MKD DHE TË TJERË

Frymoni thellë pa ajërosje

1 Maqedonia merr kryesimin e OSBE-së. Ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani promovoi kryesimin me moton “Për njerëz bëhet fjalë”. Dhe hop – menjëherë u duk korsia e privilegjuar për hyrje në shtet për disa njerëz. Për disa njerëz bëhet fjalë.
Garant dikush nga ata 69 qytetarët e merituar maqedonas që jetojnë jashtë shtetit ka kërkuar pasaportë diplomatike, e Bujari ka thënë: Do të mendoj diçka. Dhe e shpiku etiketën e njerëzve të privilegjuar me të ciëln u fotografua në aeroportin e Shkupit. Jo se do të funksionojë edhe kjo. Së pari, ngaqë njerëzit që u ndodhën në listën e udhëtarëve të privilegjuar jetojnë në shtete ku njerëzit nuk i diskrimojnë ashtu haptazi, për më tepër me nënshkrim të shtetit, por nëse duan të kalojnë më shpejt në aeroport, do të paguajnë një korsi të shpejtë. Dhe së dyti, ngaqë te ne nuk funksiojnë moti korsitë e hapura për udhëtarë me pasaporta maqedonase dhe për të tjerë, e nuk do të funksionojë as kjo korsi nga lista udhëtarësh nga Bujari.

Nëse do të kishim një trajtim normal si qytetarë maqedonas, do të mund ta kuptonim këtë ekzibicion të Bujar Osmanit. Por, pothuajse gjithmonë kur kthehem në shtetin tonë, nervozohem se pse nuk funksionon korsia e veçantë për qytetarët maqedonas. Në vend që me gëzim të kthehesh në shtëpi, të pengohet kthimi që në kufi. Qeveria nuk mundet që neve, që paguajmë tatim në këtë shtet dhe ia sigurojmë asaj pagën, të na mundësojë një kthim dinjitoz në shtëpi, e do t’u siguruaka hyrje të privilegjuar atyre që kanë shkuar për të paguar tatimet në një shtet tjetër.

Mirë që kur udhëtojmë në BE na trajtojnë si qytetarë të klasit të ulët, mirë që për vizën britanike duhej të hidhnim valle para ambasdaës, mirë që në aerportet evropiane na fusin nëpër ca korridore për “të tjerë”, po madje edhe vetë shteti yt në kufi të jep ndjenjën se nuk je i mirëseardhur.

Çfarë mesazhi nga dërgon qeveria me integrimin e korsisë së privilegjuar për qytetarë të suksesshëm maqedonas që jetojnë jashtë shtetit? Ke mbetur në Maqedoni? Epo, nuk je i sukseshëm. Ke dështuar. Ne që jetojmë këtu dhe që nuk kemi pasaporta të tjera përveç pasaportës maqedonase nuk kemi bërë paqe me të duruarit e paaftësisë së qeverisë.

2 Kur pas një fundjave të vazhduar, para disa muajve, pyetën se pse askush nuk i ndërron dritat e djegura jeshile dhe të kuqe në kalimet kufitare, në mënyrë që të mund të shihet nga larg në cilën korsi duhet ndaluar, nga MPB-ja na thanë që ndërrimi i dritave është përgjegjësi e Doganës. Nga Dogana na thanë se ndërrimi i dritave në kalimet kufitare është përgjegjësi e Ministrisë për transport dhe lidhje. Në Ministri as nuk guxuam të pyesim sepse nuk deshëm të na trajtojnë si kokëtrashë.

Prandaj nuk funksionon korsia MKD. Më kot, nga papërgjegjshmëria, mosorganizimi, mërzia, modënimi, kalimi i përgjegjësisë nga njëri te tjetri…Ndërkohë që nuk është asgjë e vështirë. Ke një korsi “MKD” dhe një korsi “BE dhe të tjerë”. Si mundet, kur të shkosh jashtë shtetit të mos të të kujtohet asnjëherë të ndalesh në korsinë për “BE” por në mënyrë të disiplinuar të presësh në atë “për të tjerët”? Sepse aty mund të të dënojnë. Ti sillesh sipas rregullave të shtetit. Por atje shteti i respekton rregullat e veta. Ashtu siç i respekton dhe qytetarët e saj. Ndërsa në maqedoni nuk i respekton rregullat sepse e sheh se edhe vetë shteti nuk i respekton ato.

Jam i bindur që nuk është fare e vështirë të bëhet një organizim që të funksionojnë sërish korsitë MKD në kalimet kufitare. Nuk është zgjidhje detyre e fushës së fizikës bërthamore. Është shumë e thjeshtë. Duhet vetëm që ministri për punë të brendshme të japë urdhër, e komanduesit e stacioneve policore të kalimeve të frekuentuara kufitare ta zbatojnë këtë urdhër. Nëse nuk e zbatojnë, do të dënohen. Kaq sfidë është.

Me rëndësi – “për njerëz bëhet fjalë”. Dhe, edhe ne që kemi vetëm pasaportë maqedonase jemi ca njerëz. Ne nuk kemi atdhe rezervë. Na jepni neve një hyrje dhe dalje të privilegjuar nga shtëpia.
Të paktën aq na keni borxh që jua durojmë papërgjegjshmërinë.

3 Për gjysmë shekulli tashmë të gjitha qeveritë kanë vetëm një masë magjike për parandalimin e ndotjes. E kjo është “mos ajërosni”. Sonda nga Marsi, kudo që të jetë do të kthehet, e ne akoma frymojmë vetëm pa ajërosje.

4 Në 5 janar të vitit 2018 në këtë kolumnë kam shkruar këtë gjë:

Kam një problem të madh lidhur me atë se si kuptohet ardhja e jetës në Maqedoni. Kjo u bë mjaft e dukshme gjatë euforisë në prag të festave. Sipas cilit ligj, ligjet në Maqedoni nuk vlejnë para Vitit të Ri dhe gjatë kohës së festave? Kuptoj se sundimi 11 vjeçar i VMRO-DPMNE-së me një drejtësi selektive dhe “piskamat dhe britmat” kundër kundërshtarëve politikë ka lënë pasoja serioze në atë se si kuptohet respektimi i ligjeve. Por ama, ne nuk derdhëm djersë plot dy vjet rrugëve duke rrëzuar regjimin, që drejtësia selektive e VMRO-së dhe mosdënimi selektiv të zëvendësohet me anarkinë e LSDM-së.

Pothuajse gjatë gjithë muajit para Vitit të Ri, edhe pse e palejuar me ligj, pihej duhan në të gjitha kafenetë, parkoheshin në trotuara, sipërfaqe bari, ishuj këmbësorësh dhe masivisht nuk jepnin llogari fiskale. E ç’është më e keqja, as inspeksionet e as policia nuk dënonin.

Erdhi jeta. E nëse gënjehesh të mendosh se kjo anarki substandarde nuk është jetë, menjëherë ta kthejnë me cinizëm: “Epo atëherë, ta kthejmë VMRO-në më mirë!”.

Jo, ore. Nuk kërkoj ta kthejmë VMRO-në. Zoti nga ruajttë. Por nuk dua të më gënjeni sa kësaj i thonë jetë. Kemi parë dhe ditë më të mira. Dhe nuk e di se pse kjo anarki që po dëshmojmë duhet të konsiderohet si kthim në jetë? E për më tepër për të gjithë.

Në fund të fundit, nuk flasim më për qeverisjen e VMRO-DPMNE-së. Kjo i përket të kaluarës. Një të kaluare të keqe. Flasim për LSDM-në dhe koalicionin në pushtet. Flasim për kthimin e sundimit të së drejtës. Për kthimin e vlerave të qytetëruara. E jo për shfuqizimin e tyre. Del se qeveria po bën fiks këtë.

Kjo është shkruar fiks para pesë vjetësh. Atëherë mendoja, herët është, do të rregullohen.

Po ne, le ta festojmë Krishtlindjen. Le të gëzohemi paksa. Nga e hëna do t’ia mendojmë, nëse vendosin të rregullohen.

 

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира