Ja çu doçi

Në këto 30 vite të tranzicionit maqedonas kemi parë përparim të madh në sundimin e ligjit. Nga ajo në fillim 'Maqedonia të bëhet orajt' e viteve '90 të shekullit të kaluar, e deri në atë "Çdo gjë do të jetë ok ’e këtij shekulli.

Ja çu doçi

1Prokurorët në Prokurorinë e Krimit të Organizuar duhet të kenë qenë shumë duke u mërzitur në plazh, pasi që vendosën të ndërhyjnë pak në punën e tyre, kur shteti dy herë radhazi është gdhirë me lajme të një gazete italiane,dhe lëshuan një njoftim për shtyp në lidhje me incizimet që janë zbardhur nga hetimi në rastin “Zhvatje”. Ndërsa, Prokurorja Speciale Katica Janeva tek  tani ka arritur të zhgënjehet , dhe nga një plazh në Greqi ka thënë se zëri ishte i saj në njërën nga incizimet, ku dëgjohet duke i thënë njërit nga të dyshuarit e rastit “Perandoria” Orce Kamçev: “Gjithçka do të jetë në rregull”, por na shpjegoi se është normale që një prokuror të kontaktojë një të dyshuar “për të nxjerrë sa më shumë informacione që të jetë e mundur”.

Me të vërtetë, çfarë mdenojnë ndërsa janë shtrirë në plazh duke lexuar libra të lehtë – transkriptet e incizimeve të Orce Kamçevit? Nga biznesmeni më i butë i zhvatur, i cili “thjesht dëshiron që të gjithë të jenë të lumtur dhe të kënaqur”, kështu që në një hov altruizmi ai pyet Boki 13, më trego edhe sa  duhet të jap dhe vallë mos duhet t’i jap ndokujt më shumë për ta motivuar. Me siguri i thonë vetes:: “Do punojme nga 15 gushti.” Ose: “Vallë, çdo gjë duhet unë të bëj”. Ose: “Unë u thashë atyre se nuk mundem, tani, të paktën një herë në jetën time të pushoj”.

Dhe ndërsa prokurorët dhe gjykatat janë në pushim kolektiv, i gjithë vendi po pret të gdhijë me lajmet nga një gazetë italiane e krahut të djathtë për t’u njoftuar me hetimin. Të gjithë vendosim kufje në vesh dhe shndërrohemi në hetues, ekspertë, ekspertë të njohjes së zërit, ekspertë mjeko-ligjorë… Orvatemi të bashkojmë pjesët e mozaikut. I gjithë vendi u shndërrua në një klub debati. Dhe ne të gjithë në një prokurori civile. Të gjithë reagojnë, përveç atyre që janë më kompetentët, të cilët na thanë se dinë çdo gjë, por tani janë të zënë duke u lyer me krema me faktor mbrojtës që të mos digjen.

2Nga të gjitha këto incizime të palidhura, të cilat paraqiten si tizer të ndonjë telenovele, një gjë është fascinuese për mua. Vallë si ka mundësi që “gruaja”, siç e quan Boki 13 Prokuroren Speciale që përshëndet të dyshuarin, të cilës iu dhanë mijëra biseda të përgjuara të bëra në mënyrë të paligjshme, të cilën e bënë shefe të prokurorisë, që u krijua enkas për të zbuluar se kush po përgjonte ilegalisht, të zbulojë krimin nga ato që dëgjoheshin në boisedat, të jetë aq e pakujdesshme,  dhe të ekspozohej pikërisht përmes telefonit? Të bisedojëi me një të dyshuar me telefonin e tjetërkujt. Dhe me kë flet !? Me një njeri që e filmon veten për ta kompromentuar atë si prokurore, mahnitet me ndërmjetësuesin që e përfshinë prokuroren në bisedë: “Unë e ti vëllai jemi bisha”.

Katica Janeva sqaroi se si prokurore detyra e saj është të kontaktonte të dyshuarit “për të nxjerrë sa më shumë informacione të jetë e mundur”, ndërsa për atë që tha se “gjithçka do të jetë në rregull” thotë se “në atë moment kishte një arsye të vlefshme”.

E ka marrë kënga pra. Ka qenë duke drekuar me një mik në një kafene, duke shkëmbyer përvoja grimi dhe duke bërë biseda koti, kur, në mes të këngës, “Ja cu doci oko pola noci da legnem kraj tebe”, mikut i ishte kujtura të thëriste të dyshuarin në arrest shtëpiak, që ta përshëndes “gruaja” që po e hetonte rastin e tij dhe për t’i thënë se do të vijë më vonë. Dhe prokurorja, duke qenë profesioniste -prokurore gjatë gjithë kohës, madje edhe kur është në kafene, kur pushon, pikërisht atëherë, me humor, ka ndjerë nevojën për të ndëhyrë në bisedë për t’i thënë të dyshuarit të mos shqetësohet. Sepse, gjithçka do të jetë okej.

3Ndërsa prokurorja dhe gjykatat pushojnë, pushon edhe qeveria. Pas 15 gushtit, ata do t’ia mendojnë nëse opozita punon pa ndalë për të lidhur skandalin “Zhvatje” me LSDM-në dhe ta ndërkombëtarizojë  atë deri në pikën ku do ta lidhë atë me datën e fillimit të negociatave me BE-në. Sidoqoftë, VMRO-DPMNE nuk ka pse të punojë sepse të tjerët punojnë për ta. Gjatë 11 viteve ata kanë zhvilluar një sistem efikas që funksionon për ta edhe kur nuk janë në pushtet. Dhe në këto vite, LSDM-ja nuk ka bërë shumë gjë për të çmontuar sistemin e tyre.

Prandaj, nuk është për t’u çuditur që incizimet që Orce Kamçevi ka xhiruar duke dhënë rryshfet për të penguar një hetim kundër tij, u shfaqën në një gazetë italiane të krahut të djathtë, me politikë editoriale dhe përmbajtje që propagandon politikat të afërta me VMRO-DPMNE-në. Shkruar nga një sllovene – i djathtë, i cili na qenka shumë i shqetësuar për situatën në Maqedoni. VMRO-DPMNE ka një sistem shtetëror që punon për ta, ka miq me të cilët ndan të njëjtat vlera, ka ndikimin për të ndërkombëtarizuar çështjen Zhvatje. Por këto lidhje nuk do të funksiononin fare sikur mos t’i kishin paratë që i vodhën prej nesh për 11 vite.

Financimi i paligjshëm i partive dhe pastrimi i parave ishin pjesë e rastit Talir i Prokurorisë Speciale. Po kush ta kujtojë tani edhe këtë?

4Ka shumë gjëra që duhet të mbajmë mend. Kjo histori pra zgjat që nga shkurti 2015. Kemi të bëjmë me bombat që Zaev po publikonte, negociatat e Przhinos, “furgonët e verdhë”, pastaj formimi i PSP-së, pastaj Katica Janeva, të cilës nuk ia hapnin derën, pastaj Engjëjt e Charlie-t, pastaj faljet e Gjorge Ivanovit, etj. “Nuk ka drejtësi nuk ka paqe”, pastaj me Marko Zvrleskin, pastaj me sulmin ndaj Parlamentit, pastaj me “Perandorinë”, pastaj me “Zhvatjen”, pastaj me “La Verita” … Deri në këtë të fundit “Gjithçka do të jetë okej”. Por, ashtu si na kanë hequr kujtesën nga koka këtu, unë mund të vë bast se këta të njëjtët njerëz që kemi dëgjuar për më shumë se katër vite në përgjime, në kamera, nëpër gjykata, në mot, mbase edhe më herët, sërish do rikthehen të bëhen elitë, xhet seti dhe shumë gjëra të tjera pompoze. Dhe përsëri, do na qeshin hapataz në turi, duke ia bërë qejin njëri tjetrit se kush an qenka bishë më e fuqishme.

Përfundimisht do të mbeten vetëm disa fraza kuptimin dhe origjinën e të cilave askush nuk do t’i kujtojë. Të tilla si “Alo naçallnik”, “Vallë mos është shumë”, “Mile, mu kujtua (mi tekna)”, “Boki Tredici” …

Oh! Gati do të harroja “Ne jemi të çmendur”.

5Autori i La Verita, Laris Geiser thotë se incizimet i kishte publikuar sepse  dëshironte që Maqedonia të bëhej “sa më shpejt të jetë e mundur anëtare e BE-së tonë, sado e papërsosur”. I dyshuari për krime milionëshe Orce Kamçev thotë se ai “thjesht dëshiron që të gjithë të jenë të lumtur dhe të kënaqur”. Prokurorja Speciale Katica Janeva thotë se “gjithçka do të jetë okej”.

Pra, nuk kemi pse të shqetësohemi. E gjithë kjo ka qenë për të mirën e Maqedonisë.

Në këto 30 vite të tranzicionit maqedonas kemi parë përparim të madh në sundimin e ligjit. Nga ajo në fillim ‘Maqedonia të bëhet orajt’ e viteve ’90 të shekullit të kaluar, e deri në atë “Çdo gjë do të jetë okej ’e këtij shekulli.

Dhe më e rëndësishmja, nuk jemi mërzitur kurrë në këto tridhjet vite, ashtu si mërziten tani prokurorët dhe pushteti.

 

Përktheu Fjolla Zllatku

 

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира