OPTIMIZËM CINIK

Është cinike të përsërisësh qindra herë se integrimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor është çështje shumë e rëndësishme e BE-së e ndërkohë në terren ta bllokosh po këtë integrim.

1 Domethënë, na pret edhe një muaj pritje date. Edhe një Këshill i BE-së, Samit i BE-së apo sido që t’u quhen trupat që në mënyrë parimore po tallen me ne tashmë 30 vjet, që na mendimi i Komisionit të Bandenterit se vetëm Sllovenia dhe Maqedonia nga republikat ish jugosllave i plotësojnë kriteret për pranimin si shtete të pavarura nga ana e bashkësisë së atëhershme evropiane.
Ministri i punëve të jashtme të Portugalisë Augusto Santos Silva, në funksionin e kryesuesit të BE-së në Sofje deklaroi: “Gjithmonë është e rëndësishme të dëgjohet zëri i anëtarëve të rëndësishëm mbi temat relevante. Bullgaria është lider i cili punon në krijimin e politikave tona drejt Ballkanit”.

Super. Që kur Bullgarinë e keni lider në krijimin e politikave të Ballkanit, ne po presim edhe ndonjë datë tjetër.

Disi jam tejet i kujdesshëm kur bëhet fjalë për iniciativën portugeze. A ju kujtohet Deklarata e Lisbonës në qershor të vitit 1992, kur nën kryesimin e Portugalisë, bashkësia e atëhershme evropiane vendosi që, pavarësisht mendimit të komisionit të tyre të Bandenterit, shtetet anëtare të mos pranojnë një shtet i cili në emrin e tij përmban fjalën Maqedoni? Kishim fat që menjëherë pas Portugalisë, kryesues i bashkësisë evropiane ishte Mbretëria e Bashkuar dhe me ndihmën e SHBA-së britanikët arritën që në dhjetor të vitit 1992 çështjen për shtetin tonë ta heqin nga Evopa, e kështu në 1993 u bëmë shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara.

Britania nuk është më në BE.

Nuk dua ta zvogëloj mundin e portugezëve që të nxisin Bullgarinë të heqë dorë nga vetoja që në fillim të negocimeve me BE. Përpjekja e tyre është për t’u respektuar. Është për t’u respektuar edhe përpjekja e Gjermanisë. Nuk besoj se dikush ka investuar më shumë mund se sa Gjermania që ta shtyjë Maqedoninë drejt BE-së gjatë këtij gjashtëmujori të fundit, kur ishte kryesues i BE-së. Por, interesi i Bullgarisë është më i rëndësishëm për BE-në se sa interesi i Gjermanisë.

Andaj dhe nuk mund të jem optimist. Pasi, cinizmi i BE-së e vrau optimizmin e Maqedonisë. Është cinike të flasësh për vetëpërcaktim, dallime dhe respektime të të drejtave bazore njerëzore si vlera themelore të BE-së e ndërkohë në terren të kesh kuptimin e përgjithshëm se një shtet anëtar i mohon këto vlera te një shtet që dëshiron të bëhet anëtare e BE-së. Për më tepër, ky shtet që dëshiron t’i bashkangjitet BE-së i ka plotësuar kushtet për fillim të negociatave.

Çfarë mesazhi na dërgon BE-ja? Se nuk keni pengesë tjeter për fillimin e negocimeve me BE-në, përveç pranimit të shantazheve të Bullgarisë dhe të thoni se keni qenë bullgarë të cilët një mëngjes u zgjuan dhe vendosën të ndjehen maqedonas. Epo, esenca e vetëpërcaktimit është pikërisht që të thuash se si ndjehesh. Si mund të jesh optimist, kur në shekullin 21 duhet të shpjegohemi për këtë çështje ndaj shteteve anëtare të BE-së? Me të vërtetë është qesharake. Mendoj, tragjike, por edhe qesharake.

Dhe – është cinike të përsërisësh qindra herë se integrimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor është çështje shumë e rëndësishme e BE-së, e ndërkohë në terren ta bllokosh po këtë integrim.

2 E kështu, Bullgaria është lideri i politikave evropiane të Ballkanit, kurse ne do të përzëmë diplomatët rusë.
E dija se kishte ndonjë arsye më serioze se pse me vite ne nuk dërgojmë ambasador në Moskë dhe se pse në ambasadën e atjeshme kemi vetëm dy diplomatë. Për arsye që kur të vijë koha që ne të përzëmë dimplomatët rusë, ata të mos kenë se kë të përzënë.

Gjoja se ne vendosëm ta përzëmë se ia kemi ndjekur aktivitetet. Jemi me fat që ndodhemi në një terren të rëndësishëm gjeostrategjik ku dikush tjetër dërgon aksion për diplomatët e stacionuar në Shkup. Neve na iku një ish kryeministër e ndërkohë akoma zhvillohet hetimi se si ka arritur të arratiset na policia, e tani flasim se si ua paskemi ndjekur aktivitetet diplomatëve.

Plus që nuk ka se kush të përndjekë spiunët rusë. Shërbimet e sigurisë tani janë të zëna me hetimet mbi atë se kush i ka vjedhur manushaqet nga qendra e Manastirit.

3 Nga doli, vallë, tani rehabilitimi i Sërgjan Kerimit dhe Valentina Bozhinovskës, dhe si u shfaqën në listën e këshilltarëve të ministrit të punëve të jashtme Bujar Osmani? Shumë më intereson se si qeverisë i është kujtuar që t’i thërrasë mu këta. Cili është ai mekanizëm që ka bërë që ata për vetëm katër vjet të marrin sërish një lloj funksioni shtetëror, po qoftë ky edhe funksion këshilltari dhe pa pagesë. Nuk më çudit nëse Kerimi dhe Bozhinovska i kanë zgjatur mekanizmat e tyre që të kthehen në jetë si të mos kishte ndodhur asgjë më parë. Por, jam shumë kurioz të di se sa e madhe është fuqia e këtij mekanizmi që ata të ndodhen në Këshillin e ministrit. Kjo do të thotë se si njëra palë si tjetra funksionojnë në mënyrë të përkryer si zorë të ndërlidhura. Pas atij fjalimi në natën e thikave, nëse do të isha unë në vend të Bujarit as nuk do t’i flisja Valentina Bozhinovskës, e jo më ta thërrisja që të bëhet këshilltarja ime. Ç’kujton Bujari? Për kë ishin thikat që i kërkonte këshilltarja në dhjetor të 2016-ës?

Për fat të pakën këto katër vjet u krijua një opionion kritik publik që nuk ka aq shumë frikë të flasë, siç frikësohej në kohën e thikave të gjata. Prandaj nuk mundet që një organ joformal qeveritar të na “shitet” si proces i pajtimit. Pasi kur Qeveria flet për pajtimin me të dyshuarit e krimeve dhe dhunuesit është njësoj si atëherë kur BE-ja dërdëllit mbi atë se sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor.

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира