LAMTURIMIRË ÇARLI

Krejt sipas ligjit, shef.

LAMTURIMIRË ÇARLI

1Nëse do t’i vendosnim të gjitha ngjarjet që ndodhën javën e kaluar në skenarin e një filmi, ai skenar nuk do të ishte skenar i hajrit, pasi zhvillimi i ngjarjes ka shumë mangësi. Në mënyrë që historia të ketë një rrjedhë logjike mungojnë detaje nga hetimi i rastit “Reket”, ku shoumeni dhe shefi joformal i televizionit Boki 13 dhe biznesmeni i kohës së duetit Kamçev-Mijalkov, Zoki Kiçevskiot dyshohen për reketim të biznesmenëve për tregti me ndikim mbi Prokurorinë Speciale.

Prokuroria Speciale u formua pasi nuk punonte prokuroria e thjeshtë. Kush do ta hetojë tani të vërtetën për përfshirjen potenciale të prokurorisë speciale në reketimin e disa njerëzve të cilët janë nën hetim pikërisht për atë prokurori? Jemi dëshmitarë të edhe një vdekje tjetër të institucioneve. E, si të shohim drejt kësaj me optimizëm, siç na thotë të bëjmë Zoran Zaevi me aq këmbëngulje? A nuk është çdo fund mundësi për një fillim të ri. Por, nga të fillojmë tani, kur i vetmi institucion i cili jepte shpresë ndershmërie dhe kualifikimi është në prag të shkatërrimit? Dhe më e rëndësishmja nga të gjitha – me kë të fillojmë?

Ne kemi mjaft institucione. Por nuk kemi njerëz adekuatë brenda institucioneve. Kemi edhe ligje. Por nuk kemi se kush t’i zbatojë ato ligje. Parlamenti mund të sjellë edhe 200 ligje të reja, Qeveria mund të shpikë edhe 100 institucione, madje mund të formojë edhe ndonjë Prokurori superspeciale. Por, ç’rëndësi ka kjo nëse në ato institucione njerëzit janë të paaftë për t’i zbatuar ligjet. E me anë të aftësisë nuk merret parasysh vetëm kualifikimi profesional, por edhe integriteti moral.

Dështimi nuk është në zhgënjimin apo ndjenjën e tradhtisë nga Katica Janeva dhe PSP, e cila këto ditë po manifestohet në mënyrë masive apo që hidhen gjithandej maicat me tre “engjëjt e Çarlit”.
Dështimi është se ky rast tregon se në këtë shoqëri nuk ekziston një ind i shëndoshë. As në politikë, as në biznes, as në gjyqësi, as në gazetari, as në kulturë, sport, estradë…As në sferën publike. Është e tmerrshme të dish se e gjithë jeta jonë shoqërore është e shembur. Se korrupsioni është endemik dhe gjendet gjithandej. Duke filluar nga ajo që e konsideron veten elitë, e deri te qytetari i thjeshtë që flet me ata që ka lidhje për t’i shpëtuar dënimit për parkim.

2Besa, dyshimi për kualifikimin e tyre profesional u duk edhe në një detal shumë të vogël si ky në vijim. Ndërkohë që prokurorja Villma Ruskovska ishte duke dhënë deklaratë para gazetarëve në shkallët e gjyqit pas marrjes në pyetje të Boki 13, vetë Boki 13 nën shoqërimin e policisë, në të dalë kaloi para kamerës dhe i tha prokurores se ajo gënjen. Vallë, askujt nuk i shkoi ndërmend se të dyshuarin nuk duhet ta nxjerrin derisa prokurorja ishte duke dhënë deklaratë para kamerave? Apo aq shumë nxitoheshin për ta nxjerrë, sa që harruan se institucioni kishte edhe shkallë të tjera? S’ka rëndësi kjo, është vetëm një detaj. Por tregon shumë për kapacitetin e institucioneve.

 3Çfarë kemi tani në skenarin “Lamtumirë, Çarli?” Prokurorja speciale kundër së cilës nuk ka hetim, por i është marrë n që të hetohet përfshirja e saj potenciale në reket të lidhur me hetimet e saj. Kemi një ish kryeministër të gjykuar, deri dikur deputet dhe kryetar nderi i partisë më të madhe opozitare. Kemi një televizion të krijuar me para për të cilat askush nuk pyeti, e as institucionet nuk hetuan se nga dolën. Kemi një biznesmen të dyshuar nga PSP, i cili është reketuar nga ajo që është paraqitur si shef i televizionit, duke e shfrytëzuar afërsinë me prokuroren speciale. Dhe kemi një Gjykatë supreme, kryetarin e së cilës e njohin me emrin Prevara (tradhti), i cili e largon paraburgimin e biznesmenit në rastin e PSP.
E ç’na mbeti ne qytetarëve që jetojmë në këtë film? A nuk e kemi mbytur mjaftueshëm shpirtin me mallkime?

4Java filloi me triler në një ditë. Së pari kryeministri caktoi një takim liderësh për të ardhmen e PSP, për regjistrimin e popullsisë dhe rregulloren zgjedhore. Konferenca e shtypit akoma nuk ka ka përfunduar, kurse Katica Janeva tashmë dha dorëheqje. E ndërkohë që lexohej dorëheqja, erdhi lajmi se Boki 13 dhe shoqëruesi i tij Zoran Kiçevskiot janë arrestuar.

Deri në fund të ditës, që shpresa të na vritet deri në fund, erdhi lajmi se këshilltari i BDI-së në Komunën e Ohrit, Nefi Huseini i cili ndërtoi një ndërtesë të paligjshme në qendër të qytetit, në hapjen e së cilës ishte kryetari i Strugës, Ramiz Merko, gjithashtu nga BDI-ja, me kompaninë e tij ndërtimore ka konkurruar në tenderin për shkatërrim të ndërtimeve të paligjshme. Dhe pasi e gjithë kjo nuk ka qenë mjaft e paligjshme, ditën e nesërme është paraqitur Komisioni i antikorrupsionit me mendimin se këshilltari i komunës që ka ndërtuar diçka të paligjshme, nuk mund të marrë pjesë në shkatërrimin e ndërtimeve të paligjshme pasi si këshilltari i Komunës ka konflikt interesash. Kështu, rrethi është mbyllur. Ai s’ka faj nëse bën ndërtime të paligjshme si këshilltar i komunës. Por ka faj nëse paraqitet në tender të Komunës që t’i shkatërrojë ato.

Krejt sipas ligjit, shef.

5Sa filluam të merrnim veten nga sekuencat dramatike, të nesërmen doli zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe tha një anekdotë: “BDI-ja është armiku më i madh i drejtësisë selektive. Në çdo fjalim të kryetarit të partisë, Ali Ahmeti përmend drejtësinë selektive si kancer të shoqërisë”.

E ndërkohë që ne tallemi me barsoletat e zëvendëskryeministrit, partia e tij është e gatshme ta rrëzojë qeverinë në rast se shkatërrohen platformat e paligjshme në Matkë dhe nëse shkatërrohet piceria e këshilltarit të Ohrit. E nëse i mungon diçka të fuqishmit nga Çairi i cili parkohet me gabim e polices iu desh të ndeshej me merimangën, është e mundur të pëlcasë edhe ndonjë mitraloz.

Dy ditë më vonë, që edhe këta të LSDM-së të mos mbesnin mangët, thanë edhe ata një barcaletë: Bordi qendror solli Deklaratë për luftë pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit.

LSDM dhe BDI me të vërtetë kanë sens humori. Partitë qeverisëse janë dy vjet në pushtet. Pse vallë dikujt që është në qeveri i duhet deklaratë për diçka që është përgjegjësia e tij e punës?

 

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира

Коментари