MINË TOKËSORE

Po humbasim kohën me Bullgarinë. Prej tyre mund të mësojmë vetëm si të vjedhim biliona nga fondet e BE-së.

1 Siç kanë nisur bullgarët, ndoshta edhe për herë të tretë brenda një viti do të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme, ngaqë kanë problem me ekzistencën tonë. Koalicioni qeveritar bullgar po shpërbëhet për shkak të Maqedonisë dhe maqedonasve. Lideri i partisë së koalicionit në pushtet “Ima takov narod” Slavi Trifonov, thotë se e braktisën koalicionin për shkak të “Maqedonisë dhe faktit se shteti nuk ka më para”.
Po, a mundet, vallë, të ketë ndonjë kompliment më të madh për ne se sa pranimi se për bullgarët janë më të rëndësishëm maqedonasit sesa shteti i tyre? Malltretimi i Maqedonisë me veton për fillim të negociatave me BE-në është më e rëndësishme për ta se fakti që shteti i tyre ka mbetur pa para.

Do të mbijetojmë edhe këtë qershor pa fillim të negociatave me BE-në. Edhe dhjetorin. Ama me bullgarët, mjaft po e humbim kohën.

Provoi Zoran Zaevi me Bojko Borisovin, me servilizëm, me lajka, me “vëllai”, “vëllaçko”, “shoku” – nuk i eci. Provoi dhe Dimitar Kovaçevski me teknokraci, me studentin e Harvardit Kiril Petkov dhe me grupet e tij të punës, por kur nuk ecën – nuk ecën. Më kot shkonin ministrat dhe zyrtarët shtetërorë andej-këndej nëpër gropat e Deve Bairit. Le të merren me ndonjë punë më të mençur. Nuk mund t’i zgjidhim ne problemet shtëpiake, as të Bullgarisë, e as të Bashkimit Evropian.

Për disa njerëz dhe për disa punë nuk ia vlen të shumbasësh as kohë e as energji. Le të zgjedhin bullgarët një qeveri, për të cilën shteti i tyre do të jetë më i rëndësishëm se sa vetoja për Maqedoninë. E atëherë do të mund të flasim.

2 Para disa ditësh, ambasadorja suedeze në festimin e ditës nacionale të Suedisë, në mikrofon, me zë të lartë e këndonte himnin maqedonas, e kur pa se me sa pasiguri shikonim njëri-tjetrin, se mos ishte trup që edhe ne t’ia nisim këngës, filloi të bënte me dorë si në koncert. Hajde, hajde edhe ju…”Makedoncite se borat za svoi pravdini”, këndonte suedezja, ndërsa ne në mënyrë të turpshme filluam t’i murmurisnim vargjet, sa për t’ia bërë hatrin.
Para dy muajsh, në festimin e ditëlindjes së mbretit holandez, ambasadori kishte ftuar një harmonist nga Holanda, të veshur me veshje tradicionale holandeze, i cili jo vetëm që e luajti, por edhe e këndoi himnin në gjuhë maqedonase, dhe atë të gjithin, nga fillimi në fund, me gjithë “Goce Dellçevin, Pitu Gulin, Dame gruevin, Sandanskin…” Ne përsëri e pamë njëri-tjetrin për të marrë guximin që të këndojë dikush, ndërsa holandezët para kësaj me gjithë zë e kënduan himnin e tyre.

Po për ne, sfidë më e madhe se data për fillim të negociatave me BE-në, është si të çlirohemi nga përdorimi patologjik që gjithnjë dikush të duhet të vërtetojë se ekzistojmë. Jemi shtet i pavarur, anëtar i OKB-së, anëtar i NATO-s, me kulturën e tij, me krijimtari në gjuhën maqedonase, me ekipe sportive, me anëtarësi në qindra organizata ndërkomëbtare të të gjitha fushave. Vallë, a nuk është kjo një arsye e mjaftueshme për të qenë të lumtur, e çdo ditë të na duhet vërtetimi se ekzistojmë, për më tepër nga një shoumen që ka krijuar parti në Bullgari?

Lëreni Bullgarinë. Kemi ne shtetin tonë për ta udhëhequr dhe për ta zhvilluar. Kemi ne miq që duan të na ndihmojnë. Le t’u kushtojmë atyre më shumë vëmendje përderisa duan akoma të na ndihmojnë. Pse mos të bëjmë grupe pune me ta e të mos e lodhim kokën me car Samoilin.

Katër vjet nuk kemi ambasador në Uashington, sepse LSDM-ja dhe BDI-ja nuk mund të bien dakrod se kujt t’ia bëjnë qejfin që të shkojë të jetojë në Amerikë. Njëzet ekipe gazetareske shkuan në Sofje që të raportojnë se çfarë budallallëqesh bën qeveria e re e Petkovit, ndërsa fillimi i dialogut strategjik me SHBA-në është krejtësisht i parëndëdishëm në raport me atë që komandanti policor i Manastirit ia ka raportuar ministreshës bullgare Teodora Gençovska në lidhje me atë se deri ku është hetimi për ndezjen e portës së klubit “Vanço Mihajllov”.

Kancelari gjerman Olaf Sholc vjen në vizitë në dy palë qytetesh: Beograd-Prishtinë dhe Shkup-Sofje. Vetë përzgjedhja e destinacioneve është precedent që bën të qartë se problemi i sigurisë së Evropës nuk janë vetëm “të egrit e Ballkanit Perëndimor” por edhe qeveria në kryeqytetin e një shteti-anëtar të BE-së. Por te ne është më e rëndësishme ajo se çfarë do të thotë Karakaçanovi, një politikan i degraduar që nuk bëhet hesap as nga bullgarët. Të mos flasim për atë se Gjermania është partneri më i madh tregtar dhe se brenda një dite ka nga 4-5 fluturime deri te qytetet gjermane, përkundër avionit të Petkovit, që nuk ia doli t’u rezistojë fluturimeve as për dy muaj, dy herë në javë. Se as nuk ka nevojë që të fluturojë.

Çfarë bëjmë me Mbretërinë e Bashkuar, një shtet i cili ka vërtetuar dashamirësinë e tij kur gjatë kryesimit të saj në BE, kur britanikët ishin akoma anëtarë të Bashkimit, në dhjetor të 2005 u përzgjodh Maqedonia për të fituar statusin si kandidat? Dhe diplomacia e të cilit në 1992, kur ishin kryesues në bashkësinë e atëhershme evropiane, e tërhoqi Maqedoninë nga kurthi grek dhe e kaloi topin nga Brukseli buroktatik tek Kombet e Bashkuara.

Fakti që Bullgaria e bllokon anëtarësimi tonë në BE nuk do të thotë medoemos që të na bllokojë marrëdhëniet me shtetet e tjera të BE-së të cilat dita ditës vërtetojnë se janë miqësore.

Lidhu me Estoninë, mëso si ta dixhitalizosh shërbimin publik. Nga Suedia dhe Danimarka mëso se si të luftosh kundër korrupsionit, dhe si të jesh transparent gjatë shpenzimit të parave të shtetit. Nga Finlanda mëso se si të reformosh arsimin. Lidhu me Polininë, Sllovakinë, Çekinë – atje edhe gjuhën ta mësojnë dhe të respektojnë dhe do të trashëgosh kulturë sllave. Nga Austria mëso turizmin e liqenit dhe të malit, riciklimin e mbeturinave, energjinë alternative…Nga Italia mëso se si të ruajmë vetë trashëgiminë kulturore. Gëzoju suksesit të Kroacisë dhe mëso se si arriti shteti që i fundit u pranuar në BE, t’i parakalojë Bullgarinë dhe Romaninë, ta intergrojë euron dhe të hyjë në zonën e Shengenit. Të paktën ata dhe sllovenët janë tanët, për më tepër që ndonjëherë ia japin ndonjë kënge në maqedonisht.

Të gjitha ato shtete thanë se duan ta shohin Maqedoninë në BE. Të gjitha në 2020 thanë se i kemi përmbushur kushtet për fillim të negociatave me ta. Të gjithë thanë se do t’i ndihmojnë Maqedonisë që të hyjnë në BE. Nga të gjithë ka se ç’të mësohet dhe ka shumë për t’u mësuar. Me të gjithë ka shumë për t’u ndarë. E ndërkohë, politikanët tanë humbasin kohën me Bullgarinë. Më duket se e bëjnë enkas, sepse nga Bullgaria mund të mësojmë vetëm se si të vjedhim bilion euro nga fondet e BE-së.

3 Kur për hir të fiqnjësisë së mirë ti lejon një kryetar shteti që nuk të pranon se je gjallë të të hapë klub me emrin e një bashkëpunëtori fashist dhe armiku të maqedonase, është vetëm çështje kohe se kur do të ekplodojë ajo bоmbë me sahat. Vetë hapja e klubit me emrin “Vanço Mihajllov” në lagjen e herbenjve në Manastir, nga ku administrata fashiste gjermane në mars të vitit 1943 deportonte hebrenjtë në kampin e përqëndrimit Treblinka, është provokim për qytetin, në sheshin e të cilit janë radhitur bustet e pasrtizanëve të ndjerë nga lufta antifashiste.
Klubi ishte kontestues që kur po e hapte kryeministre Petkov, e zv. Kryetarja e Bullgarisë Ilijana Jotova në mes të Manastirit çuditej se “kush janë maqedonasit e ç’është gjuha maqedonase”.

Se a e ka ndezur këngëtari Llambe Allabakovski fitilin dhe kush do të përgjigjet, kush proteston dhe për se proteston, cilët flamuj i valon dhe ç’portretesh djeg tashmë kalon në fazë estrade. Pyetja kryesore është se si ky shtet, duke predikuar në mënyrë të gabuar kuptimin e fqinjësisë së mirë, lejoi që të hapet një klub me emrin e një fashisti dhe armiku të popullit maqedonas? Ky është shteti ynë. E në shtetin tonë, ne vendosim nëse guxon të lartësohet emri i një bashkëpunëtori fashist.

Po bullgarët vetë thonë që për ta është më e rëndësishme që Maqedonia të digjet, se sa Bullgaria të mos bankrotojë. Ndërsa ne, vetë i vendosëm vetes një minë tokësore ruso-bullgare në mes të Manastirit.

4 Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski e lëshoi shansin më të madh dhe me shumë siguri të fundit për t’u pastruar prej krimeve dhe ligësive që partia e tij i bënte në kohën kur në pushtet ishte Nikolla Gruevski. Kishte 5 vjet për t’u larguar nga ky kriminalitet, por nuk deshi. Gjykimi i pavlefshëm i Gjyqit për konfiskim të pronëse së partisë e quajti persekutim politik. Edhe pse gjatë kohës së procesit gjyqësor u vërtetua se prona e partisë është fituar me keqpërdorimin e qeverisë dhe të fondeve partiake. E tani do të thotë se Maqedonia nuk ka demokraci. Kur nuk ka demokraci? Kur partia në pushtet vjedh, ndërton seli luksoze dhe blen prona nëpër shtet? Apo kur ajo që është vjedhur u kthehet atyre të cilëve u është vjedhur?

 

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира