KOMEDIA E ABSURDIT

Mbajtja sehir e gjithë punës që po ndodh me VMRO-DPMNE-në është përbuzje me vetë logjikën e shëndetshme dhe kujtesën kolektive.

KOMEDIA E ABSURDIT

1Llogarimbajtja për qeverisjen njëvjeçare të kryetarit të Novo Sllës, Boro Stojçev, është shtyrë. Për arsye të vërtetuara. Kryetari duhet të kalojë gjashtë muaj burg për shkak të kontrabandimit me cigare nëpër kufij. Kur të kthehet në funksion rreth Vitit të Ri, do të mund të organizojë një “ivent” nga “rousting” i kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov. Historia e tij është me të vërtetë qesharake, i zhanrit të komedisë aksion të absurdit. Mjafton që të bëjë një rikontruktim të ngjarjes kur me gjithë gruan dhe fëmijët kreu kontrabandë cigaresh nga Bullgaria, ndërsa policia e ndoqi me të shtëna.

Llogarimbajtje më qesharake nga kjo, zor se ka ndonjë kryetar tjetër. Do ta mundë edhe Petren, i cili vendosi që llogarimbajtjen e tij ta organizonte si komedi të përbuzjes, atë që Amerikanët e quajnë “rousting”, kur mysafirët përçmojnë në llogari të nikoqirit.

Është shumë bukur që kryetarit të Shkupit i ka rënë ndërmend të qeshë në llogari të tij. Dhe shumë mirë që në “rousting” e ka thërritur dhe kryetaren e Manastirit, Natasha Petrovskën. Që ajo ta falenderonte personalisht dhe ironikisht se Qyteti i Shkupit i paska dhuruar Manastirit autobusë në gjendje katastrofike që do të ndotin ajrin. Çfarë dëshiron të thotë? Se autobusat tanë janë të vjetër? Se nuk do ta ndotim më qytetin? Çfarë ka këtu për të qeshur? Çfarë ka këtu për të përbuzur?

Ç’gjë të keqe ka kur Qyteti asfalton një rrugë për dy muaj dhe më pas përsëri i duhet ta shtrojë sepse ia kanë gabuar vrimat e kanalizimit? Vallë është qesharake se ajri është i ndotur gjatë gjithë dimrit por ndotja më së shumti duket në dimër? Vallë, të jetë qesharake se grupe qensh të pastrehë sulmojnë qendrën e qytetit? Mos është qesharake se kontejnerët mbingarkohen me mbeturina? Mos është qesharake që trotuaret janë të zënë me makina dhe tarraca gjoja se për pirje duhani, të shndërruara në kafe dyfishe për hapësira publike? Vallë, është qesharake se në Vodno ka plehra? Apo se nuk mund të merret asnjë vendim në Qytet?

E kuptoj se kanë dashur të bëjnë një ngjarje të pazakontë. Por mund të thuash barcaleta në llogarinë tënde vetëm nëse ke arritur diçka. Nëse ke qenë efikas. Ose, nëse me të vërtetë ke një arsyetim të mirë për të mos e zgjidhur problemin. E jo, gjatë tërë vitit të mandatit tënd, të merresh vetëm me makijazh dhe me gjeste simbolike si largim i përmendores së Qoses dhe kthimin e shkronjave të Titos, e jo për zgjidhjen e problemeve jetësore. Dhe të mos thuash se këtë vit, qytetarët janë të lumtur sepse nuk do të zgjohen me frikën se brenda natës është ndërtuar një përmendore e re. Jo mër Petre. Qytetarët zgjohen në mes të natës të mbytur nga tymi, e ndërkohë inspektorët e tu nuk mund të zbulojnë se nga vjen ky tym.

Petrja është qytetar i Shkupit. Nuk ka rënë nga Marsi. E dinte saktësisht se ku ndodhet dhe se cilat janë problemet kryesore dhe se me cilët persona në administrate do t’i duhet të punojë. E nëse mendon se me përbuzje ndaj vetes së tij do t’i inkurajojë qytetarët që e kanë votuar, kjo do të thotë se ka humbur kontakt me realitetin. Ka humbur kontakt me nevojat e qytetarëve. Ka humbur kontakt me përgjegjësinë e tij.

Andaj, në këtë rast, “rousting”-u duket si mbajtje sehir me qytetarët që e kanë zgjedhur. Kurse përbuzja ndaj vetes interpretohet si përbuzje ndaj qytetarëve.

2Në të njëjtën mënyrë që mbajtja sehir e asaj që po ndodh tani me VMRO-DPMNE-në është përbuzje ndaj logjikës së shëndetshme dhe kujtesës kolektive.
Fakti që Hristijan Mickoski e ka përjashtuar Sasho Mijallkovin nga partia dhe fakti se kjo gjë shkaktoi një seri dorëheqjesh të funksionarëve partiakë, nuk e amneston as Mickoski, as Mijallkovin, as të tjerët nga ligësitë që e shndërruan atë parti në shoqatë kriminele që e robëroi shtetin. As VMRO-DPMNE-ja e Mickoskit nuk është pastruar, as Mijallkovi dhe ekipi “properëndimor” nuk janë heronj. Pasi, nëse e harrojmë përgjegjësinë e tyre dhe e vetmja gjë që bëjmë është të mbajmë sehir, e njëjta punë do të na përsëritet shumë shpejt.

Ja ku është. Po përsëritet. Deputetja Daniella Rangellova, e cila dha dorëheqje nga kryetarja e Unionit për gra të partisë, në një intervistë për televizion tha se “politika është një gjë, ndërsa jeta një gjë tjetër.” Kurse, për gjërat që ka folur më herët, nuk i dihet se ku e ka pasur mendjen kur i ka thënë.

Në jetë je një grua e thjeshtë, kurse në politikë koordinon sulm të Komunës ku ti vetë je këshilltare. Kur më kujtohet se çfarë gjuhe të pistë kishte ajo në foltoren e parlamentit…Ndërsa tani thotë se nuk e ka ditur se ç’ka thënë.

Vazhdoni të mbani sehir. Dhe flini me mendjen se VMRO-DPMNE po shpërbëhet. Mu ajo parti që sipas jush po shpërbëhet është ajo që i dikton temat kryesore në shtet, e jo më kur ta konsolidojë Mickoski. Dhe do ta bëjë. Ndërkohë që ne mbajmë sehir. Në një të djathtë akoma më radikale dhe të paturpshme politike. Eh, atëherë do të shohim “rousting”. E do të vdesim nga të qeshurat.

3Që kur gjyqi, me kërkesë të PSP, ngriu 69 objekte të VMRO-DPMNE, duke përfshirë edhe selinë të ndërtuar për 7 milionë euro, sekretari gjeneral i partisë,  Janushevi tha se nga avioni mund të duhet nëse bëhet fjalë për përndjekje politike. Dhe se kjo përndjekje politike do t’i lajmëroka ambasadorët e huaj.
Nga avioni i njëjtë duket dhe se sa pronë kanë. Dhe se si e kanë blerë atë pronë. Nga avioni i njëjtë duket dhe se anëtarët e varfër të VMRO-DPNE-së për partinë më të pasur në Evropë për çdo 20 sekonda kanë paguar nga 1.000 euro. Me siguri na kanë pyetur “Mos është shumë?”, kur në ditë kanë dhuruar nga 12.000 deri në 30.000 euro.

Lirisht le t’i lajmërojnë edhe ambasadorët e huaj. Do t’i gjejnë nekrologët që i kanë vulosur. Kur ish lideri Nikolla Gruevski më 17 dhjetor 2016, menjëherë pas zgjedhjeve i thërriti qytetarët që të mos rrinë ulur me papuçe, por të dalin dhe të na shpëtojnë nga burgu.

Përktheu: Fjolla Zllatku

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира

Коментари