MBAJENI VJEDHËSIN

Ali Ahmeti nuk ka asnjë lloj problemi me faktin se askush nuk i beson policisë.

MBAJENI VJEDHËSIN

1 Komision kundër Korrupsionit? E fortë ishte kjo. Anëtarët e trupit shtetëror për luftë kundër korrupsionit paskan gënjyer me thasë. Të njëjtat fatura i kanë përdorur nga dy herë. E njëkohësisht kanë qenë edhe në seancë, edhe në udhëtim zyrtar jashtë shtetit, edhe rrugës për në aeroport. Janë kthyer nga puna vetëm atëherë kur u është dashur të paraqesin kilometrat e kaluar dhe llogaritë fiskale të pagesave rrugore. Dhe për gjithë këtë punë kanë marrë nga paratë tona.

Sa i sëmurë duhet të jesh, vallë, që të shpikësh një gjë të tillë dhe për më tepër ta organizosh dhe të jetë e suksesshme? E njëkohësisht të jesh duke thërritur: “Mbani vjedhësin!” Pasi, kjo është puna jote, apo jo?

Ndërsa tani, që kur SAKAMDAKAZAM më 27 shkurt i publikoi këto gjetje nga revizioni i brendshëm i Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit (DKSK), kryetari Igor Tanturovski thotë se kundër tyre po përgatitet një kurth politik. Nuk i demanton gjetjet, por titujt na paskan qenë shumë bombastikë. Ndërkohë që kurthi paska qenë se kanë punuar shumë dhe kanë pasur hetime mbi korrupsionin e funksionarëve.

Mos dhëntë Zoti të kishin punuar më shumë. Kush e di se sa herë do të kishin paguar llogarinë e njëjtë. Pasi, gjëja e fundit pas së cilës e mbajmë mend këtë komision është kur pas kërkesës së VMRO-DPMNE-së dha mendimin se nuk duhet të ndërrohet Prokurori Publik Marko Zvërlevski.

Gjënë e vetme që kanë bërë mirë është që në dhjetor të vitit 2016 kërkuan nga Prokuroria Publike, DAP-i dhe Policia e financave që të hynë në kontroll të 21 organizatave joqeveritare. Edhe këtë madje nuk e shpikën vetë. Nikolla Gruevski u porositi të gjuajnë sorosoidët, më 17 dhjetor 2016 në protestën para KSHZ-së.
Ky po që ishte angazhimi.

Kjo ishte detyra e tyre. T’i mbyllin të gjithë ata që kanë kërkuar grante të huaja. Që kanë shpenzuar para të tatuara me tatimpagues të huaj. Dhe tërë vitin i keqtrajtonin. Veç kësaj, këto shoqata joqeveritare më së shpeshti kanë punuar në sfera me kategori të cenueshme të qytetarëve ku shteti maqedonas nuk ka mundur të punojë. Pasi paratë i shpenzon Komisioni kundër Korrupsionit dhe një mori komisionesh të ngjashme shtetërore.

2 Igor Tanturovski në vitin 2012 ka dhënë donacion prej 60.000 denarësh për VMRO-DPMNE-në. Dhe më pas, në vitin 2016 është bërë Kryetar i Komisionit kundër Korrupsionit. Gjë që është krejtësisht e kundërt me barsoletën mbi emrin e komisionit dhe sjelljen e anëtarëve.

Revizionin që e fituam nga një sinjalizues në administratën shtetërore është tashmë dy muaj i vjetër. Mirëpo, kryetari i komisionit nuk ka thënë se çfarë ka marrë përsipër. Ai vetëm thotë se raporti ka qenë për përdorim të brendshëm. Dhe se nuk duhet të paraqitet në publik. Përsëris, nuk i demantoi gjetjet.

E si mos të dalë kjo gjë në shesh? Ata po shpenzojnë paratë tona. Nëse raportet revizore të organeve shtetërore janë për përdorim të brendshëm, atëherë le të shkojnë e le të fitojnë para për rrogë e pagesa rrugore në ndonjë vend tjetër. Le të mos i harxhojnë paratë tona. Të gjithë të cilët mendojnë se nuk është puna jonë se si harxhohen paratë tona në administratën publike, le të kërkojnë rrogë në ndonjë vend tjetër në tregun e lirë.

Le të mos i vlerësojë titujt nëse kanë qenë bombastikë apo jo. Por le të thotë se çfarë mase ka ndërmarrë për të parandaluar vjedhjen e mëtejme. E kështu edhe atë do ta paraqesim në mënyrë bombastike. Është dënuar dikush? Është pushuar nga puna? Dhe pyetja më e rëndësishme – a do t’i kthejnë paratë? Dhe kur? E jo t’i dhurojnë si ato të KSHZ-së, e madje të shiten si humanë me paratë tona.

3 Pyetja kryesore është se edhe sa komisione, drejtori, agjenci të tilla që nuk e dimë se a eksitojnë, do të ushqejmë? Edhe sa raporte të tilla revizore do të ketë, që nuk janë të publikuara? Për sa para është paditur shteti për shkak të të punuarit të pandërgjegjshëm të zyrtarëve? Sa para kemi dhënë për dëmshpërblime, kur askujt asgjë nuk i mungon? Sa herë guxon një zyrtar shtetëror ta dëmtojë shtetin pa qenë i dënuar?

Vallë, sa vende të këtilla mund të ketë, kur vetëm në pjesën e fundit të strehimit të kuadrove partiake, BDI fitoi 27 drejtorë. E secili nga ta tërhoqi me vete nga një zëvendës drejtor, sekretaresh për të gjithë, këshilltarë, referentë të rinj dhe të vjetër, këshilltarë të pavarur dhe të varur, makina, benzinë, makina private për nevoja zyrtare, dreka, darka, shpenzime ditore dhe një varg shpenzimesh të tjera kreative në shërbim të popullit.

Dhe tërë këtë duhet që ne ta punojmë dhe ta paguajmë. Dhe veç kësaj të mos pyesim asgjë, pasi revizionet na qenkan për përdorim të brendshëm. Prandaj duhet të punojmë deri në 100 vjet. Prandaj duan të na e rrisin pragun e pensionimit. Pasi asnjëherë nuk u mjafton.

Imagjino, të gjente një gjë të këtillë inspeksioni i DAP-it në një firmë private. Vallë, prandaj janë kaq të shkathët inspektorët kur hynë në kompani private për herë të parë? Që të mund të tërheqin gjithçka, që të mund të jetojnë parazitët. Të kenë para edhe për rrogë edhe për korrupsion.

4 Të gjitha zënkat për punë shteti nuk ekzistojnë vetëm për shkak se rroga atje është e garantuar dhe se askush nuk mund të të përjashtojë. Por edhe për të gjitha këto privilegje të cilat t’i mundëson shërbimi shtetëror. Dhe nuk duhet të ankohemi për faktin se i kanë detyruar të shkojnë në tubime dhe të mbajnë kujdestari nëpër shtabe. As ata të VMRO-së, as ata të LSDM-së, as ata të BDI-së. Pasi fitojnë më shumë bakshish se sa rrogë.

Shembulli me keqpërdorimet e parave shtetërore në Komisionin kundër Korrupsionit e tregon mënyrën e qeverisjes me elitat politike. Këtë lloj mënyre nuk e shpiku VMRO-DPMNE. Por, e solli deri në përsosmëri. Thelbi i asaj lloj qeverisjeje është të thithen paratë e shtetit në çdo mënyrë të mundshme. Në mënyrën më të pafytyrë, më brutale, më të pamëshirshme. Çfarë është të marrësh para dy herë për të njëjtën faturë nëse nuk është pafytyrësi? Çfarë është të paraqesësh se në të njëjtën kohë ke qenë në tri vende dhe për tri vendet ë kërkosh para, nëse jo pamëshirë? Dhe çfarë është ta bësh gjithë këtë, dhe të fajësosh të tjerët se kanë vjedhur, nëse nuk është brutalitet?

Ja që deri aty ka arritur vetëdija për shtetësinë. Deri te fatura e dyfishtë. Nga lartë, deri poshtë. Ata lartë merren me komisione dhe tenderë, ata në mes me prokurimet publike, ndërsa ata më poshtë me fletë udhëtimi të rrejshme, llogari fiskale nga pagesat rrugore dhe nga drekat dhe darkat.

Kjo anomali sistemike mund të zgjidhet vetëm me lobotomi. Të deshte Qeveria e re mund ta ndryshonte këtë gabim në sistem. Por nuk shoh se do. Pasi Llaze Elenovskin, madje edhe si kuadër të BDI-së, do ta kthejnë në NATO vetëm se dëshira e tij qenka të jetojë në Bruksel për arsye private në llogarinë tonë, atëherë me siguri LSDM si kandidat për President e përgatit Srgjan Kerim-in.

5 Zyrtar i BDI-së ka sulmuar verbalisht një efektiv policie femër sepse ka dashur t’ia ngrejë makinën me merimangë. Policja ka lënduar dorën. Dhe më vonë Ministrit të Brendshëm Oliver Spasovskit i ka thënë se vetë e kishte vrarë dorën nga merimanga.
Dhe- askush nuk i beson.
Ndërsa Ali Ahmetit nuk i bëhet vonë për faktin se askush nuk i beson polices.

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира