NGRIHU GOCE

Nuk e kuptoj se çfarë i duket Zaevit “vëllazërore dhe miqësore” në manovrat e Bullgarisë apo se ku shikon ai vlera të përbashkëta evropiane. Aq më tepër nuk e kuptoj se ku i sheh Evropa vlerat evropiane në këtë lloj sjelljeje të anëtares së saj.

1 Mos ndoshta Zaevi po e tepron paksa me frazat “vëllezërit dhe miqtë tanë nga Bullgaria”? Vallë, kështu thuhet në Marrëveshjen për marrëdhënie të mira fqinjësore? Se ne duhet t’i quajmë vëllezër dhe miq, ndërkohë që ministri i tyre i mbrojtjes na e kthen ndryshe. Zaevi po e tepron edhe me lajkatimin ndaj Bashkimit Evropian, duke thënë se ne nuk kemi gabuar askund, mirëpo nëse është e nevojshme mund të bëjmë edhe ndonjë kompromis tjetër, të biem dakord për diçka jashtë marrëveshjes, vetëm e vetëm që t’i nisim negociatat. E çfarë nëse i nisim! Edhe po ta bindte Angela Merkel “vëllain” Bojko Borisov që të mos na bllokojë për fillim të negociatave, cili është garancioni se më vonë, ndonjë “vëlla” apo “motër” tjetër nga Bullgaria nuk do të vazhdojë me shantazhet dhe frustrimet nga periudha fashiste e historisë së tyre? Ata pështynë, e ne themi – bie shi.

Epo, në fund të fundit, le të fillojnë negociatat me BE. Ne me të vërtetë shumë duam të hymë në BE, pasi duam të jemi pjesë e bashkësisë më të fuqishme ekonomike, por një arsye tjetër është edhe sepse duam të ndajmë disa vlera të përbashkëta të qytetërimit të shekullit 21. Çfarë vlerash janë këto që po promovon BUllgaria? Unë flas për vlera si liria për vetëpërcaktim. Epo tani, nëse nuk aririjmë të hyjmë në atë bashkësi kaq të dashur, vetëm sepse një shtet ua ka mbushur mendjen 26 shteteve të tjera anëtare se maqedonasit nuk do t’ua respektokan të drejtën e vetëpërcaktimit, atëherë nuk e di për çfarë Bashkimi Evropian po flasim!
Po, është një bashkësi, por nuk e di se sa evropiane.

Nëse vetëpërcaktimi është një përfitim evropian, atëherë përse BE diskuton për këtë temë me Bullgarinë? Në BE sot mund të jesh mashkull, nesër femër, e nëse do mund të shpallesh edhe si lule, por maqedonas që flet gjuhë maqedonase nuk mund të jesh, pasi Bullgaria pohon se nuk e dimë se si është ndjerë Goce Dellçev në 1903. U shqetësuan më shumë për qentë dhe macet se sa për një popull të tërë, një gjuhë të tërë e një kulturë të tërë që është pjesë e trashëgimisë botërore.

2 Shumë më intereson se si duken mbledhjet e komisionit të përbashkët për histori, puna e të cilëve është kushti që Maqedonia të fillojë negociatat me BE. Imagjinoni. Flasim për kusht për BE. Për atë BE për të cilën ëndërrojmë, duke i pritur raportet e Brukselit, duke i konsideruar tejet të rëndësishme kritetikat e tyre, flasim për një bashkësi shtetesh ku respektohen të drejtat themelore të njeriut, ku sundon siguria, ku privatësia është e garantuar, ku mund të udhëtosh i lirë, pa kufij…Eh, që të hyjmë në këtë Bashkim Evropian, njëfarë lloj komisioni i dy shteteve ballkanike deri më tani ka arritur te rishikimi i nxënësve deri në klasën e gjashtë dhe janë marrë vesh për rreth pesë figura historike të këtyre hapësirave. Filli u ka mbetur te Goce Dellçevi….Bravo.
Jam shumë kurioz se si mund të “zgjidhen” figurat historike? Si mundet Bullgaria evropiane e shekullit 21 të përcaktojë origjinën etnike të dikujt që ka vdekur nga një vdekje natyrore para më shumë se 100 vjet? Si mund të përcaktohet ndjenja personale e përkatësisë etnike nëse dikush nuk është gjallë?

Le të marrim shembull Nikolla Tesllën. I lindur serb në Kroaci. Në atë kohë Kroacia ka qenë pjesë e perandorisë austriake. Me dokumnete austriake ai ka emigruar në Amerikë duke u bërë shtetas amerikan. Imagjinoni sikur kroatët t’u bëheshin pengesë serbëve në rrugën e tyre drejt BE-së për shkak se Teslla ka lindur te ta.  Dhe imagjinoni sikur austriakët t’u bëheshin pengesë kroatëve në negociatat me BE për shkak të faktit se Teslla ka qenë austriak. Imagjinoni sikur ky debat të shkojë deri në Amerikë dhe origjina etnike e Nikolla Tesllës të bëhej një problem që mund ta trondisë sigurinë evropiane e State Department-it t’i duhet të dërgojë ndërmjetësues mes Zagrebit, Beogradit dhe Vjenës. Çfarë budallallëqesh!

3 Kështu pra, edhe ne në shek 21 u bllokuam me Bullgarinë e shek 19. E tani do të debatojmë se kush paska qenë Goce Dellçev. Çfarë bëjnë, vallë, në komisionin për ta përcaktuar përkatësinë e tyre etnike? Organizojnë seanca dhe thërrasin fantazma? Ndoshta iu bashkangjitet edhe Baba Vangja e ringjallur që t’u ndihmojë si konsultante e jashtme me honorar nga projekte evropiane. Ndërkohë shkencëtarët pëshpërisin: “Ngihu Goce! Por ja që, Gocja nuk vjen.” E ndoshta në këtë moment dikujt do t’i bie telefoni dhe fantazma do të frikësohet dhe pastaj, vaj medeti! Do të duhet që seanca të nisë nga e para: “O Goce mos u frikëso, po të thërrasim për diçka të mirë. Na duhesh për Evropën. Zgjohu Goce, na thuaj, si ndjehesh sonte?
Vetëm edhe grekët na mungojnë në këtë seancë, se Kukushi dhe Banica, ku ka lindur Goce tani ndodhen te ta.

Lëreni rehat njeriun. Jini edhe ju të aftë si Goce në shekullit 19, e bëni historinë.

4 Po nëse na bllokojnë në rrugën drejt BE-së, si do ta shohin trashëgimtarët tanë Bullgarinë e sotme?  Duhet marrë parasysh se do të ringjallen përsëri kujtimet për krimet e tyre nga lufta e dytë botërore. Në vitet 1940 nuk kanë qenë të gjithë bullgarët fashistë. Por kanë pasur pushtet fashist, i cili ka pasur nam të keq këtejmi. Për shembull, tezja ime është një prej njerëzve që kanë maltretuar në një burg bullgar në Manastir. Nëna ime e cila ka 89 vjet, e mban mend kohën bullgare dhe mundimin që i kanë bërë së motrës si një prej traumave më të mëdha të jetës së saj.
Si do ta mbajmë mend ne, po edhe gjeneratat e ardhshme këtë qeveri bullgare, nëse ajo bllokon përparimin e shtetit tonë?

Nuk e kuptoj se çfarë i duket Zaevit “vëllazërore dhe miqësore” në manovrat e Bullgarisë apo se ku shikon ai vlera të përbashkëta evropiane. Aq më tepër nuk e kuptoj se ku i sheh Evropa vlerat evropiane në këtë lloj sjelljeje të anëtares së saj.

5 VMRO-DPMNE vazhdon me protesta kundër shtrenjtimeve. Gjëja më e re është protesta me vozitje në autostradë kundër shtrenjtimit të rrymës. Kur harxhuan paratë për benzinë, mund të protestojnë edhe kundër rritjes së akcizës së derivateve. Bini kalemit, për një ditë u harxhuan paratë për shtrenjtimin vjetor të rrymës. Morën edhe benzinë dhe me pagesat rrugore e përfocuan buxhetin. Pastaj do të protestojnë se “mafiozi” Zaev po harxhon paratë për blerjen e votuesve.
Kur shkonin rrugës për Shtip, duhej të kthenin në aeroportin e Shtipit të cilin Gruevski, para dhjetë vjetëve ua tha turqve, sepse austriakët dhe gjermanët thoshin se nuk ka logjikë që të ndërtohet. Ndoshta tashmë ka avionët që aterojnë. Herën tjetër le të ecin nëpër autostradën kineze për në Ohër. Kur do të ngecin në tunelet me korsi të gabuara, le të dynden në vendin me makina të ndezura. Ja ku kanë edhe një protestë kundër ndotjes.

Ndërkohë që Hristijan Mickoski kërkon mënyrë se si të tërheqë vëmendje, spitalet mbushen me të sëmurë me kovid-19. Në departamentet infektive është një gjendje lufte, kurse jashtë, deputetët e VMRO-DPMNE-së vozisin veturat e tyre dhe mendojnë se si t’i bllokojnë masat shëndetësore për mbrojtje nga kovidi, por në atë mënyrë që të gjithë të mendojmë se nuk janë ata që po i bllokojnë. E kështu shpikën një gjë – të shkojnë në Parlament që t’i ndihmojnë LSDM dhe BDI të bëjnë kuorum, por ata të votojnë në mënyrë të përmbajtur.

Me thënë të drejtën, deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk janë për gjë tjetër përveçse për kuorum. E si u treguan deri më tani se ata janë për qytetarët dhe për shtetin? Ata nuk e fshehin se janë në Parlament vetëm që të na bllokojnë.

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

 

 

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира