1 Që nga viti 2022, në festivalin për zgjedhje të Këngës për Eurivizion, Karolina këndonte “Od nas zavisi” (Prej nesh varet) që “ndonjë copë e vogël toke në jug të mund të jetë parajsë”. E kështu erdhi 2008 dhe vetoja greke për NATO-n. Dhe erdhi 2011 dhe aktgjykimi i Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë me të cilën e fituam Greqinë, por në NATO nuk hymë.
Varej prej nesh kur në vitin 2018 e ndryshuam emrin me ndryshimin e Kushtetutës. Por menjëherë pas kësaj, kur erdhi koha të varet nga BE-ja, u bindëm se varet nga Bullgaria. E prej nesh – aspak.
Prandaj, më e mira do të ishte për qeverinë që të mos na thoshte se për të hyrë në BE, gjithçka varet prej nesh. Është kontraproduktive. “Prej nesh varet” është vetëm një frazë tjetër e harxhuar e rrugës së Maqedonisë drejt BE-së.
Për më tepër që, thelbi i eurointegrimit tonë të pasukseshëm është moskonsistenca e BE-së. Ç’të duhen kriterete e Kopenhagës, reformat, gjyqësia, antikorrupsioni, të drejtat njerëzore, ekologjia, qeverisja e mirë, ligjet me flamuj evropianë, kur detyra kryesore është – ndryshojeni Kushtetutën. Dhe kur kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se “tani varet prej nesh”, nuk besoj se edhe vetë ai e beson atë që e thotë. Njëlloj sikuse nuk besoj se edhe kur lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski thotë “nuk pranojmë ndryshim të Kushtetutës nën Kushtetutën bullgare”, ai nuk është i vetëdijshëm se ky diktim bullgar me atë propozim fatkeq francez të verës së kaluar u bë diktim evropian.
Dhe, kur nga e gjithë ajo që duhet plotësuar në mënyrë që “kjo copë e vogël toke në jug të jetë parajsë” detyra kryesore do të jetë “Ndryshoni Kushtetutën”, le ta plotësojmë edhe atë detyrë. Por, çfarë nga momenti kur do ta ndryshojmë Kushtetutën? A do ta ndryshoni vallë ju Bullgarinë? Pasi, apo, nuk negociojmë me Bullgarinë, negociojmë me BE-në?
Po si, po si…
2 Ministri për punë të jashtme Bujar Osmani ka pasur takim me zëvendës ambasadorin amerikan, ambasadorin e BE-së dhe ambasadorin e Holandës dhe nxori kumtesë se “këtë herë çelësi është te ne, dhe me mirënjohje të veçantë shohim kundrejt mbështetjes së miqve tanë ndërkombëtarë të cilat siguruan garanca me të vërtetë serioze me mbështetjen e shteteve në këtë proces”.
Për çfarë garance flet Osmani, kur evropianët vetë thonë se nuk mund të japin garanca të tilla? Cilat janë ato “garanca serioze” kur BE-ja nuk ka sistem që të japë deklarata të tilla? Dhe nuk e di se pse Osmani vazhdimisht përpiqet t’u ndihmojë evropianëve t’ua lajë faqen, nga ajo që Bullgaria u bëri duke ua keqpërdorur sistemin. Vazhdimisht përpiqet t’u ndihmojë 26 shteteve anëtare të BE-së ta kapërdinë turpin që lejuan në klubin e tyre elitar deomkratik të bëhet diçka normale që dikush të mos pranojë ekzistencën e një populli dhe gjuhe. Në vend që t’ia çajë kokën e t’u thotë: “Si nuk keni turp”, Osmani me këmbëngulje përpiqet që të jemi na ata që ndjejmë faj për fajin e evropianëve.
Si or ministër Osmani, “këtë radhë çelësi është te ne”, kur drynin akoma e mban të kyçur prej brenda Bullgaria? Edhe ai Radevi as që e fsheh se madje edhe po ta çelnim këtë dry, ata do të vënë edhe një. Edhe një. Edhe një…
3 Dhe ja, prapë do të them – edhe nëse do ta ndryshonim Kushtetutën, e çka pastaj? Kur nuk e kemi bërë ndryshimin, kur BE na e ka kërkuar? Dhimbja jonë nuk është që eurointegrimi të varet prej nesh. Dhimbja jonë është që anëtarësia jonë në BE të mos varet nga Bullgaria. Si nuk e kanë të qartë këtë edhe qeveria jonë dhe ajo treshe e ministrave evropianë që na vijnë dhe me shumë mundësi do të vazhdojnë të na vijnë dhe të na bindin që ta ndryshojmë Kushtetutën? Shumë lehtë e thonë atë “prej jush varet”, e në fakt shumë mirë e dinë se nuk varet prej nesh. Varet prej atyre. Nëse janë të sinqertë te kjo që thonë dhe nuk na shesin pallavra se me të vërtetë duan zgjerim të BE-së, le ta përmbledhin Bullgarinë, që të përfundojnë së na destabilizuari.
Dhe ja, do të them prapë – edhe nëse e ndryshojmë Kushtetutën. A është problem të ndryshohet Kushtetuta? Por nëse BE-ja, po edhe SHBA-ja që e mbështetën atë propozim të pafat francez, i lejojnë Bullgarisë të ketë edhe më shumë kërkesa edhe pas futjes së bullgarëve në Preambulë, kjo do të thotë luftë vëllavrasëse te ne në kuptimin e plotë të fjalës. Kjo urrejtje mes LSDM-së dhe VRMO-së, e nxitur për më tepër me fuqizimin e të Majtës proruse dhe arrogancës së BDI-së, të cilët, nëse i akuzon se vjedhin do të të bëjnë albanofob, por nuk do të dalë për mirë. Sidomos që VMRO-ja tashmë e sheh veten si fitues të zgjedhjeve dhe bën lista.
Po ne tashmë kishim një sulm të organizuar të Kuvendit. Akoma Nikolla Gruevskin e llogarisin si politikan të cilit ia masin rejtingun e anketave. E për më tepër që nëse Shqipëria i fillon negociatat, e ne jo…Se demek Shqipëria e ka merituar, e ne jo…Ja, kaq varet prej nesh. Dhe prej kritereve të Kopenhagës nga BE.
Mos more…
Kritere të Kopenhagës, hë? Me një interpretim të Sofjes. Me 16 aktakuza në gjyqin në Strasburg për shkak të mospranimit të pakicës maqedonase në Bullgari, anëtare e flaktë në BE.
Kriteret fleksibile nuk janë kritere. Kriteret, fleksibiliteti i të cilave varet nga fqinji i shtetit që duhet të pranohet në BE – nuk janë kritere. Se mos Bullgaria i plotësoi të gjitha kriteret për hyrje në BE, kur e pranuan në vitin 2007. Akoma vazhdojnë të na e llogarisin për një anëtare normale të BE-së. Gjashtë vjet para Kroacisë u futën në BE, e akoma nuk i pranojnë as në Shengen as në eurozonë, sepse janë shtet shumë serioz. Se mos Qipro mund të pranohet si një ishull i tërë si anëtare e BE-së, edhe pse është shtet i ndarë, i shitet OKB-së si paqebërës, por ama Bosnja Hercegovina nuk mundet. Se mos Hungaria dhe Polonia i respektojnë kriteret e Kopenhagës, sidomos ata për të drejtat njerëzore, por Mali i Zi që i filloi negociatat që nga viti 2012 as që i respekton. Vetëm 600.000 janë dhe atë me dalje në det, por korrupsioni i tyre politik mund t’i cenojë vlerat e BE-së shumë më seriozisht se korrupsioni rumun dhe bullgar sëbashku. Mbase vetëm Kroacinë e kanë maltretuar afërisht sa ne, edhe pse, atyre të paktën nuk ua kontestonin faktin se janë kroatë dhe flasin gjuhën kroate.
Bashkimi Evropian në rastin e Maqedonisë i neglizhon kriteret e Kopenhagës. Shtetet – anëtare në BE ndoshta ndihen mjaft të fuqishme që të mund t’ia lejojnë vetes një ndalesë në zgjerim. Ndoshta krahas luftës në Ukrainë në kufirin lindor, Evropa mund t’i lejojë edhe jostabilitet në krahun jugor të NATO-s. Por Maqedonia nuk mund ta durojë edhe një tradhti nga BE. Maqedonia nuk mund të durojë edhe një veto tjetër.
Nëse edhe pas futjes së Bullgarëve në Kushtetutë, BE-ja dhe SHBA-ja nuk e pengojnë Bullgarinë që të vazhdojë së maltretuari Maqedoninë dhe maqedonasit këtu me të vërtetë do të ketë bela të madhe.
Nuk jemi ne faktor i jostabilitetit, as të BE-së, as të rajonit. Përkundrazi, Bullgaria është faktor i jostabilitetit. Ndërsa BE-ja e ndihmon këtë jostabilitet.
Përktheu: Fjolla Zllatku