KESH PËR UJKUN

Ç’të mirë do të kenë qytetarët nga reforma tatimore kur edhe në mandatin e dytë të LSDM-së vazhdon rregullli: Për kriminelët – amnesti dhe pushim të vazhduar në Strugë, për hajdutët partiakë tenderë, e për kompanitë dhe qytetarët e ndershëm – tatime.

1 Krijon një ushtri prej 200.000 administratorëve, humbet paratë që ke për t’i dhënë për rrogë, marrëveshja me FNM për hua vonohet – dhe ti shpik një sistem se si ta ta servosish atë ushtri, por publikut këtë gjë ia prezanton me emrin “reformë tatimore”.
Kështu është. Para nuk ka. Reforma tatimore që lajmërohet nga ministri i financave Fatmir Besimi është reformë për sigurimin e rrogave për votuesit partiakë. Ministri nuk përmendi se do të reformohet administrata shtetërore, se do të kursehen institucionet shtetërore dhe shoqërore, se do të zbogëlohet ekonomia gri me dixhitalizim të fuqizuar, se po kërkohen burime të reja për financim, se do të ulet numri i të punësuarve që varen nga buxheti, se ata të cilëve nuk u punohet, e janë me rrogë shtetërore do të detyrohen të punojnë, se do të dënohen në mënyrë joselektive ata që nuk paguajnë tatimet dhe bëjnë shpërlarje parash. E madje, të tatohen më tepër ata që bënë profite ekstra gjatë kohës së krizës së kovidit.

Madje edhe Qeveria e pranon se ka pasur shumë ekonomi gri. Dhe çfarë bëhet për ta luftuar ekonominë gri? Do të tatojnë më tepër ekonominë e bardhë. Mëshoi rrogave, honorareve dhe kursimeve, se nga aty vjen dëmi i shoqërisë, jo nga ushtria partiake e futur nëpër kabinete dhe ndërmarrje publike dhe nga korrupsioni duke nisur nga ndërmarrja më e vogël publike e deri te kabinetet e ministrive.

Qeveria ka llogaritur se me tatimet e reja do të mblidhen 54 milionë euro. Janë shumë, apo jo mjaft për buxhetin, nuk po e kuptoj. Nuk është çështja se sa do të tatohen, por se ku do të përfundojnë ato para. Numri i atyre që paguajnë tatim është i kufizuar. E numri i njerëzve që duhet të blihen si votues partiakë po rritet. Të gjitha partitë kanë dy grupe qëllimore të cilat janë kyç kur vijnë zgjedhjet: pensionerët dhe administrata shtetërore.
Pensionerët u zgjodhën– do t’u japin nga një mijë denarë dhe do t’u sigurojnë para për 20 bukë. Por administrata shtetërore duhet të blihet me rrogë. Riemëroua vendet e punës nga këshilltarë në bashkëpunëtorë, me rrogë të njëjtë dhe honorare si në kohën e Zaevit dhe shitu njerëzve reformë tatimesh. Këtyre që paguajnë tatime do t’u marrim më shumë para, e për këta që nuk paguajnë do të shohim, janë gjynah.

BDI-ja nuk ka nevojë të blejë votues, familje të tëra, me gjithë ata që janë shpërngulur. LSDM-ja u shpall luftë të ndershmëve, atyre pa votat e të cilëve si plotësim i ushtrisë partiake kurrë nuk do të kishin ardhur në qeveri. Njerzve të cilëve shpresa për departizim të shoqërisë u është trashtuar dhe janë zhgënjyer me klientelizmin që fiton mbi profesionalizmin, por ende janë të gatshëm të përtypin – e dimë se janë të paaftë që paaftësinë ta fshehin me arrogancë, por të paktën (ende) nuk janë dhunues si VMRO-DPMNE-ja.

Ç’të mirë do të kenë qytetarët nga reforma tatimore kur edhe në mandatin e dytë të LSDM-së vazhdon rregullli: Për kriminelët – amnesti dhe pushim të vazhduar në Strugë, për hajdutët partiakë tenderë, e për kompanitë dhe qytetarët e ndershëm – tatime.

Qeveria kërkon mënyrë se si ta servisojë administratën, e jo se si të servisohen nevojat e të gjithë qytetarëve. E si rezultat i kësaj, shteti, në vend të shërbimit të qytetarëve, shndërrohet në armik.

2 Reforma e tatimeve e lajmëruar nga Fatmir Besimi më së miri u prezantua] nga bashkëpartiaku i tij nga BDI-ja Abdyl Selami. Si zëvendës drejtor i Drejtorisë për të ardhura publike, që do të thotë një nga më të kualifikuarit për problematikën e mbledhjes së tatimeve në buxhet, që kur 33 të punësuar në ndërmarrjen komunale të Shkupit janë pushuar se nuk kanë ardhur në punë, iu kërcënua kryetares Danella Arsovska me publikim në Fejsbuk: “Mos mendo se ke gjetur mal pa ujk dhe mund të bësh ç’të duash.”
Sa keq që funksionari qeveritar i BDI-së e fshiu publikimin shumë shpejt. Sepse ai nuk jep definicion profesional vetëm për reformën e tatimeve, por me anë të një mendimi të urtë të përbledhur në një fjali të vetme përçon thelbin e qeverisjes në shtet – ne të pushtetit jemi ujqit, e ju delet.

3 Ministri Besimi flet për financa publike SMART si një sistem për mbushje të buxhetit, sipas të cilit të gjithë do të paguajmë pjesën tonë ligjore. Për çfarë tatimi të drejtë në shtet po flasim në një shtet ku partizimi është ngritur në nivelin e shenjtërimit dhe ku privilegjet partiake vlejnë nga punësimi deri te tatimi?
Tek ne asnjë reformë nuk kalon dot për shkak të partizimit. Pasi nga fillimi e dimë se ndryshimet që duhet t’i sjellë reforma nuk do të vlejnë për të gjithë. Gjithmonë do të ketë përjashtime partiake. Ne as një sistem parkimi nuk e zbatojmë dot tamam. Sa të fillojë dikush të vërë rend, qoftë edhe në parkim, gjithmonë do të ketë ndonjë të privilegjuar partiak, për të cilin kjo nuk do të vlejë dhe do ta shkatërrojë gjithë sistemin. E ministri i financave më fantazon për SMART financa dhe tatim të gjelbër.

Nuk e di shumë mirë se çfarë do të thotë mbushje SMART e buxhetit, por gjithmonë kur marr rrugën e autostradës nga Shkupi për Gostivar pyes veten se pse nuk është e mundur që patarinat të kalohen me kartela elektronike nga Rrugët shtetërore, siç janë kur kalon nga autostrada për Gjevgjeli dhe Shtip. Ç’ka “smart” në atë që për vite të mund të punësohen votues partiak, e plus t’u jepet mundësia edhe të të vjedhin. Duhet pasur kesh për ujkun. Pa vetëm guxo t’ia kufizosh keshin. Menjëherë do të të kërcënojë me malin.

4 Mund të kuptoj se pse maqedonasve akoma u pengon që të festohet në mënyrë grandioze përvjetori i Marrëveshjes kornizë dhe dominimi i flamurit shqiptar në këto manifestime. Por nuk mund të kuptoj se pse politikanëve maqedonas u pengon festimi dinjitoz i Ilindenit.
Për vuvuzelet në Meçkin Kamen, për flamujt me yllin e Kutleshin, për bluzat me “Jo” në Ditën e Republikës, për mallkimet dhe vërtetimet se kush qenka tradhtar i maqedonizmit e kush patrioti më i madh nuk kanë faj shqiptarët.

Përktheu: Fjolla Zllatku 

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира