SHEMBE GARDHIN

Nëse na janë dashur plot 72 vjet që të kuptojmë se çfarë do të thotë “Maqedonia e lirë,e lirë jeton”, çfarë tregon kjo për ne si qytetarë?

SHEMBE GARDHIN

1Pas 26 vjetëve shtet të pavarur dhe pas 72 vjetëve nga çlirimi në Luftën e dytë botërore dhe fitoren mbi fashizmin, ne henes tani gëzohemi për ato vargje: “Maqëdonia e lirë, e lirë jeton”. A nuk është kjo pak e trishtë? Pas aq shumë vitesh në liri kuptojmë se çfarë me të vërtetë duan të thonë ato fjalë. Dhe kemi frikë se liria do të zhduket.

Përmendorja e çlirimtarëve të Shkupit është akoma e robëruar pas grilave prej 700.000 eurove që na i harxhoi Gruevski. Ai gardh duhet të shembet. Jo nga hakmarrja. Jo nga qejfi. Duhet të shembet për shkak se ai gardh është simbol i shtetit të robëruar. Më saktësisht simbol i shpirtit të robëruar të qytetarit të Maqedonisë. Pasi, nëse na janë dashur plot 73 vjet që të kuptojmë se çfarë do të thotë për ne “Maqedonia e lirë, e lirë jeton”, çfarë tregon kjo për ne si qytetarë?

2E pra, ajo që do të thotë është pikërisht ajo që pamë disa ditë para festës, kur në mes të fjalimit të Gruevskit në TV, njërit prej djemve të thirrur që të qëndrojnë pas tij,i ra të fikët. E asnjëri prej shokëve apo shoqeve jo vetëm që nuk i ndihmuan. Por bënin sikur asgjë nuk ka ndodhur. Të paktën dikush prej grupit të kishte shfaqur interes që t’i ndihmonte.

Ja pra, kjo është mendja e robëruar e qytetarit të Maqedonisë. Dhe më e tmerrshmja është që këtu bëhet fjalë për njerëz të rinj. Të cilër lideri me fushatë të paguar i bindtte se duhet të jenë njerëz e të hapin zemrën. Plus që të lindin fëmijë të tretë. Pse të lindin? Që ta lënë fëmijën e paushqyer nëse Gruevski i thërret pasdite në shtab?
Nuk kemi ne probleme me fqinjtë. Ne kemi problem me veten tonë..

Fëmijëve u bie të fikët, e shokët e shoqet nuk i ndihmojnë, vetëm e vetëm që të mos e shqetësojnë liderin përderisa flet duke lexuar nga kamera idiot. Dhe lideri, prandaj, djalin të cilit i ra të fikët e quan hero. Ndërsa shokët dhe shoqet e tij nuk i pyet se përse nuk i ndihmuan.

Ky është brutaliteti i asaj mendjeje të robëruar. Të cilën tani e pamë me sytë tanë. Për Martin Neshkoskin, të cilin e vranë për shkak se ishte penguar në kabull duke vrapuar për t’ia uruar liderit fitoren në zgjedhje, vetëm dëgjonim. Edhe për atë fatkeqin të cilin e shkeli makina rrugës për Kërçovë, kurse bashkëpartiakët e lanë të vdekur në parking për shkak se shpejtonin që të mos vonoheshin në tubimin partiak në Ohër, vetëm lexonim.
Ndërsa këtë punë tani e pamë në transmetim direkt. Dhe aspak nuk ishte qesharake. Ishte e tmerrshme. Dhe do të na duhet shumë fuqi që nga kjo ligësi të dalim me buzëqeshje.

3A e dini se pse festimi i Ditës së pavarësisë më 8 shtator organizohej nën moton “Maqedonia e lirë, e lirë jeton”? Pasi Maqedonia është vërtetë shtet i lirë. Aq kriminelë të rëndë dhe keqbërës nuk mund të shëtisin askund aq lirshëm, pos në Maqedoni. Jashtë shtetit nuk e bëjnë dot fare, pasi gjykata ua mori pasaportat.
Në shtetet tjera, pas asaj që zbuluam se çfarë zullumesh kanë bërë njerëzit e qeverisë, ata që moti do të kishin qenë të burgosur. Apo të paktën do të kishin filluar mirë e bukur proceset gjyqësore. E jo si këtu, akoma ua marrin parasysh mendimin në emisionet televizive dhe aktorojnë demokraci nëpër televizione të cilat deri dje, derisa ishin në pushtet i nënçmonin dhe i malltretonin. Kurse lideri i partisë, i cili është i dyshuar për shoqërim keqbërës për disa vepra penale, kryen kontroll të patarinave dhe i frikëson njerëzit se edhe identiteti i është rrezikuar. E për më tepër është edhe kryesor.

Maqedonia është e lirë për shkak se deputetët e opozitës, mes të cilëve ka dhe të dyshuar për mashtrime zgjedhore dhe për sulmin në Parlament në 27 prill, e bllokojnë shtetin duke aktruar debat dhe demokraci. Deri aty e bllokojnë sa që edhe Gjermania u tha të lirohen pak me bllokadën.

Nëse keni harruar, është radha të rikujtoheni, se pse ne tashmë për vit të tretë jetojmë në krizë politike dhe nuk mund të ecim para. Rrënja e ligësisë që e mban shtetin në peng qëndron në aferën e përgjimit masiv jolegal të mijëra qytetarëve. Të gjitha gjyqet në drejtësi, nga Gjykata themelore, ajo apelative e deri te gjykata kushtetuese, ua mundësuam dy të dyshuave edhe përgjimin, edhe shkatërrimin e pajisjes me të cilën ajo është bërë, në mënyrë që t’ia mbathin.
Epo, me të vërtetë Maqedonia është shtet i lirë. Objektivisht, Nikolla Gruevski dhe klika e tij më së shumti e ndjejnë lirinë.

Përktheu: Fjolla Zllatku

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира