NDERIME PËR VARHEJIN

A do të qëndrojë anash Rusia dhe a do të presë që Bullgaria ta ngrejë veton për Maqedoninë në BE!? Se për hyrjen në BE, rëndësi ka vetëm car Samoili.

1 Nga e gjithë ajo fryrje dhe dramë për takimin historik mes Hristijan Mickoskit dhe Stevo Pendarovskit doli vetëm një: VMRO-DPMNE nuk heq dorë nga axhenda e saj – që sulmuesit e Kuvendit në 27 prill 2017 të bëhen mbrojtës të kushtetutës.

VMRO-DPMNE-së nuk i intereson asgjë tjetër. Vetë Pendarovski tha se takimi nuk është aq i vlefshëm sa për vëmendjen e mediave.

2 Me çfarë ka merituar Oliver Varheji, komisari për zgjerim i BE-së, që ta presin mjekë dhe infermiere me nderime para sallës “A1 Arena Boris Trajkovski”? I nxorën në mes të vaksinimit, me mantila të bardhë, e për më tepër u dhanë flamuj të vegjël që t’i valonin. Përse ia dhamë mundësinë që të ndjehet i rëndësishëm, sikur po bën ndonjë punë të mirë, sikur po tregon solidaritet? Për çfarë? Për 4.000 vaksinat e para që vijnë nga BE-ja? Varheji, mesa duket, nuk i kish bërë detyrat e shtëpisë sepse nuk e dinte se personat mjekësorë tashmë janë rivaksinuar. Dhe atë me donacion serb nga vaksinat amerikane dhe ruse. U bë e qartë se nuk e ka idenë se ç’flet. Bëri me shenjë nga mjekët në sallë dhe tha: “Ja, filloi vaksinimi i personave mjekësore dhe në dy muajt e ardhshëm të gjithë do të jenë vaksinuar.”
Kush e di nëse do të na i kishin vaksinuar personat mjekësorë nëse do të prisnim Varhejin dhe burokracinë evropiane, ashtu siç pritëm datën për fillim të negociatave.

Vetëm se më vjen inat se Varheji ia vodhi momentin ministreshës austriake Karolinë Edshtadler. Pasi, iniciativa për dhurimin e vaksinave për Ballkanin perëndimore është e Austrisë. Mirë që ia vodhi momentin, por ia shkatërroi ngjarjen me deklaratarën se nëse nuk arrijmë marrëveshje me Bullgarinë, Komisioni evropian mund ta konsiderojë mundësinë që vetëm Shqipëria t’i filloi negociatat me BE-në.

Por edhe më shumë më vjen inat se edhe kryeministri Zaev nuk e shfrytëzoi momentin që të ndërlidhej me këtë deklaratë të Varhejit dhe publikisht ta pyeste para kamerave: A është ai vetëdijshëm ai, si zyrtar evropian, për pasojat nëse Shqipërisë i lejohet të fillojë negociatat, ndërsa Maqedonia mbetet e bllokuar nga Bullgaria sepse nuk jemi marrë vesh se çfarë do të bëjmë me Goce Dellçevin? Sidomos që, vetëm disa orë paraprakisht ministresha austriake tha se Austria kërkon fillimin e negociatave me dy shtetet dhe se është koha që BE-ja ta mbajë premtimin. Madje gruaja foli edhe maqedonisht, në atë gjuhë që Varheji me siguri konsdieron se duhet të negociojmë me Bullgarinë për atë se nëse edhe ne e flasim apo jo.

Do të shohim. Le të ndodhë edhe ajo që vjen si kërcënim i ri nga Komisariati i zgjerimit – le t’i lejojnë Shqipërisë të shkojë para, e Maqedoninë ta dënojnë për faktin se maqedonasit janë të gjallë dhe flasin gjuhën maqedonase. Kjo nuk do të jetë vetëm fitore për euroskeptikët, pasi edhe mbështetësit më të mëdhenj të BE-së në këtë rast do t’i tregojnë gishtin e mesëm BE-së. Ky rast do të ishte shembje e vlerave evropiane, pasi vetë BE-ja ka hequr dorë prej tyre.

Për më tepër, pse harrojmë se Varheji vjen nga Hungaria, nga partia e Viktor Orbanit? Se lideri i saj në mes të BE-së dita-ditës i shkel vlerat evropiane. Dhe – mbi të gjitha – edhe shefi i Varhejit i përgatiti arratisjen dhe i dha azil politik Nikolla Gruevskit.

3 Amerikanët presin që në qershor të fillojmë negociatat me BE-në, ndërsa çështjen me Bullgarinë ta zgjidhim jashtë procesit integrues. Të njëjtën e thonë edhe 26 shtetet e BE-së. Jo vetëm sepse Evropa duhet ta bëjë atë që ka premtuar, por edhe sepse kjo është në interes të sigurisë së Evropës. Të paktën të gjithë kështu thonë.
Atëherë, përse politikanët tanë i gjejnë arsyetime BE-së, për faktin se ndoshta nuk do t’i fillojmë negocimet këtë verë, pasi Bullgarisë i kanë dështuar zgjedhjet dhe tani atje kanë qeveri eksperte? Përse të jetë ky vetëm problemi ynë, e jo problem i përbashkët i BE-së?

Po Bullgaria mund të mos dalë nga kriza politike as edhe deri në Vit të Ri. Në korrik do të kenë zgjedhje të reja. Në vjeshtë do të kenë zgjedhje presidenciale. Nëse negociatat tona me BE-në varen nga zgjedhjet e 27 shteteve anëtare, atëherë le të tërhiqemi me kohë, që të mos humbasim kohën me shpresa të rreme evropiane. Në vjeshtë zgjedhje ka edhe Gjermania. Sot një vit, në maj, janë zgjedhjet presidenciale edhe në Francë. A nuk e humbëm afatin njëherë për zgjedhjet lokale të Francës në 2019?

A do të qëndrojë Rusia anësh dhe të presë Bullgarinë që të ngrejë veton për Maqedoninë në BE!? Sepse për hyrje në BE nuk janë të rëndësishme reformat. Rëndësi ka car Samoili.

4 Por, ç’u bë me 5 mijë vaksinat për të cilat Borisovi lajmëroi se do të propozonte që Bullgaria t’ia dhurojë Maqedonisë? Ato njëqind vaksina për të cilat Borisovi falenderohej në Sofje, tashmë i harruam.

5 E gjithë bota shton fjalë në fjalor. Kurse ne, fshijmë. A thua se fjala “cigançenje” do të zhduket nga përdorimi nëse nuk është më në fjalor. Vetë i fshijnë fjalët nga fjalori, siç thanë, “për hir të paqes së shtëpisë”. Epo mirë, atëherë edhe fjalën “censurë” le ta largojmë nga fjalori. Por, ç’do të bëjmë pastaj me Kushtetutën? Edhe nga Kushtetuta do të duhet ta largojmë, “për hir të paqes së shtëpisë”.

Kjo shprehi e fshirjes së fjalëve sipas dëshirës, sepse Qeveria i konsideron si politikisht jokorrekte, me kujtoi rastin kur i veshën brekë përmendores së Prometeut karshi Kuvendit që të mos i dukej kari. Ups…të më falë Qeveria – penisi.

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира