyje. Por, nga ana tjetër, kanë mjafueshëm para që të gjejnë budallenj të tjerë që të vdesin për tenderët e premtuar, por të parealizuar të BDI-së.

Ndërkaq bashkësia ndërkombëtare që BDI-në e ka pikë të dobët që në vitin 2001, heshti. Vallë, a kërcënohen partitë në këtë mënyrë edhe në demokracitë e tyre atëherë kur duhet ta kalojnë pushetin dhe të kalojnë në opozitë? Me çizme demokratike.

5 Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova do të na arsyetohet me shpjegime humoristike të pakutpimta se pse nuk e përdor emrin kushtetues të shtetit. Ndaj pyetjes se pse lulen që ka lënë mbi varrin e Shën Kirilit në Romë e ka shkruajtur vetëm emrin e saj  dhe jo emrin e shtetit, ajo u përgjigj “siç e dini…”( e nga do ta dinim?) – shiritat janë të shkurtër, ndërsa emrin e shtetit e kemi të gjatë dhe me Kabinetin u konsultuam se nuk ka pasur vend për aq shumë shkronja në shirit. E ndonëse në fillim kanë menduar që ta bëjnë “RS Makedonija”, në fund e kanë shënuar vetëm presdienteten Gordana Siljanovska-Davkova. Në interes të hapësirës.
Kjo pra është politike. Kur një profesoreshë me integritet, që ka mësuar dhjetëra gjenerata të juristëve, avokatëve, gjyqytarëve, prokurorëve dhe politikanëve bëhet presdiente e “shtetit tonë”, nuk ka turp që rrënjësisht të na e shpjegojë problemin me shiritin e shkurtër. Është i shkurtër shiriti italian, ndërsa emri i Maqedonisë është i gjatë. Ky është një realitet që duhet respektuar. Pak a shumë njëlloj si Marrëveshja e Prespës.

Herën tjetër, në kabinetin e presidentes mund të bëhen edhe më kreativë. Në shirit ta shënojnë “Gordana SD Pretsedatelka na RS Makedonija”.

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира