1 Kryeministri Dimitar Kovaçevski sërish ishte në mbikqyrje në një vetshërbim, në mënyrë që personalisht të siguroheј se respektohet vendimi i Qeverisë për ngrirjen e çmimeve të disa produkteve të caktuara ushqimore. Me këtë rast, shkroi në FB: “Në mënyrë të dedikuar ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për ne.” Ashtu është. Investoni në bizneset tuaja.
Pastaj shkoi në TV Sitel dhe tha se nga detyrimet që shteti ynë i ka ndaj BE-së nuk mund të bëhet politikë ditore. Ashtu është. Nuk duhet politizuar. Duhet të bëhet biznes. Për shembull, nuk duhet politizuar fakti se një firme që ka prodhuar të brendshme, qeveria ia ka dhënë licencë për mbikqyerje të rrugëve në një kohë kur tenderi tashmë është shpallur. Për këtë nga buxheti do të marrë mbi 8 milionë euro. Ajo marrëveshje me paratë tona nuk është rezultat i një vendimi politik. Nuk kemi pse ne të merremi me politikë ditore kur gruaja e kryeministrit dhe një mori familjarësh të funksionarëve të tjerë të qeverisë marrin vendime që të krijojnë firma të rrymës, kurse Qeveria merr vendime për subvencionimin e rrymës. Kjo nuk ka asnjë lиdhje me politikën. Është thjesht një vendim biznesi i pastër. Gjithkush ka lirinë të hapë një firmë.
Qeveria mund të thotë sa të dojë se “gjithçka është sipas ligjit”, por në fund dalim ne në zgjedhje. Dënimi vjen me fletën e votimit. Edhe nëse humb LSDM-ja në zgjedhje, nga kush do të humbë? Tragjedia është fakti se çfarëdolloj ndryshimi të ketë, do të jetë për më keq. E përgjegjësinë e vetme për këtë e mban pikërisht LSDM-ja, e cila lëshoi një shans historik për të bërë një shtet më të mirë për të gjithë, me varësi më të vogël nga partitë, me më pak korrupsion, me administratë më efikase, me nostolerimin e mosdënimit…Nga të gjitha shanset që i kishin nga viti 2017 e deri më sot, më së miri e përdorën vetëm shansin për të bërë një gjeneratë rë re politikanësh po të njëjtë.
2 Tani hajde, do ta bezdisim publikun me lajme për kryeministrin shqiptar. E do t’i zgjidhim gjëegjëzat e BDI-së “Ai vjen”. S’më bëhet hiç vonë se kush vjen. Gjëegjëza e vërtetë është: Kush do ta marrë provizionin më të madh nga marreshja për autostradat?
Do të ketë kryeministër shqiptar. Dhe – pse është e rëndësishme kjo? Ja, Dimitar Kovaçevski është maqedonas. Edhe Zaevi është maqedonas. Edhe Nikolla Gruevski është maqedonas. Ç’dobi kemi ne maqedonasit krahas shqiptarëve nga fakti që kryeministri është maqedonas? Cilësia e jetës është njëlloj e keqe si për maqedonasit, ashtu dhe për shqiptarët.
Meqë e kanë kaq të rëndësishme që kryeministri të jetë shqiptar, shumë më intereson se çfarë do të marrin shqiptarët më tepër se maqedonasit dhe gjithë qytetarët e mbetur. Edhe të regjistruarit, edhe ata të paregjistruar në Preambulën e Kushtetutës. Dhe ja, që të mos jetë pyetje hipotetike, le të jetë reale, sepse nuk e dimë se kush po vjen. Ç’fituan shqiptarët më shumë se gjithë të tjerët me faktin që kanë Artan Grubin zv kryeministër? Nuk është e rëndësishme se çfarë fitoi partia. Por, çfarë fituan qytetarët shqiptarë? A e kanë ata jetën më të mirë që kur në Qeveri erdhi një zv kryeministër shqiptar. Dhe atë jo i thjeshtë, për zv kryeministër i parë? Më mirë e ka vetëm BDI-ja që mund t’i kontrollojë tenderat dhe të blejë trupin votues me punësimet e mundësuara me qasjen te paratë publike. Që të mund të bëjë ç’të dojë – nga niveli lokal deri te ai nacional.
Ashtu siç në kohën e Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE-ja e kishte rrëmbyer shtetin, ashtu edhe BDI-ja e rrëmben interesin e shqiptarëve të Maqedonisë. Deri në atë pikë sa që mendojnë se është krejtësisht normale që BDI-ja të jetë baraz me shqiptarët. Kur ti flet për BDI-në, t’i mendosh shqiptarët.
Është pak a shumë fyese kur cilado parti merr të drejtën eksluzive për t’i përfaqësuar interesat e ndonjë populli apo bashkësie etnike.
3 Para vizitës së zv kryeministrit të Komisionit evropian Zhosep Borel, doli një dokument nga brifingu me shoqatat qytetare të Maqedonisë, ku diplomatë të lartë të BE-së kanë vënë se “korrupsioni i lartë politik dhe institucional bëhet gjithnjë e më i dukshëm”.
Mirëmëngjes, Bruksel. Gjithçka që na thoni është e vërtetë. Ka korrupsion. Dhe na duhet përforcim i sundimit të së drejtës. Dhe, edhe pse BE-ja ka derdhur miliona euro, mbështetja e qytetarëve ndaj BE-së është në rënie.
Vallë tani po vini re se ka “korrupsion më të lartë politik dhe institucional”? Por një pjesë e mirë e fajit për këtë korrupsion politik dhe institucional shkon edhe te liderët e BE-së. Kjo periudhë ma kujton vitin 2008, kur Greqia e vuri veton e NATO-s dhe kur Nikolla Gruevski tha: “Çfarëdo që të bëjmë, nuk do të hyjmë në NATO derisa ta ndryshojmë emrin, andaj le të fillojmë të vjedhim dhe të pasurohemi.
Së pari humbëm gjithë vitin duke i dëgjuar Merkelin dhe Makronin dhe të gjithë administratorët e e mençur e të harruar evopianë se si duhet ta ndryshojmë emrin. Pastaj humbëm dy vjet derisa në BE shpikeshin justifikime për atë se pse na kanë mashturar dhe pse nuk i plotësojnë detyrimet që vetë i ndërmorën pas Marrëveshjes së Prespës – jo këtë samit, tjetrin, po hajde tani metodologji të re të zgjerimit, hajde tani le të kalojnë dhe këto zgjedhje…Tashmë po humbim dhe vitin e tretë me radhë duke u marrë me veton e Bullgarisë. Me mendjen e Bullgarisë, BE pranoi diskutimin nëse jemi dhe që kur jemi maqedonas dhe a flasim apo jo gjuhën maqedonase. Mbështetja e qytetarëve ndaj BE-së bie sepse maqedonasit në fytyrën e BE-së tani shohin fytyrën e Rumen Radevit që u thotë se ata nuk ekzistojnë.
Diplomatët evropianë flasin për korrupsion politik dhe mosdënim, por ky korrupsion nuk ishte pengesë për ta kur duhej të sigurohej shumica për ndryshim të Kushtetutës me shtesën “e Veriut” në emër, e disa deputetëve iu falën krime shumë të rënda, ndërsa të tjerë u shpërblyern. Kërkojnë gjyqësi dhe prokurori efikase dhe hetime për korrupsion të lartë. Edhe ne kërkojmë.
Para vizitës së Borelit, diplomatët e atij briginfu joformal i këshillonin organizatat qytetare që ta lajmërojnë publikun se “përmbushja e kërkesave dhe kushteve të domosdoshme janë nga korniza negociuese e Komisionit Evropian, jo me një shtet-anëtar të BE-së.”
Në përkthim – mos u hidhëroni me Bullgarinë, hidhërohuni me gjithë Bashkimin Evoprian sepse për tre vjet me radhë ua pengon zhvillimin e shtetit për faktin se jeni maqedonas të cilët flasin gjuhën maqedonase.
Veç kësaj, Maqedonisë i jepet afat deri në nëntor që t’i relizojë ndryshimet kushtetuese që të mundet praktikisht t’i fillojë negociatat. Por BE-ja nuk mund të japë afat për atë se sa do të zgjasin, e gazetarëve maqedonas në Bruksel, euroburokratët u kanë thënë se Qeveria në Shkup duhet të jetë më realiste në vendosjen e afateve për atë se kur do të duhej të hyjmë në BE.
Në përkthim – vendosni këta bullgarët në Kushetutë, e do të shohim nëse do t’ju pranojmë ndonjëherë në BE.
Përktheu: Fjolla Zllatku