RESPIRATORË BRONZI

Të donojmë për shëndetësinë, se Qeveria do t’i shpenzojë paratë për rroga të administratës, e cila rri në shtëpi.

RESPIRATORË BRONZI

1Nuk mund të kuptoj se si edhe në kushte pandemie në prag të një krize të madhe ekonomike, një klasë e privilegjuar, që te ne mban emrin administratë shtetërore, do të vijojë të mbetet po kështu – e privilegjuar. Edhe kësaj here u bë e ditur se pse disa njerëz janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë që u thotë partia e të lejojnë t’u bëhen lloj-lloj përbuzjesh, vetëm që të mbajnë rrogën shtetërore. Ja pse. Që të mund të qëndrojnë dy muaj në shtëpi, ndërkohë që ne të tjerët mundohemi të fitojmë si për vete, si për ta. Sindikata e tyre kërkonte që ata të merrnin rroga të plota. Kompanitë private tani do të marrin kredi që të mos i pushojnë punëtorët, kurse nëpunësit e kompanive private do të duhet të fitojnë të paktën 14.500, që të mund t’i paguajnë 35 mijë denarët e administratës shtetërore, pjesa më e madhe e së cilës qëndron në shtëpi. E madje janë emancipuar brenda natës. Baballarët janë paraqitur se do t’i ruajnë fëmijët. Nuk mund të kuptoj se si në këso kushtesh pandemie dikush llogarit me këta njerëz si numra votash në zgjedhje. E funksionarët, të cilët sido që të jetë janë votues të sigurt, do të marrin një rrogë minimale. E të tjerët, që nuk janë “blerë” mjaftueshëm, do të marrin rrogën e plotë.

Çfarë zgjedhjesh? Zgjedhjet për ne janë po aq larg, sa ç’është gjetja e ilaçit për KOVID-19.

2Sa jam përpjekur të gjej një mënyrë për të shkruar, pa dashur të ofendoj asnjë palë. Por ama, ndërkohë që mjekët, infermierët, policët, zjarrfikësit, ushtarët…mbyten me punë, çfarë mendimi mund të kesh për dikë që në rehatinë e zyrës së tij apo nga shtëpia e tij, kujton se shteti i fiton paratë nga qielli dhe kështu ua ndan funksionarëve? A janë vallë të vetëdijshëm ata se dikush duhet t’i fitojë ato para në mënyrë që shteti të mund t’ua ndalë atyre? Si mendojnë se shteti mund t’ia lejojë mu kësaj klase të privilegjuar mundësinë për të qëndruar dy muaj në shtëpi me rroga të plota me kredi të pezulluara? Tani, që nuk dalin fare nga shtëpia, e madje nuk harxhojnë as për hollahopka, as për gjevrek. Për më tepër që nuk janë ekspozuar ndaj as çfarë rreziku. Dhe vendet e punës i kanë të garantuara. Se mos mërziten gjë për rrogat e arkëtarëve në supermarket, apo për nëpunësit e sporteleve nëpër banka, për bujqit nga të cilët presim ushqimin apo për vozitësit e kamionëve…?

Në vend që Sindikata e punonjësve të administratës të solidarizohet me ta dhe të thotë – le t’i shpëtojmë këta që bëjnë para si për ne, ashtu edhe për ata që duhet të na mjekojnë, të na mbrojnë e të na ushqejnë, ata thanë në mënyrën më egoiste të mundshme: “Na jepni dhe ato para që nuk keni mundësi t’i fitoni!”.

Le të kënaqet administrata edhe dy muaj. Ç’mendojnë ata? Se pas atyre dy muajve do të ketë para për rrogat e tyre? Nga do të marrë rrogën administrata nëse e shkatërron ekonominë? Nuk thuhet më kot: Një dyqan bën një shtëpi. Por nga shtëpia, dyqan mos prit.

3Qeveria apelon për solidaritet. Do të bëjë aplikacion që qytetarët të mund të donojnë nga paratë e kthyera nga “Moj DDV”. Besoj se shumë qytetarë do të shprehin solidaritetin e tyre dhe do të donojnë, ja, të themi për shëndetësinë. Me siguri Qeveria, në vend që t’i çojë ato në shëndetësi, do të shpenzojë për rrogat e administratës.

4Nuk mund të besoj se si lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski me gjithë mend ka dhënë propozimin që shteti t’i marrë paratë nga fondi i dytë privat pensional që t’ia shpërndajë si ndihma në kohën e krizës. Uroj që këtë gjë ta ketë bërë vetëm që të mund të thotë se ka propozuar diçka, e pastaj të mund të ankohet se Qeveria nuk i pranon asgjë. Apo ndoshta e ka bërë edhe nga dëshira për të qenë aktual, që të flitet për të, mos ta harrojmë. Nuk e di, por tjetër arsye nuk gjej dot, pasi kjo gjë që ai po propozon nuk ka as logjikë të inxhinierisë.

VMRO-DPMNE është një parti e së djathtës. Mbajmë mend edhe kohëra të tjera kur kjo parti ka bërë reformat e sistemit tatimor. Kur bënte reforma në fondin pensional me integrimin e shtyllave private. Kur bënte denacionalizim. Për ta, kapitali është i shenjtë. Prona private është diçka që nuk preket dot. Nuk ka logjikë që luftëtarët kundër “komunjarëve” të propozojnë tani “metoda komuniste”.

Ose, thjesht, Mickoski diçka ka dëgjuar, e diçka jo. Diçka i kanë thënë, e diçka nuk ka kuptuar. Tani do të qahet me deklarata dhe shpallje, se si vazhdimisht ka dhënë propozimi, por qeveria nuk ka pranuar.

Ore, le të mos na japë më propozime. Le të nxjerrë ato milionat e shpërlarë e të transportuar nëpër ishuj ekzotikë. Mbase kaq shumë dëshiron që të jetojë atë “film” kjo VMRO-DPMNE nuk është njëjta si ajo e kryetarit të nderuar e të degdisur. Le të kërkojë falje nga gazetarët që thonë se i ngjan Gruevskit. Por, Hristijan Micskoski është kryetar i partisë që ka shpenzuar 600 milionë euro nga paratë tona për bukëpeshk bronzi dhe përmendore që po na shpërbëhen para syve. Çdo ditë nga pallati i barokut, prona e të cilit është ngrirë pasi është nën hetim për financim ilegal të partisë, po na jepen leksione se si të racionalizohen shpenzimet e njerëzve, zëre se ata kanë harruar se ministri i tyre i financave ka mbetur në histori me anë të deklaratës së tij: “Ne jemi budallenj, nuk kemi bukë, e harxhojmë për çokollatë”. Këto janë njerëzit që tani bëjnë llogari për atë se sa respiratorë mundeshkan të blihen”.

Mbi të gjitha, edhe lideri Mickoski në mënyrë sarkastike bën të ditur se numëratorja e Portës triumfale, e blerë nga Zaevi me paratë e tij në mënyrë që të tregonte shumën e kthyer nga xhepat e kriminelëve, akoma nuk paska filluar të punojë. Le të bëjë një xhiro nëpër qendrën e Shkupit. Ai është dhe inxhinier, e di matematikë. Le të llogaritë se sa kilogramë bronz na duhen për një respirator nga 600 milionë eurot të përpjesëtuara me katrore gipsi.

5Ja ku u lëvdua dhe më i riu i VMRO-DPMNE-së. Partia ka bërë të ditur se “ekipi shëndetësor i UMS (Union i Forcave Rinore) të VMRO-DPMNE-së në periudhën e kaluar ka punuar mbi përkthimin e dokumenteve të rëndësishme për parandalimin, trajtimin dhe menaxhimin e pasojave të pandemisë së virusit korona”.
Kjo nisur nga fakti se raportet dhe rekomandimet e Institutit të shëndetit publik dhe të Ministrisë së shëndetit nuk i përmbushin standardet e anëtarësisë së VMRO-së, e kështu partia ka vendosur, që ndërkohë që janë në pushim, t’i shfrytëzojë fituesit e Nobelit të mjekësisë dhe farmacisë në UMS, që t’ia ofrojnë zbulimet te të cilat nuk ka pasur qasje askush.

6Zëvendës kryeministrja dhe ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, ministri i shëndetësisë Venko Filipçe dhe kryetari i Shkupit Petre Shilegov kanë bërë dy herë shqyrtim për vendosjen e spitalit të improvizuar pranë Klinikës infektive të Shkupit. Hera e parë ishte kur bëhej tamponimi i terrenit, gjë e cila në kushte normale do të shërbente si hedhje e një lopate për një gur-themel. E hera e dytë ishte kur i ngritën tendat, që i bie të jetë si përfundimi i një karabine.

Sinqerisht, uroj shumë që të mos ketë kurrë nevojë për atë spital. Ashtu sikurse sinqerisht shpresoj se nuk do t’u kujtohet që ta mirëpresin pacientin e parë me prerje të shiritit të kuq.

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира

Коментари