RRETH MAGJIK

Mos më hidhëro me shefin

1 Ku kemi arritur, vallë, me mësimet jetësore? Për shembull, çfarë kemi mësuar pas vërshimeve në Shipkovicë në gusht 2015, kur humbën jetën gjashtë veta? Po kanalet, janë pastruar? A është pyjëzuar siç duhet ajo që si fillim u pre pa leje? A janë mbledhur plehrat? Apo, çfarë kemi mësuar nga mësimi për Stajkovcën në gusht 2016, që mori 22 jetë? Në gusht 2019 kishte zjarr të madh në liqenin e Velesit Mlladost. Kryeministri Zoran Zaev premtoi se do të rritet numri i zjarrfikësve në njësitë zjarrfikëse lokale dhe se do të trajnohen pilotë të rinj për fluturimi me “ejër trajektoret” për fikjen e zjarreve. As avionë nuk pamë, e as numri i zjarrfikësve nuk u rrit.

Dhe pse të jetë fajtor drejtori i Qendrës së menaxhimit me kriza Stojançe Angellov për faktin se nuk ka mjaftueshëm zjarrfikës, për faktin se jo vetëm që nuk ka pilotë, por as avionët nuk janë servisuar, si dhe për faktin që helikopterët e ushtrisë sonë nuk mund të fluturojnë në temperatura të larta? Stojançe është fajtor vetëm për faktin se jep deklarata, e kështu e kthen vëmendjen drejt vetes së vet, ndërsa ne harrojmë se përgjegjësia u takon atyre që janë me të vërtetë përgjegjës. Si menaxhohet kriza kur nuk ka se çfarë dhe kush të menaxhojë dhe të menaxhohet?

Kjo është historia e njëjtë me mungesën e pasaportave dhe tabelave të regjistrimit, me prokurimin e dëftesave të reja, me vonesën në dërgimin e insulinës, me certifikatat nga librat amë…vetëm se më dramatike dhe me më shumë viktima. Planifikimi – zero. E madje, edhe ato pak resurse që kemi, nuk i shfrytëzojmë.

Për më tepër edhe lëvdohemi: Ne jemi NATO. Ç’NATO ore, kur nuk mund t’i servisojmë as ata tre avionë për fikjen e zjarrit që kemi? Le t’ia japim Vuçiqit në mbrojtje, le të na i servisojë ai e le të na i kthejë kur të kemi nevojë për to.

Na ndihmojnë partnerët e NATO-s. Imagjino sikur atyre t’u ndodhë një fatkeqësi elementare dhe të presin ndihmë nga ne? Me çfarë do t’i ndihmojmë, vallë? Me zjarrfikësit tanë, të cilët nuk i kemi në numër të mjaftueshëm? Me furgonët kundër zjarrit nga koha e Titos? Me “ejër traktorët” që mund të fluturojnë, por nuk ka as se kush t’i fluturojë? Apo me politikanët tanë, që do të bëjnë paradë në Koçanë para se të shkojnë në pushim. Pasi, kur asgjë nuk të funksionon, të mbetet vetëm të fotografohesh. Do të merremi vetëm me atë që për momentin mund të na sjellë popullaritet. Bli një – shite. Dhe do të shqetësohemi vetëm për atë se si kjo do të duhet në Fejsbuk.

2 Vërtetë, si vihet në pozitë që në korrik dhe gusht të mos të mund të fluturojnë avionët për fikjen e zjarrit? Ç’udhëheqësi je ti? Urojmë së këta drejtorë nuk i ke vënë vetëm që të kenë makinë zyrtare dhe sekretareshë. Duhet të bëjnë dhe ndonjë punë, qofshin edhe nga BDI-ja, siç është drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim Bekim Maksuti.

Servisimi i avionëve nuk ka qenë i mundur sepse ka qenë shumë i shtrenjtë, ndërsa prcesi për prokurime publike është i ndërlikuar dhe ai s’ka dashur ta shkelë ligjin. Epo, ndryshojeni ligjin. Je drejtor. Puna jote është të planifikosh, t’i bësh telefon kryeministrit, t’u hipësh në kokë deputetëve, të ngresh panik në media: “Njerëz, do të digjemi, të kërkojmë një çare!”.

E njëjta gjë vlen edhe për drejtorët e tjerë. E njëjta vlen edhe për kryeministrin. Je kryetar komune dhe të duhen zjarrfikës dhe makina të reja. Atëherë, do të planifikosh buxhetin, do të kërkosh çare nga Qeveria, do të negociosh – këtu do të shtojmë, këtu do të presim…Do ta udhëzosh Qeverinë se cilat janë pengesat në procedure. Thjesht, do ta bësh punën tënde.

Qeveria le të mos e ndryshojë ligjin. Parlamenti le të mos takohet për ta miratuar, opozita le ta bllokojë atë me amandamente për inat e le të thonë: “Ja ku është prapë ai i bezdishmi”, por të paktën e di se po bën punën për të cilën je paguar.

Vetëm se te ne drejtorët e shteteve dhe institucionet publike funksionojnë sipas parimit “Po, shef”.

Do të paraqitemi te kryetari i komunës që të pyesim se përse diçka nuk i funksionon siç duhet, e ai do të përgjigjet: “Ej, mos e hap tani atë temë, po pres të më kandidojnë, do të më hidhërohet Zaevi”. Do të paraqitemi te drejtori i spitalit shtetëror që të pyesim se pse ndonjë aparat nuk i funksionon, ose se përse nuk ka ndonjë ilaç, e ai do të ankohet dhe do të thotë: “Mos tani, do të më hidhërosh me Filipçen”. Do të paraqitemi për të pyetur se pse diçka që u duhet qytetarëve nuk është blerë, por është blerë diçka vetëm për institucionin, do të të thonë: “Hajde tani, të merremi edhe me Ljupço Nikollovskin”. E nëse ti, pavarësisht të gjithave e hap temën në public, do të jetë: “Aman ore, je bërë VMRO”.

E kështu, në bazë të parimit “Po, shef”, kryetarët e komunave thonë se “te ne gjithçka është OK”. Drejtorët thonë se “te ne është gjithçka OK”. Qeveria kënaqet me arritjet e saj, pasi me sa duket, “gjithçka është OK”. Dhe, edhe nëse ka nevojë të ndryshohet diçka për të mirën e të gjithëve, deputetët në Kuvend do të mblidhen vetëm për të mirën e tyre – që të ndryshojnë Rregulloren zgjedhore për ta rrënuar konkurrencën.

3 Ja kështu jetojmë në rrethin magjik pariak të kuadrove të bindura apo të paafta, e shpesh here janë një kombinim i të dy palëve – edhe të bindura, edhe të paafta.

Drejtoresha e Inspektoratit shtetëror për mjedis jetësore Ana Petrovska nuk është ndërruar për faktin se nuk e kryente punën e saj. Përkundrazi. E kryente më tepër nga ç’e kishte planifikuar. Ajo është ndërruar sepse i ka prishur punët me lideren e partisë së KOM-it Maja Moraçanin.

Para kësaj, Qeveria e shkarkoi drejtorin e Insepkoratit të tregut Stojko Paunovski, jo sepse nuk kryente punën e tij. Përkundrazi. E kryente shumë mire. E ndërruar për shkak se Zaevit it ha: “Jo, shef”, seçse nuk donte të punësojë nga “ata të kornizës”, sepse nuk ua kishte nevojën.

Mu në këto dy shkarkime, LSDM dhe partitë të tjera gjoja demokratike të pushtetit, e treguam fytyrën e vërtetë. Qytetarët dhe qytetaret janë të kënaqur nga drejtorët e dy inspektorateve, ama partia jo. Edhe pse, ata nuk janë vënë si drejtorë për t’i shërbyer një partie, por për t’i shërbyer qytetarëve dhe qytetareve.

Është tjetër muhabet se pse inspektorët duhet të jenë të lidhur me partinë. Pse drejtorët, të çfarëdo institucioni, shkolle, kopshti, Kadastra, Enti për statistikë, drejtorie për turizëm, Ndihme të shpejtë, spitali, ndërrohen nëse e kryejnë punën e tyre siç duhet? Politika zbatohet në ministri, ajo nuk ka punë në insitutcionet profesionale. Kaq shumë nuk mund t’i frenojnë kuadrot partiake? Disa prej tyre nuk e praktikojnë as ideologjinë e partisë, e ndërkohë fotografohen për Facebook, se si paguajnë anëtarësinë.

Kjo është një paturpësi shumë e madhe. Tani as nuk fshihen më. Cili është mesazhi që dërgojnë kur thonë zyrtarisht se drejtoresha është përjashtuar për shkak se vendi i saj i takon ndonjë partie që të lajë kusuret e të bëjë kuorum në Kuvend? Se jetët tona, dhe me plot kuptimin e fjalës, varen nga “drejtorimi” i tipit “Po, shef” të disave, apo “Mos më hidhëro me shefin, të lutem” dhe “Sikur ta ngas edhe për një mandat tjetër makinën zyrtare”.

Po ne nuk e rrëzuam VMRO-në nga pushteti për shkak se ishte VMRO, por për shkak se na pengonin praktikat e qeverisjes dhe donim ta ndryshojmë atë sistem, ku partia ishte mbi të gjitha.

4 Kur në fillim të verës shkruam se “ejër traktorët” nuk janë servisuar, madje edhe kolegët e mi të punës më thanë: “Aman mër Goran, për këtë interesohesh vetëm ti”. Dhe është e vërtetë. Teksti nuk u lexua fort. E fundja, pse të ketë emocion kur asgjë nuk po digjet?

Është e njëjta gjë edhe kur qindra here shkruajmë se një ditë do të digjemi me këtë kaos urban, pasi edhe tani në disa pjesë të Shkupit nuk ka qasje për automjetet e zjarrfikësve dhe për ndihmën e shprejtë. Askush nuk shqetësohet, duke përfshirë edhe ata që blejnë banesa në atë lagje. Kur një kryetarë komune, në një bisedë joformale, i thashë që : “Larg qoftë, të ketë ndonjë tërmet e ndonjë nga ndërtesat të rrënohet, nuk do të kenë qasje ekipet shpëtimtare”, ai më tha: “Ore, mos u bë kaq fatalist, ndonjë shkak për të vdekur duhet të ketë secili”.

Në fund vijmë te – mos paç kurrë punë me shtetin. Mirëpo, ja, fati, dhe Zoti ndonjëherë nuk është i mëshirshëm.

Përktheu: Fjolla Zllatku

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира