PERDJA E HEKURT

a:1:{s:11:"td_subtitle";s:62:"Mutinukeduroipresionin.Ponjerëzit,athuasindjehen ?

1 Presidenti Gjorge Ivanov vazhdon me fjalimet e tija, me të cilat më këmbëngulje do të na bindë që të gjithë jemi fajtorë për rënien e Maqedonisë, që e quajnë- krizë politike. Për 25 vjetorin e Maqedonisë, ai tha se ky vit duhej të ishte një moment historik dhe fillim i ri, por ne “vazhduam të zhytemi gjithmonë e më thellë në baltën e revanshizmit dhe akuzimeve  të ndërsjella”.

Jo. Kjo nuk është patetikë. Kjo është propagandë e pastër, me të cilën qeveria e presidentit Ivanov do të na amnistojë nga përgjegjësia për krizën, në të cilën vetë na solli dhe t’i fajësojë të gjithë që nuk janë për shtetin se janë pikërisht ata fajtorët për fundosjen e tij. Ka gjetur kush të flasë se po zhytemi më thellë në baltë. Po, kush na tërhoqi që të zhyteshim? Kush fal 56 politikanë dhe bashkëpunëtorët e tyre, të dyshuar për krim të rëndë? Kjo na tërhoqi që të fundosemi në momentin kur  mezi i mbanim kokat lart, që mos të zhyteshim tërësisht në baltë e të mbyteshim.

Fjalimi i zbukuruar me fraza patetike është propagandë e shpikur. Ka gjetur kush të na flasë se “u dashka të ruajmë lirinë në zemrën e Maqedonisë”. Ne do ta ruajmë lirinë në zemër. Ata le ti ruajnë paratë tona të vjedhura në Belize. Atyre nuk u duhet ta ruajnë lirinë. Do të provojnë ta blejnë.

2 Në kohën kur LSDM-ja ishte në pushtet, iu qëlloi të festohet 100-vjetori i kryengritjes së Ilindenit. Organizuan një festë mizore. Tani, VMRO-istëve u qëlloi të organizojnë festë për 25 vjetorin e pavarësisë së shtetit, për të cilën luftuan VMRO-sitët e vjetër. Edhe kjo, mizore.

Nuk na qenka koha për festë. Po si jo. Gjithmonë është koha për festë. Vetëm që, te ne nuk bëhet  dallim mes qeverisë dhe shtetit. Kështu ka qenë edhe gjatë kohës së komunizmit. Te ne, qeveria i rrëmbeu festat, siç e rrëmbeu shtetin. Nëse nuk e do qeverinë, nuk e do as shtetin.

E çfarë kemi pas 25 vjetëve shtet të pavarur? Deklaratë të veçantë nga lideri i qeverisë dhe një tjetër nga lideri i opozitës, njëlloj të transmetuara në media, se tani është modernitet të aktrojmë sikur kemi balancë. Kurse, liderët e partive politike shqiptare nuk kishin asnjë lloj trajtimi të veçantë, se nuk kanë çfarë të deklarojnë.

3 Pas 25 vjetëve pavarësi dhe 10 vjetëve njëmendësie faktike, vetëdijesohemi që në fakt, ne po jetojmë në një luftë të ftohtë civile. Kjo është fjala e vërtetë për atë që ata quajnë krizë politike, sepse kriza politike tashmë nuk është vetëm në politikë dhe në parti. Ajo prej kohësh është shpërngulur në jetën e përditshme – në punë, në lagje, në shtëpi, në shkollë, në fakultet, në shoqata pensionerësh, në koncert, në teatër, në festival, në stadium, në sallë sportive, në ndihmë humanitare për të prekurit nga vërshimet dhe te të varfërit…

Dallime të patejkalueshme. Ose ju, ose ne. Ndërsa të gjithë – edhe ne edhe ju – hyzmeqarë të atij një përqindëshi që e rrëmbeu shtetin.

Kjo qeveri, në krye me VMRO-DPMNE-në, në vend që ta nxjerrë më të mirën, arriti të nxjerrë më të keqen nga maqedonasit. Frikacakë, të korruptueshëm, të trashë, dembelë, ziliqarë dhe pasivë-agresivë. E më e keqja, i ushqen tashmë 10 vjet. Me të gjitha mjetet e disponueshme dhe me paratë tona. Dhe në këtë mënyrë e ngriti perden e hekurt.

4 Nëse nuk vdesim nga patetika e Gjole dhe patriotizmi i Gruevskit, atëherë do të vdesim nga simbolika e “Shkupit 2014”. Në mbrëmjen e jubileut më të madh, ndërsa Armata gjuante me njësi të nderit nga Kalaja, në qendrën e Shkupit plasi një tub kanalizimi. I gjithë muti doli në sipërfaqe. Dhe e mbylli urën “Liria”. Muti nuk e duroi dot presionin. Po njerëzit, a thua si ndjehen?

Por, kjo nuk është e gjitha. Nga tubi i plasur u krijua një liqen në Ministrinë e punëve të jashtme. Dhe me këtë tub pranë gardhit të artë prej milionë eurove, uji nga liqeni diplomatik, derdhej në Vardar. Rrjedhje natyrale, siç ka qenë prej shekujsh. Selaniku është i yni. Çfarë simbolike, çfarë bakraçi…Presion diplomatik mbi Greqinë. Dhe atë pikërisht në 8 shtator.

Por, kjo nuk është e gjitha. Gazetarët nuk i lejuan ta inçizojnë gardhin dhe liqenin e fekaleve. Në urën “Liria”, policia e ruante mutin nga sytë e publikut.

Eh, si mos ta duash Maqedoninë!                                    

Përktheu: Fjolla Zllatku

AUDIO PODCAST

Слушај тука

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира