KUMBARI 4

Shumë bukur që keni punuar për bandën kriminele që paraqitet si VMRO-DPMNE. Vetëm mos u justifikoni duke thënë se paskeni punuar për të mirën e Maqedonisë.

KUMBARI 4

 1Sekretari general i NATO-s Jens Stoltenberg flet për dyftyrësinë së VMRO-DPMNE-së, ndërsa kryeministri Zoran Zaev shtiret si naiv. Thotë se do të flasë me deputetët e VMRO-DPMNE-së që të sigurojë 80 vota për ndryshime në kushtetutë dhe për më tepër “në atmosferë të këndshme”. Ndërsa nga ana tjetër, deputetët, akoma edhe ata që kanë vendosur mëvetësisht dhe e kanë dëgjuar liderin Hristijan Mickoski që ta ndjekin mendjen dhe zemrën dhe të votojnë me vullnetin e tyre të lirë për emrin në referendum, tani do të nënshkruakan betime se nuk do të votojnë për ndryshim të Kushtetutës. Ja, këtë hendikep ke kur je në opozitë. Kur ishin në pushtet nënshkruanin fatura këmbimi. Tani do të bëjnë betime.

Para kujt do të betohen ndjekësit e VMRO-së? Unazën e kujt vallë, do ta puthin teksa betohen? Si në skenën e filmit “Kumbari”. “Kumbari 1”, “Kumbari 2”, “Kumbari 3”. Dhe “Kumbari 4”. Dhe vazhdon. Pasi kemi dhe agjenci për sigurim me emër frymëzues “Omerta”, të afërt me qeverinë. Edhe ata po punojnë mbi rastin.

2Por, pyetja është çfarë do të bëjmë tani? Mirë që VMRO-DPMNE e bojkotoi referendumin. Çfarë urtësie të re do të shpikë elita e lartë intelektuale që e mbështeti bojkotin dhe e shtynte si ta kishte opsionin më të vetëm të drejtë? A kanë ndonjë ide se si do të dalim nga kjo krizë e re? Pasi, edhe ndërkohë që flitej për referendumin, asnjëherë nuk e thanë alternativën që kishte Maqedonia përveç pranimit të marrëveshjes me Greqinë për të hyrë në NATO dhe për të filluar negociatat me BE-në.

Herë të gjithë janë të njëjtë, herë u dashka të demokratizohemi, herë  besojmë se mund ta rregullojmë vetë problemin, por kemi nevojë për debat dhe logjikë, herë u dashka të përkujdesemi për procedurën, herë elitat politike na kanë robëruar dhe ka ardhur koha të dënohen….Nuk na thanë, as kur, as se si. Dhe me kë?

Kanë pasur shumë dhimbje në Preambulancë. E prandaj kanë vendosur ta reanimojnë VMRO-DPMNE-në. Kanë qenë shumë të ofenduar nga mënyra se si është zhvilluar marrëveshja me Greqinë. Kurse tani nuk janë të ofenduar se me mendjen e Mickoskit jetojnë në status kuo me një Parlament jofunksional, me një ekonomi të pasigurt, me një të ardhme të paditur…Qenkan ofenduar se Angela Merkel na paska thënë se çfarë të bëjmë. Kurse tani nuk janë ofenduar se kemi Përzhino 100, me emisarë nga një rang shumë më i ulët i kancelares gjermane dhe kryeministres britanike. Me ide të thella filozofike na shpjegonin neve, budallenjve se tani nuk është moment i duhur për të hapur derën drejt të ardhmes. Tani është momenti për të bërë ajvar. E as ajvar nuk na bënë.

Nga të gjithë ne kërkonin përgjegjshmëri. Ndërsa ata, urtësitë e lartmadhërishme, nuk treguan përgjegjshmëri. U treguan se janë të paaftë për një sjellje bazore demokratike, ndërkohë që ne na mësonin mbi demokracinë.

Kjo nuk ka lidhje me dhimbjen në Preambulancë. Është veçse puna e papërgjegjshme e VMRO-DPMNE-së. Për bandën kriminele që na mban të robëruar tashmë 13 vjet. Vallë, ju tingëlloi kjo mjaft intelektualçe?

3Shumë mirë që punuat për kriminelët. Vetëm, mos u justifikoni se keni punuar për të mirën e Maqedonisë. Pasi, VMRO-DPMNE nuk punon për Maqedoninë. Kjo është tashmë e ditur. Qe 13 vjet.
Pa le të na tregojë elita e përndritur se si iu duken zgjedhjet? Cilat tema, ju në mënyrë demokratike do t’i kishit vendosur në trupin votues me kapacitet të padiskutueshëm demokratik të tipit “treqind copa doktor, vetëm nga Qendra, votojnë për VMRO-DPMNE-në. Një nga një i kemi marrë nga mëngjesi. Janë me numra serikë.” Ose “400 të punësuar i kam në listë, tanët, plus nga Telekomi, plus Alek më dha një grup tjetër”. Apo “ta përmbledhim atë drejtorin e shërbimeve komunale me veturë, t’i kërcënojë ciganët e të punojnë në Komunalec që të votojnë. Dhe patrullat policore t’i nxisin komunjarët të votojnë”.

Ky kapacitet demokratik u pa në bombat e afatit të gjykimit për keqpërdorimet e kohës së zgjedhjeve lokale në 2013, në rastin “Titanik” të PSP.

Për çfarë do të debatoni ju intelektualë të lartmadhërishëm? Së pari – emrin nuk e japim. Së dyti – Shiptarët do të na e marrin shtetin. Plus, emigrantët do të na i shpërngulin në qytetet dhe fshatrat e zbrazur. Tek – tuk do të dale ndonjë fjalë për Aleksandrin. Për listen zgjedhore normalisht se do të diskutohet përsëri. E, kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi, i cili shpalli referendumin, nuk mundi të votojë sepse nuk kishte listë. Edhe për KSHZ, kryetari Oliver Drekovski, në 2011 gjatë zgjedhjeve ka marrë instruksione nga Mile Janakieski se si t’i hutojë votuesit e LSDM-së me listë kandidatësh ku gjenden Rada Shekerova dhe Zoran Zashev.

Çfarë do të premtojë VMRO-DPMNE në tubimet? BE? NATO? Rritje ekonomike dhe prosperitet? Apo do të ndajnë flajera me receta gatimi nga koret? Pasi ajvari do të jetë variant luksi, vetëm për familjen dhe mbrojtësit e trashëgimisë familjare, si Mickoski.

4Po ata që tani thanë se marrëveshja me Greqinë ishte e vdekur dhe se me mosdalje në referendum e kanë mbrojtur emrin. Po pse na gënjenit për 11 vjet se gjoja negocionit? Pse vendosët referendumin në programin tuaj kur nuk keni pasur për qëllim të merreni vesh me Greqinë? Madje edhe anëtarëve tuaj të programit u keni thënë se “qytetarët e Maqedonisë do ta shprehin qëndrimin e tyre në referendum, e veç kësaj shumica e qytetarëve që do të dalin në referendum janë dakord me zgjedhjen e mundur”. Census nuk përmendni, kurse tani 610.000 që kanë votuar, “për” janë pak për ju.
Në VMRO thonë se është nervozuar Stoltenbergu. Kush e di, ndoshta edhe Angela Merkel është nervozuar. Dhe Xhejms Matis që ka fluturuar deri në Uashington…

Tani, kur të fitojë VMRO-DPMNE, kryeministrin Hristijan Mickoski do ta presin me krahë të hapur në Bruksel, Uashington, Berlin dhe Londër. Po edhe në Paris, pasi Makroni na dërgoi një video mesazh. Sepse aktorët botërorë i ndërtojnë interesat e tyre strategjikë në varësi prej asaj se ç’i teket VMRO-së të bëjë në Maqedoni. Dhe se a do të shkojnë përfundimisht në burg ose jo, për të gjitha të këqijat që i bënë.

Dhe nëse “Fle Sasho”, siç thotë Martin Protogjer në një prej bombave të rastit “Titanik” të PSP për keqpërdorimet e zgjedhjeve në zgjedhjet lokale të 2013.

5Aha. Desh harrova. Edhe Greqia do ta pranojë Mickoskin krahëhapur si kryeministër të ri. Pasi në Athinë mezi presin një marrëveshje të re. Është më mirë për Maqedoninë. Pasi ata kanë pasur problem me emrin tonë. Dhe varen shumë nga ne.
Do t’i kishin pranuar ata edhe Gruevskin. Por siç duket Idrizova do t’i pranojë më shpejt.

6Nga këndvështrimi postreferendumial, ne gjendemi akoma në një luftë të ftohtë civile, e cila jo vetëm që nuk pati ulje pas rënies së regjimit, por vetëm sa po ashpërsohet. Kurse, Gjorge Ivanovi, si eksponenti i vetëm politik i bandës mafioze i cili me pompozitet emërohet VMRO-DPMNE, e ushqen atë luftë civile dhe ndez akoma më tepër.
Seriozisht, pse Ivanovi është larguar nga çdo lloj hetimi? Për shembull mbi rolin e tij në sulmin e organizuar të Parlamentit më 27 prill 2017?

 

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира