NOVIÇOK KAZAÇOK

 Tani, kur për herë të parë interesat historikë na përputhen me ato të fuqive të mëdha, çfarë do të bëjë maqedonasi i frikësuar, vetjak, inatçi, ziliqar dhe jotolerues? Do të bojkotojë.

NOVIÇOK KAZAÇOK

1Thoni se oborrin tonë, e pastrojmë edhe vetë, hë? Nuk na duhet dikush nga jashtë të na thotë se çfarë duhet të bëjmë. Nuk na duhen NATO, BE…shtetin tonë vetë do ta rregullojmë. Vetëm duhet të jemi të mençur, të hapur për debat, ta respektojmë mendimin e tjetrit, të sundojë e drejta…Po, po. Tamam. E pamë shumë mirë se si e pastrojmë oborrin. Na u vërtetua sidomos me rastin që ndodhi këtë javë në lagjen Aerodrom të Shkupit, ku e gjithë ndërtesa u evakuua për shkak të një grumbulli pelenash.

Mirë që u evakuua. Por, institucioneve shtetërore iu deshën gjashtë orë që të zbulojnë se nga vinte ajo erë. Fillimisht, makinat e zjarrfikësve nuk patën mundësi qasjeje nga makinat dhe stolat e lagjes. Pastaj, disa polica u futën pa maska për të zbuluar burimin e kësaj ere. Ndihma e shpejtë qëndronte në një distancë të sigurt duke pritur derisa dikujt t’i binte të fikët. Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, u bënte shoqëri banorëve të shqetësuar dhe së bashku me ta çuditej e hamendësohej se ç ’duhej të bënte. Kryetari i Aerodromit, Zlatko Marin nuk u shfaq fare.
E ndërkohë që përhapeshin teori nëse rusët na kanë sulmuar edhe ne siç i kanë sulmuar britanikët me helm të ri, pasi u eliminua mundësia që dikush të kishte qenë duke gatuar me sasi të mëdha hudhre, ndërtesën e pushtuan njësitë speciale të ARM për të gjetur armë atomike, biologjike apo kimike.

Qendra për menaxhim me kriza dhe Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, të cilat duhet të jenë të parat që paraqiten në këso lloj rastesh, nuk u shfaqën aspak. E edhe po të ishin shfaqur, do të ishte e kotë, pasi ato nuk kanë pajisjen e nevojshme për të zbuluar gazra. Pajisjet i ka Inspektorati shtetëror për ekologji, por as ata nuk erdhën. Gjashtë orë më vonë, duhej të ngrihej ushtria që të konfirmonte se çfarë halli kanë banorët e ndërtesës.

E në fund, kur u vërtetua se sulmi me helm luftarak vjen nga brenda, nga një banesë ku fqinjët me muaj të tërë kanë mbledhur pelena të përdorura, banorët nuk e kishin besuar, e  kështu kryetarit Shilegov i është dashur  t’u tregonte një video që ta shihnin me sytë e tyre. Pasi askush më nuk u beson institucioneve.

2Eh, kaq e pat edhe aftësia e shtetit të Maqedonisë. Ndërsa tani të flasim pak për karakteristikat e popullit tonë që na u shfaqën bukur mirë në këtë rast.
Banorët na qenkan sjellë si maqedonas tipikë. Ata kanë qenë në dijeni të problemit për 20 vjet por nuk kanë ndërmarrë asnjë lloj gjëje. “Unë të telefonoj? Le t’i marrë dikush tjetër, more. Hesht aty, mos fut hundët ku s’të takon”. Plus, tërë kohën ankohen. Ka ndonjë sjellje më maqedonase se kjo? Dhe bëjnë thashetheme: “Ua, çfarë komshinjsh që kemi në kat të dytë, pa pa pa,…” Apo bëjnë sehir:”Janë gjynaf njerëzit”…” Por, askush nuk i përvesh mëngët që të ndihmojë. Apo të paktën të marrë në telefon institucionin përkatës që mund të japë ndihmën. Përsëri po kthehemi te e vjetra: “Pse nuk paraqitet dikush tjetër? A nuk karakterizohemi si popull për nga mikpritja, ngrohtësia, zemërbutësia…

Një rast i vetëm me erë të keqe në ndërtesë na tregoi se si funksionon Maqedonia në këmbët e veta. Kështu jemi ne. Të frikësuar, jotolerantë dhe të papërgjegshëm. Presim që problemin të na e zgjidhë dikush tjetër ose të zgjidhet vetë. Që të mund të gjejmë fajin diku tjetër.

3Ashtu siç tani ia gjejnë fajin tërë botës perëndimore, të gjithë ata që duan që referendum të mos ketë sukses.

Tramp i dërgoi një letër Gjorge Ivanovit, zëvendëskryetari i SHBA-ve, Pens e mirëpriti Zaevin, sekretari për mbrojtje Matis bëri një shëtitje Uashington -Shkup, sekretari shtetëror Pompeo e mirëpriti Nikolla Dimitrovin, zyrtari i lartë i Departamentit të shtetit Ves Miçell në Shkup është më aflr Hojt Jisë….për Hanin nuk publikojmë më farë kur na viziton. Mogerini u bë e jona. Të gjitha ata hollandezë, norvegjezë, austriakë, italianë nuk po arrijmë t’i regjistrojmë. Tereza Mejin nuk e kemi harruar, por ministri i Evropës sër Alen Dankan sapo na rikujtoi se edhe kryeministri i Britanisë ka ardhur të na japë mbështetjen e tij. Nga Gjermania na erdhi struktura më i ngushtë e Qeverisë – kancelarja Merkel, ministri i punëve të jashtme Hajko Mas dhe ministrja për mbrojtje Ursula fon der Lajen. Kurse ministri për çështje evropiane, Mihajl Tor nuk llogaritet fare kur vjen.

Maqedonia është sërish në qendrën e interesave strategjikë të fuqive të mëdha. Por, së pari këto interesa duhet të përputhem me interesat e Maqedonisë. Pasi fuqitë e mëdha kanë pasur interesa për Maqedoninë është në Bukuresht në vitin 1913. Por ata interesa nuk kanë qenë të njëjtë me interesat popullit të Maqedonisë.

E tani, kur interesat historikë na përputhem për herë të parë, çfarë do të bëjë vallë maqedonasi i frikësuar, vetjak, inatçi, ziliqar, jotolerues? Do të bojkotojë.

4Ashtu siç do të bojkotonte dhe deputeti Trajko Veljanoski, i cili nuk e lëshonte karrigen e Parlamentit deri në 27 prill të vitit të kaluar, e erdhën dhunuesit t’ia ruajnë. Nuk do të votoka për marrëveshjen me Greqinë. I dëgjuam në bisedat e përgjuara Jankulloskën dhe Gruevskin se si koordinohen për ta shpëtuar birin e tyre nga burgu i Greqisë, kur e kapën me drogë në kufi. Ai do ta bojkotoka marrëveshjen me Greqinë. Kush e di se për çfarë ka qenë i gatshëm të bëjë marrëveshje me Greqinë për të shpëtuar të birin kur shkonte në gjykime në Kukush. Atëherë e ka pasur mirë me Greqinë.

Besa, dëgjuam edhe çfarë ide ka pasur për ndryshimin e emrit edhe Antonio Milloshoski, bojkotuesi më i zëshëm. E tani edhe deputetë të tjerë të VMRO-DPMNE-së me patetikat e tyre na tregojnë se edhe Maqedonia për ta ka qenë një dashuri dhe ideal i përjetshëm. Si duket për ne, që kemi vetëm pasaporta të Maqedonisë, që përkundër atyre kemi edhe fëmijë që kanë pasaportat maqedonase, Greqia dhe Bullgaria janë dashuria jonë e përjetshme.

 

Madje edhe Joahn Tarçulloski u ofrua në mënyrë heroike që maqedonasit e tij ta vrisnin me kamë, nëse nuk do të votonte për ndryshimet në kushtetutë. Çfarë mund të presën nga një VMRO shpirtzi. Vetëm për sharje, vrasje e tradhti flasin. Nga shekulli 19 e deri më tani.

Dhe lideri Hristijan Mickoski nuk mund ta thotë qëndrimin e partisë për referendumin. Por ama për këtë mund të thotë turlifarë citatesh patetike për vrasje.

VMRO dhe organizata janë trashëgimi histori për të gjithë ne. Kurse këta që na e vodhën VMRO për ta vënë emrin e tyre në emër të partisë, dhe në atë kohë e vodhën dhe e shkretuan shtetin, tani po na vjedhin edhe patriotizmin. Dhe si shumë herë në histori, përsëri janë në anën e gabuar. Pasi, ne nuk na intereson për Maqedoninë, siç e kishte gajlen, Vanço Mihajllovi, i cili kur partizanët për herë të parë luftuan për shtetin e Maqedonisë, ia mbathi me fashistin Ante Paveliq në Itali.

.

Fshihen pas një patosi patriotësh dhe vetësakrifice që të mund të fshehin interesin e tyre të vetëm. Të mos shkuarit në burg. Do të vritkan ata edhe në shekullin e 21. E do ta vritkan edhe Maqedoninë që të shpëtojnë veten.

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира