PO VJEN KOHA

Na bëftë mirë dreka.

1 Kjo që thotë VMRO-DPMNE-ja se do të marrë pjesë me ministra në qeveri teknike, por nuk do të votojë për Qeverinë, sa budallalleske, është edhe e pashpjegueshme, kur bëhet fjalë për lidershipin e Hristijan Mickoskit. Madje do të ishte befasi që ai, të paktën kësaj here të mos ishte “antikundërshtar”, siç është gjatë gjithë kohës si lider partie. Dua të shkoj në NATO, por të mos votoj për ndryshime kushtetuese. Dua të shkoj në BE, por jo të votoj për ndryshime kushtetuese. Në fakt, VMRO-DPMNE-ja gjatë gjithë kohës ndërkohë që është në opozitë, është kundër gjithçkaje dhe gjithçka bllokon. Pse? Për çdo rast.

Kjo është një politikë e vazhdueshme e partisë më të madhe opozitare – që për asgjë asnjëherë të mos marrë përgjegjësi, në mënyrë që të mundet gjithmonë të fajësohet dikush tjetër. E diç e do rendI, tani thotë: Dua zgjedhje, dua qeveri teknike, por nuk dua të votoj për qeveri teknike.

Cilën përgjegjësi dëshiron ta shmangë tani Mickoski, me atë që nuk do të votojë për qeveri teknike në të cilën do të ketë ministër për punë të brendshme, ministër për punë dhe politikë sociale dhe edhe disa vende zëvendëse në ministritë kryesore?

Çdo ditë, për vite të tjera na e plasi kokën me “Dua zgjedhje, dua zgjedhje”. Ja, më në fund erdhi edhe koha e zgjedhjeve. Por para zgjedhjeve, 100 ditë duhet të ketë qeveri teknike. Le ta pyesë tani dikush Mickoskin: Dëshiron zgjedhje, apo nuk dëshiron zgjedhje?

2 Nuk ka asgjë të fshehtë në drekën e fshehtë të Ali Ahmetit, Dimitar Kovaçevskit dhe Zoran Zaevit, që ka zgjatur katër orë, për të cilën dikush nga BDI-ja u përpoq të mos ishte i fshehtë duke zbular lajmin si një lajm ekskluziv në TV “Klan”. Si të ishte një nga ato kumtesat e thata për të ardhmen në BE, të shkruara në Kabinetin e zëvendës kryeministrit Artan Grubi, se “në takim kanë diskutuar për frontin evropian dhe zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare”.
E përkthyer, kjo do të thotë se LSDM-ja si partia më e madhe në pushtet ka nisur nga BDI-ja të kërkojë ndihmë që të mos i humbasë në mënyrë katastrofale zgjedhjet e kësaj pranvere. Çfarë është evropiane në qeverisjen e BDI-së, përveç tregimeve për integrimin në BE të ministrit Bujar Osmani? Çfarë është evropiane në qeverisjen e LSDM-së përveç tregimeve për klasterët, skriningjet dhe fotografitë në Bruksel të zëvendë skryeministrit për çështje evropane Bojan Mariçiq?

Katë orë kanë folur për BE-në? Po për Maqedoninë, kanë folur vallë? Kujt do t’ia shesin historinë për vlerat evropiane ata që erdhën në pushtet duke premtuar drejtësi e për shtatë vjet nuk arritën as edhe një gjykim ta çojnë deri në fund? Jo vetëm që nuk ia dolën të kthejnë besimin te institucionet dhe gjyqësia që u rrëmbyen nga VMRO-DPMNE-ja, por miratuan dhe ligjin për zvogëlim të dënimeve që të mos shkojnë në burg ata për të cilët në protesta bërtitej “Do të shkoni në burg”.

Janë vizionarë. Kjo gjë u konfirmua në atë mënyrë që u siguruan edhe vetë që në të ardhmen të mos shkojnë në burg nëse i kapin duke vjedhur.

Ja, ky ështe vizioni i të ardhmes maqedonase në BE.

3 Herë tjetër kur të ndajnë me njëri-tjetrin mendime evropiane, në drekë le ta thërrasin edhe Danella Arsovskën, kryetaren e Shkupit. Në emërimin e saj si lidere të “Nova Alternativa”, mysafir nderi ishte sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Mile Zeçeviq. I kthehen me kulturë politike kulturës së saj, kur e mundi kandidatin e tyre Petre Shilegovin me mashtrim të paketuar në pallatin e VMRO-DPMNE-së dhe me mprehtësinë e paketuar në përrallën “edhe e pavarur, edhe menaxhere e suksesshme, edhe grua”.
Duhet të jenë shumë të dëshpëreuar, kur mendojnë se Danella aq shumë do t’ia katandisë trupin votues Mickoskit dhe kjo do t’i ndihmojë LSDM-së të ketë leverdi në zgjedhje.

Në mënyrë të vetëdijshme i tëhuajëzuojnë votuesit që tradicionalisht anojnë drejt tyre, e faktorizojnë Danellën që të marrë vota nga VMRO-DPMNE-ja, a votat që LSDM-ja për shkak të kësaj pune do t’i humbë, urojnë që do t’ua kompensojë BDI-ja. A i numërojnë votat që do t’i humbin me këtë lloj matematike? Veç kësaj, e mendojnë veten se janë partner i barabartë në negociata Se nuk janë ata që lusin, por që ata i vënë kushtet për koalicion. Se BDI-ja do t’u ndihmojë pa problem. Falas. Pa asnjë përfitim. Në emër të të ardhmes evropiane, de. E kur të fitojnë, do të sundojnë në frontin evropian? Njëlloj si tani. Në çdo vërtetim të korrupsionit, nepotizmit, dhunës dhe paaftësisë, nga BDI-ja do t’i akuzojnë për albanofobi, ndërsa LSDM-ja do ta legjitimojë korrupsionin dhe do t’i urrejë sinjalizuesit.

Ja, erdhi koha që LSDM-ja shtetformuese të pagëzohet si BDI dhe Danella që të shpëtojë në zgjedhje. E ndërkohë, vetë kjo LSDM, nga shtetformuese, me gjithë korrupsionin, vjedhjen dhe joprofesionalizmin u shndërrua në shkatërruese të shtetit. Prandaj, kërkon shoqëri për drekë me të ngjashmit si ajo.

4 Kjo është ndonjë strategji politike të cilën ne që kemi inteligjencë mesatare nuk mund ta kuptojmë. Përveçse nëse nuk është menduar që, kur humben zgjedhjet në nivel shtetëror, të mundet të paktën edhe dy vjet të fitohen tenderat e Qytetit të Shkupit.

5 Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se nepotizmi në firmat shtetërore është karakteristikë e të gjitha shteteve në tranzicion, por “vjen koha kur profesionalizmi do të jetë më i rëndësishmi, më kryesori”.
Cila kohë do të vijë? Koha e VMRO-DPMNE-së, e cila 11 vjet tregonte profesionalizëm pa nepotizëm, me kushëririn që kryeministri e kishte vendosur shef të policisë së fshehtë që të na kontrollojë të gjithëve dhe me kumbarin ministër të financave që ia menaxhonte vjedhjen e parave të popullit. Vjen koha kur për kryeministër përgatitet lideri i partisë që ka përparuar në profesion në atë mënyrë që ka qenë asistent i babait të tij në fakultetin shtetëror.

Meqenëse LSDM-ja i kishte pak shtatë vjet në pushtet që ta pastrojë nepotizmin dhe punësimet partiake në firmat shtetërore, do të vijë koha kur VMRO, MVRO-ja me profesionalistët e tyre dhe kuadrot pa nepotizëm të vazhdojë aty ku mbeti para shtatë vjetësh.

Na bëftë mirë dreka.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира