KËMBËSORË DHE KALORËS

Ç’do të thotë kjo:“Kur do të vendos unë, atëherë!” e Talatit? Kështu krekosej edhe Trajko Veljanoski për 4 muaj para 3 vjet e gjysmë e thoshte: “E vështirë ulja në këtë karrige”.

KËMBËSORË DHE KALORËS

1Shumë më intereson se si Hristijan Mickoskit dhe deputetëve të rinj të koalicionit të VMRO-DPMNË-së iu kujtua të shkojnë në Vodno në mes të gushtit, për më tepër në 30 gradë, për të kërkuar shpjegimin e presidentit Stevo Pendarovski mbi faktin se pse ia ka dhënë mandatin për formim të qeverisë Zoran Zaevit. Si vallë, ka ndodhur momenti kur, të ulur në kolltuqet e pallatit të bardhë nën portretin e ndonjë revolucionari, hop – iu erdhi një ide – “Hajde t’i shkojmë Pendarovskit.” Njërit iu kujtua, i dyti kundërshtoi, i treti kishte ide tjetër…
Duhet të ketë qenë diçka spontane sipas mënyrës se si ishin veshur, se nuk shkohet në Vodno me këmisha të bardha, fustan dhe taka. Zonjat ishin zbukuruar si për një konferencë shtypi të klasit të lartë në televizion, kurse Mickoski i bëri të ngjisin malin.
Jam në kërkim të një argumentim të pjekur mbi marshin në vodno dhe më vjen ndërmen se ndoshta grupi i ri i deputetëve të koalicionit të VMRO-DPMNE-së ka filluar të praktikojë heqjen e shpenzimeve rrugore. Që tani e tutje në vend që t’u japim para për benzinë dhe pagesa rrugore, do t’u blejmë këpucë, atlete për alpinizëm edhe bluza për avullimin e djersës.
Mirë që u ngjitën në Vodno, po ama kur zbritën nuk i pamë. Nëse do të ishte Igor Janushevi akoma drejtor i JSP-së do të kishte angazhuar një autobus panoramik që të paktën t’i flladisnin kokat nga dilemat kushtetuese që zgjidhnin ndërsa prisnin nën hije. Edhe Timço Mucunski mund t’i kishte transportuar një nga një në trotinet, mungonte vetëm Rashela Mizrahi të hipte në kalë. E pastaj Mickoski si një strateg ushtarak ta sulmonte Vodnon me me njësi të përziera – këmbësorë dhe kalorës. Sa i përket njësisë motorike të blinduar, ajo nuk do të ekzistonte për arsye konkrete, pasi komandanti i njësisë së mekanizuar e shfrytëzoi atë për transport deri në Budapest. Deri atje është larg edhe me kalë, e le më në këmbë.
Nëse pas 19 vitesh VMRO – DPMNE vendos ti shkrijë marëdhëniet me presidentin, Miskoski do të duhet të përgatitet në mënyrë adekuate kur të niset pas mandatit. Si i tha Pendaroski? Të niset që herët në mëngjes për Vodno, në fresk, që të mos e zërë vapa.

2Vazhdojmë me lajmet politike të Maqedonisë. Përveç tërmetit politik që nxiti ngrirjen e marëdhënieve mes VMRO-DPMNE dhe shefit të shtetit u çmerita akoma më shumë kur lexova shpalljen zyrtare të parlamentit se kryesuesi Talat Xhaferi e shtyn seancën për të cilën iu kërcënua Zaevit se do ta caktonte “për shkaqe objektive familiare”. Për fat të mirë lexuam në facebook se vajza e tij Besjana paska lindur Frashërin.
Kur i qortova në redaksi se pse nuk e kanë publikuar lajmin mbi shtyrjen e seancës parlamentare për një arsye familjare ata mu përgjigjen: “Na u duk e pabesueshme.”
Nxituam për zgjedhje, nxituam për të pasur qeveri të re që do të merrte përsipër përgjegjësinë, po hyjmë në një krizë të rëndë financiare, po luftojmë me pandeminë, nuk mund t’i mbyllim kopshtet, por funksionimi i shtetit do të duhet të presë.
Për më tepër, për shkak të nipit të Talatit nuk mund të hapen as shkollat. Ministri Arbër Ademi tha se pa parlament funksional nuk do të mund të fillojë viti shkollor.
Talatit i dështoi mbajtja e inatit. Kur Zaevi filloi të mburret se ka shumicën, Talati donte t’i tregojë se nuk është mu ashtu, dhe iu kërcënua se do të thërrasë seancë parlamentare kur hop – nipi ia ndryshoi krejtësisht planet.
Tani, mbi çështjen se kur do të caktohet seanca parlamentare, Talati thotë: “”Kur të vendos unë atëherë. Tani për tani nuk kam asnjë lloj plani”. Ja si ia prishi planet nipi, mbeti që herë tjetër t’i tregojë Zaevit se nuk mund të ketë shumicë pa BDI-në.

3Ç’do të thotë kjo: “Kur do të vendos unë atëhere!” e Talatit? Kështu krekosej edhe Trajko Veljanoski për 4 muaj para 3 vjet e gjysme e thoshte: “E vështirë ulja në këtë karrige”. Vallë, a e mban mend Talati se si u përzgjodh? Kush e thërriti seancen në të cilën ai u zgjodh kryetar. Talat Xhaferi është ish kryetar i parlamentit e tani është kryesues i parlamentit që do të thotë një funksion ceremonial. Ai është një nga 120 deputetët. Interpretimi i Rregullores nuk është punë e tij. Mund të shkojë në edhe ai në Vodno të freskohet si ata të VMRO-së e të debatojë nën hije me Mickoskin, Gordana Siljanoskën dhe Tanja Karakamishevën mbi atë se a është konstituar parlamenti ose jo. Kreativiteti i tyre për të shpikur të gjitha këto gjëra më çudit, duke përfshirë edhe arsyetimin e fëmijës së porsalindur në familje, për të udhëhequr debat politik. Si nuk u erdhi në majë të hundës me këto budallallëqe që vazhdimisht e shtyjnë funksionimin normal të institucioneve?
Neve na ka ardhur në majë të hundës, sepse kemi punë tjera, por ata e kanë atë punë. Paramendoni se çfarë pune do të bënin politikanët nëse nuk do të merreshin vetëm me atë që për ta është interes primar – pushteti me çdo lloj kushti?

4Ja dhe një lajm tjetër serioz. Këtë herë nga sektori energjetik. Pas reagimeve mbi ngritjen e çmimit të rrymës. Kompania shtetërore MEPSO nxori shpalljen me një konkluzion lucid: “Një pjesë e kritikuesve të çmimit të energjisë elektrike njëkohësisht janë të gatshëm të shpenzojnë shuma të konsiderueshme për argëtim në telefon dhe internet, madje shumë herë më të larta nga fatura e rrymës elektrike”.

Kemi të bëjmë me një kompani shtetërore e cila, të mos harrojme, nxjerr shpallje për vend pune si fotokopjues me rrogën neto 25.000 den e ku drejtori harxhon mijëra euro për zëvendësimin e mobiljes të kabinetit dhe për më tepër kushti kryesor i tenderit është që mobilja të jetë e lëkurës së viçit.

Përktheu: Fjolla Zllatku

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира