SHKUNDJE BREKËSH

Epo, të tallesh me Mickoskin, e të kesh frikë se ai fiton në zgjedhje, tregon një defekt serioz në mentalitetin e partisë qeverisëse.

SHKUNDJE BREKËSH

1Në dukje të parë, e gjithë kjo histori duket shumë argëtuese. Është pothuajse e pabesueshme se si ndërthuren fatet e Prokurores speciale publike Katica Janeva dhe shoumenit Boki 13, dokumentarët me kamera të fshehta të Orce Kamçevit dhe e fatit të ish kryeministrit të arratisur në Budapest Nikolla Gruevski me atë të prokurores Villma Ruskovska, e cila kaq shumë është zhgënjyer nga gjykatësit, sa në mes të natës i ka kërcënuar se do të ngrejë hetim financiar. E gjithë kjo, sigurisht, e shoqëruar me deklarata të avokatëve, incizime televizive, raporte gazetareske, diagnozave mjekësore, analiza eksperte…Kësaj i thuhet bëj sehir e kënaqu.
Por kur emocioni fillestar të bjerë, kur të ulet kurioziteti dhe kur të gjithë këtë gjë do të përpiqesh që ta kuptosh me logjikë, pasi e vërteta është se nga fatet e tyre të ngatërruara varet dhe fati ynë, atëherë do të kuptojmë se kjo që po na ndodh është një dëshpërim i rëndë.

Gjykatësit së bashku me avokatët e të akuzuarve të PSP, përdorën të gjitha metodat e mundshme që të shtyjnë gjykimet, t’i kthejnë nga fillimi apo t’i vjetrojnë veprat penale. Por Këshilli gjyqësor nuk i vendos këto pyetje në rend të ditës. Prokurorja Villma Ruskoska gjykatësve që lëshojnë Katicën nga burgu i Shutkës në paraburgim shtëpiak u shkruan mesazhet se si do t’ua tregojë qejfin. (“Do t’ua shkundë brekët).
Ruskovska, mirë që kërcënohet, por edhe lë një vërtetim me shkrim. Të mos harrojmë që është prokurore publike. Do të duhet të ishte në dijeni se çfarë është një vërtetim. Kjo situatë është pak a shumë e ngjashme me atë kur Katica Janeva, kur i duhej të gjente krimet në baza të përgjimeve, e dëgjuam se si vetë ajo thoshte në telefon: “Mos u bëj merak” Gjithçka do të jetë ok.” Vallë, në cilin telefon po fliste? Në atë të Boki 13. Shoumentit me veshjet firmato dhe pa llogari bankare. Po kujt vallë, i thotë se gjithçka do të jetë ok? Orce Kamçevit?
Po flasim për drejtësi. Jo për paqe.

2Nga ana tjetër , ndoshta jemi me fat që vazhdimisht kemi situata të këtilla komike që na marrin vëmendjen e na bëjnë të mos kuptojmë asnjëherë se këto situata komike janë në të vërtetë – tragjike.
Le të bëjmë një përmbledhje. Si fillim, Prokurorja speciale publike e cila duhej të pikaste rrjetin e kriminelëve që kanë dhënë dhe marrë ryshfet, është zënë vetë në rrjet dhe tani është akuzuar se ka filluar të marrë ryshfet. Së dyti, gjykatësit të cilat i gjykojnë personalitetet e larta të cilat ajo i përndiqte, gjatë gjithë kohës shohin e bëjnë që këto gjykime të mos shkojnë deri në fund. Së treti, prokurores e cila e ndjek rastin kundër koleges së akuzuar për reketimin e një të dyshuari që e ka përndjekur vetë, gjëja e parë që i vjen ndërmend kur një palë e procesit zhgënjehet është t’i kërcënojë gjykatësit me hapjen e hetimeve financiare. Pse? Sikur të mos ishte hidhëruar, nuk do të kishte hetime financiare për ta?

Për të akuzuarit në “Reket” i kuptuam të gjitha detajet spektakolare. Kush sa të lartë e paska pasur shtypjen, kush ka vjellë e kush jo, cila është procedura për kolonoskopi e kush paska nxjerrë gjak në të kryer të nevojave…Gjithçka u mor vesh, e vetmja gjë që nuk kuptuam është se kush është fajtor për daljen nga Prokuroria të regjistrimit të deklaratës së viktimës Orce Kamçev. Dhe nuk u kuptua se ku janë paratë. Ku kanë shkuar një million gjysmë euro që Boki 13 i ka çuar nga Orcja në shtëpi në një çantë Lui Viton.

Ndërkohë ne flasim mbi ndonjëfarë date për fillimin e negociatave me BE dhe hapjen e ndonjë kapitulli për luftë kundër korrupsionit, për qeverisje të së drejtës, për ndonjë nonpejper dhe metodologji franceze, për Emanuel Makronin dhe Angela Merkelin…Merremi me politikë të lartë dhe shqetësohemi se pse nuk mund të ndryshojmë asgjë, pasi kjo nuk varet nga ne. Ndërkohë që në shtëpi mbytemi në ndryshkjen e sistemit gjyqësor.

3Ndjenjat ndaj Katica Janevës janë të përziera. Pasi ajo shkatërroi idealin e vetëm që dukej i realizueshëm me formimin e PSP-së. E ky ideal ishte sundimi i së drejtës dhe dënimi i të korruptuarve. Por akoma më shumë e kam të vështirë ta besoj se Katica ka hedhur në lojë gjithë atë besim, fuqi dhe adhurim të popullit vetëm për para.
Ironia e tmerrshme e fatit është mënyra se si u zbatuar shpërngulja e Katica Janevs nga burgu në shtëpi, ndryshe nga ç’u bë me të gjykuarit e tjerë. Nuk pamë të shëtisnin asnjëri tjetër në atë mënyrë, e disa nga ta janë gjykuar për krime shumë më të mëdha se sa ai i Katicës. Për shembull, për shoqatë kriminele. Deri më tani nuk pamë asnjë të gjykuar se si e çojnë nga burgu në paraburgim shtëpiak ku të lejohet afrimi aq i madh i gazetarëve me mikrofonat dhe kamerat e tyre mu në fytyrë. Pa asnjë kamerë sigurie,. Bëhet fjalë për Prokurore speciale të akuzuar në një rast special për korrupsion të lartë. Ç’do të kishim bërë në rast se mes gazetarëve do të ishte përfshirë edhe ndonjë vrasës me pagesë?
Katica Janeva është thjesht e akuzuar. Nuk është e gjykuar. Edhe të kishte qenë e gjykuar, nuk do të mund të ekspozohej në atë mënyrë. Është në interesin e drejtësisë që ajo ta presë gjykimin shëndoshë e gjallë.
Në fund të fundit, nuk bëhet fjalë për Katicën, por për të drejtën.

4Unë kurrsesi nuk do të tallesha me VMRO-DPMNE-në, as me liderin Hristijan Mickoski pas videos së publikuar nga takimi me kryeministrin bullgar Bojko Borisov në Samitin evropian të partive popullore – motra në Zagreb. Ndoshta janë qesharake situata rrethanat, skenografia, masa, pijet, toni i bisedimeve, mënyra se si Borisov i parashtron pyetje Mickoskit e ky ia kthen herë në maqedonisht e herë në bullgarisht….Por asgjë nga ajo që kemi dëgjuar nuk është qesharake në të vërtetë.
Mickoski sillej ashtu sikurse do të sillej nëse do të ishte në shtëpi. Kurse Borisovit ia thotë të njëjtën gjë të cilën ua thotë edhe të gjithë bashkëpartiakëve dhe simpatizuesve të tij. Nuk i thotë asnjë. Thotë vetëm se ai do të fitojë. Dhe ata këtë e besojnë.
Nuk kuptoj se çfarë ka këtu për të qeshur.
Epo, të tallesh me Mickoskin, e të kesh frikë se ai fiton zgjedhjet, kjo gjë vetëm sa tregon defektin serioz në mentalitetin e partisë në qeveri. E besa jo vetëm të partisë. Pasi tallen edhe ata që thonë “mezi pres të mos dal të votoj”.

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира