LAJME TË ÇUDITSHME

Donald Tramp nëpërmjet Franklin Ruzveltit do ta mbrojë Karposhin prej fluksit të refugjatëve të Qendrës 

LAJME TË ÇUDITSHME

1Kryeministri Zoran Zaev pas vizitës së burgut Idrizovë deklaroi se i vjen turp që është kryeministër “në një shtet në të cilin ka burgje me kushte johumane dhe substandarde nën çdo lloj dinjiteti njerëzor.”.
Zaevi henes tani do të ketë turp. Spitalet shtetërore janë qenkan mbi dinjitetin njerëzor? Shkollat, konviktet, shtëpitë studentore mos vallë kanë mbistandarde kushtesh jetese? Rrugët, a nuk i kemi për turp? Trenat? A nuk është turp që të huaj na donojnë automjete kundër zjarrit, automjete për ndihmën e shpejtë, eho aparate, që na ndërtojnë kanalizime dhe ujësjellës dhe na i renovojnë përmendoret kulturo-historike?

Besa, henes tani Zaevi do të turpërohet prej disa kuadrove që ka zgjedhur për të na drejtuar në jetën e re. Por, është me fat. Arsyeja e vetme se pse Gruevski nuk është në burg është se vazhdimisht del që të na përkujtojë për të këqijat që i ka bërë. E kështu, duke i frikësuar nga fakti se mos Gruevski mund të kthehet njerëzit janë më të gatshëm t’ia falin disa vendime kuadrosh Zaevit. Si në kohën kur frikësoheshin se mos kthehet Branko, e ia falnin budallallëqet Gruevskit.

2Kur veçmë është hapur tema për kushtet e burgjeve, ja një ide se si PSP t’i bëjë të akuzuarit për krim që i dëgjuam në bisedat e përgjuara, të fillojnë të bashkëpunojnë. T’u premtojnë se për të shkuarën në burg do të vlejë parimi “I pari që vjen, shërbehet” E kështu, ata që të parët do të gjykohen, do t’i shijojnë privilegjet e jetës së re në dhomat e renovuara të burgjeve. Kurse ata që do të largohen nga procedura, që do të kërkohen me përnjedkje ndërkombëtare, do gjykohen pa prezencën e tyre, e kur t’i gjejnë do të duhet t’i akomodojnë në ndonjë prej dhomave ku Zaevi është turpëruar.
Epo dhija racën, shoku gjykatës.

3VMRO-DPMNE brutalisht po gënjen që Maqedonia do të kolonizohet nga refugjatët që nuk ekzistojnë, kurse LSDM bëhet sikur nuk ia pranon budallallëkun. Gjysma e Maqedonisë më 15 tetor do të jetë konfuze, nuk do të dijë se çfarë flete të rrethojë – për kryetar komune, për këshilltarë, për refugjatë, kurse LSDM bën si e mirë dhe nuk dëshiron me fjalët e vërteta ta quajë atë që VMRO-DPMNE e futi si temë zgjedhore – ksenofobia dhe fashizmi. Dhe udhëheqësia më e lartë e LSDM-së duhet çdo ditë t’i përsërisë pikërisht ato fjalë. E jo të lënë vetëm Milla Carovskën që butësisht të shpjegojë se si VMRO gënjen.

Pa të qartësojmë pak punët. Refugjatë nuk ka. Edhe po të kishte, askush nuk dëshiron të rrijë në Maqedoni. Por një strategji duhet të ketë. Dhe, të parafytyrojmë që e tërë Maqedonia do të votojë që të pranojë refugjatë. Cila do të jëtë strategjia? Kur do të mbërrijnë në kufi, çfarë do t’iu bëjmë? Do t’i hedhim në hendek? Do të ndërtojmë mur? Do t’i vrasim? Fëmijëve pa prindër ç’do t’iu bëjmë? Do t’i shesim për organe?

Domethënë, këto janë pyetjet rreth të cilave duhet të mendojë populli mikpritës dhe i ngrohtë maqedonas kur të shkojë në referendum.

4Ndonëse miti për mikpritjen dhe ngrohtësinë na u shkatërrua në momentin që banorët e Gjevgjelisë u kërkonin nga 5 euro refugjatëve për t’i mbushur telefonat. Ndërse miti që refugjatët do ta na kolonizojnë dhe do të na i marrin vendet e punës u shkatërrua në momentin që njëri prej tyre tha se edhe u japin ndonjë euro se janë shumë të varfër.
Prej organizatave ndërkombëtare të cilat prej para dy vjetësh i prisnin në kufi që t’u tregonin se asnjëri nga ta nuk ka dashur madje as të flejë në Maqedoni. Blinin biçikleta në Gjevgjeli dhe i linin në Kumanovë, vetëm sa më shpejtë të largoheshin nga këtu. Maqedonia nuk ka pare qar nga kriza e refugjatëve para 2 vjetëve. Ku shkuan paratë e hekurudhës së Maqedonisë?

Ja, le të themi se komunat që do të shkojnë në referendum do të votojnë se nuk do të pranojnë refugjatë? Ja, për shembul në Karopsh nuk ka lokacione për banesa refugjatësh. Pasi lokacionet janë për Stevçon. Kurse Qendra do t’i pranojë pasi tashmë nuk ka banesa boshe. Ata që mbetën prej votuesve në Pustec në “Maksim Gjorgjija”, ku jetonin nga 40 njerëz në 60 metra katrorë. Dhe tani, si do të mbrohet raca e pastër e karposhianëve nga refugjatët që do të shpërngulen në Qendër? Në rrugën Franklin Ruzvelt, që i ndau dy komunat. Karposhi do të ndërtojë mur që quhet Donald Tramp.

5Dhe kur veçmë po flasim për strategjitë që duhet t’i ketë çdo shtet, e Maqedonia e ka bërë që në kohën e VMRO-DPMNE-së, ja dhe një pyetje më e rëndësishmë. Çfarë do të bëjmë nëse ne një ditë bëhemi refugjatë? E atje për ku jemi nisur të shkojmë, në referendum kanë votuar se nuk do të na pranojnë.

6Ndonjë zyrtare shtetërore e shtetit amerikan Arkanzas e kanë gjykuar sepse me kartelën e punës ka blerë veshje për qenin. Dhe ajo e ka pranuar fajin. Agjencia amerkiane për lajme AP e publikoi këtë lajm nën kategorinë “lajme të çuditshme”. Ndërkohë në Maqedoni kishte dalë lajmi se ndonjë zyrtare e shtetit, ish drejtoreshë e Entit për punësim në Shkup, nga kartela e punës ka shpenzuar 9.000 euro. Ka blerë gjëra personale, dhe mes tjerash edhe çorape meshkujsh dhe vezë japoneze. E ajo nuk e pranon fajin. Por, akoma dhe i padit sepse thotë se ka qenë e akuzuar padrejtësisht.

Ky lajm në Maqedonia u publikua nën kategorinë “Lajme politike të ditës”. Sepse asaj politika i ka mundësuar të harxhojë prej parave tona. Partia e ka punësuar dhe vetëm partisë i ka borxh. Atë drejtoreshë e dëgjuam në protestat e VMRO-DPMNE para DSK në dhjetor pas zgjedhjeve, në “natën e thikave të gjata”. E thërriste madje edhe Qosen. Që t’ia shpëtojë kartelën e punës.

Do të duhet të gjithë drejtorëve që brisnin në “natën e thikave të gjata” para DSK t’iu bëhet revizion i kartelave të punës. Që të shohim sa paska kushtuar patriotizmi i tyre.

7Gjithmonë kur VMRO-DPMNE-së diçka nuk i pëlqen në Parlament, çohen prej vendit dhe e okupojnë foltoren dhe karrigen e kryetarit Talat Xhaferi. Në grup gjithmonë është edhe Kërsto Mukoski. Por ai qëndron disi në një skaj, nuk shtyhet mes tyre. Që të jetë i gatshëm, nëse duhet, me shenjë…në çdo moment prapë ta hapë derën.

 

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира