TAMAM MAQEDONAS

Ku jeni, ku i latë mendtë?

TAMAM MAQEDONAS

1Fushata parazgjedhore e zgjedhjeve lokave të VMRO-DPMNE-së duhet të fillojë me një hepening të madh para përmendores së refugjatëve maqedonas të luftës civile në Greqi më 1948. Para asaj përmendore që qytetit të Shkupit ia dhuroi Shoqata për bashkim shpirtëror të Sentincës, Popadincës dhe Krushoradit, në të cilën me sa mbaj mend bënte pjesë edhe babai i kryeministrit të atëhershëm, Nikolla Gruevski, lideri i partisë i cili tani voton referendum nëpër qytete që nuk dëshiron të pranojë emigrantë.
Gjyshërit e këtyre që tani i frikësojnë bashkëqytetarët prej refugjatëve të cilët nuk ekzistojnë fare, u janë mirënjohës iniciativës së referendumeve të paraardhësve. Të gjithë ata të shpërngulur nga pjesa e Egjeut të Maqedonisë në Shqipëri, gjithandej nëpër ish Jugosllavinë, në Çekosllovakinë, Hungarinë, Poloninë e atëhershme, në republikat sovjetike…Ndërsa pastaj, që aty në SHBA, Kanada dhe Australi. Paraardhësit me një nënshkrim i shurrën varrezat e tyre.

Muhabet tjetër është që në Maqedoni vetëm 15 emigrantë kanë kërkuar azil. Dhe vetëm 40 persona rrinë në kampet e tranzitit në Gjevgjeli dhe Kumanovë, dhe atë jo me dëshirën e tyre. Por, janë gjetur aty pasi i kanë ndaluar që të vazhdojnë për andej për ku janë nisur. Dhe muhabet tjetër është që atë strategji për emigrantë, në përputhshmëri me konventat ndërkombëtare, e ka sjellë pikërisht Qeveria e Gruevskit, por atëherë kjo nuk ka qenë temë.

Tjetër muhabet është që në këtë Maqedoni të sotme, të lirë, demokratike dhe të zhvilluar, në çdo familje ka së paku një emigrant. Nga gjimnazi ku unë mësoja, gjysma e klasës sime janë të shpërngulur jashtë shtetit. Mirë në atë kohë. Por tani, me fëmijët e klasave të fëmijëve tanë? Kurse për 200.000 pasaportat bullgare të kohës së lulëzimit të Maqedonisë në kohën e VMRO-DPMNE-së, të mos flasim fare. Edhe ata figurojnë si emigrantë. Kush si ia ka dalë. Kush programmer, kush mjek, kush nget kamiona nëpër Evropë. Vallë, nga bukuritë e shumta mos kanë emigruar?

Ama, kush vallë kërkon logjikë në lajme të rreme? Në lajmet e rreme nuk ka logjike, e besa as moral. Dhe prandaj Nikolla Gruevski, që kur i harxhoi kujdestaret babaroga me të cilat shkonte në zgjedhjet e kaluara, siç ishin “emrin nuk e japim”, “Shqiptarët do të na e zaptojnë shtetin” dhe “Sorosi është fajtor për gjithçka”, tani do të shkojë në zgjedhje lokale me ksenofobinë më të errët. E vërteta e vetme në lajmet e rreme se Maqedoninë do ta pushtojnë refugjatë është që më në fund u zbulua fashizmi i udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së në krye me Nikolla Gruevskin. Dhe ato referendume që duan t’i caktojnë në ditën e zgjedhjeve lokale, nuk do të jenë shpjegim “për” apo “kundër” emigrantëve, por shpjegim “për” ose “kundër” fashizmit të Gruevskit. I cili tani ua imponon mbështetësve të tij vetëm që ta shpëtojnë nga burgu.

2Dhe, kush kërkon logjikë vallë, në faktin se nga të gjitha problemet e mundshme lokale të cilat duhet të jenë temë e fushatave zgjedhore, premtime dhe angazhime politike, te ne tema zgjedhore është problem global. I cili në Maqedoni fare nuk ekziston. Përveçse nëse i konsiderojnë ata 40 refugjatë të ngecur këtu në rrugën e tyre për Evropë. Në një Maqedoni demokratike dhe të zhvilluar të shekullit 21, shtet kandidat për BE dhe NATO, kemi helmime masive të ujërave lokale, mbytemi në jashtëqitje, jemi të mbuluar prej mbeturinave, shkelim në baltë, vetë i ndezim pyjet tona dhe deponitë në mes të qytetit, marrim ajrin më të ndotur e shkatërrojmë parqet për fitim nga ndërtimi…Ama gjithsesi, problemi më i madh i qytetarëve janë refugjatët të cilët nuk ekzistojnë fare.
Në momente të tilla pyes veten: cilët janë këta njerëz me të cilët po bashkëjetojmë? Dhe a kemi ne fare vlera të përbashkëta me Maqedoninë tonë? Sa tru duhet të kesh në kokë që të besosh se 5.000

Apo, gjithsesi problemi nuk qëndron te truri. I vogël apo i madh, nuk ka rëndësi. Kryesorja – është qar. Dhe prandaj për ta Gruevski është super. Për këtë hiqen si budallenj se nuk kanë dëgjuar asgjë prej bombave dhe se nuk e dinë se çfarë është “ajo me M” as  “Mile m’u tek”, as  “mos është shumë”, as për hendekët, as për “një vrasje nuk e fsheh dot”, as për “dy-tri shpulla, por të forta”, “e bleva për hiçgjë” dhe gjithçka tjetër që dëgjuam.

Një i tillë u duhet atyre. T’i korruptojë me vende pune ku nuk do të duhet të shkojnë në punë, t’i japë pozicione që të munden edhe ata të marrin një çikë prej mjaltit, t’u thotë se si duhet të jetojnë, ç’është e bukur e çfarë e shëmtuar, me kë të martohen, sa fëmijë të kenë, të jenë më pranë Zotit…T’i ketë ai në defterin e vet. Dhe të shpikë armiq të cilëve t’iu tremben, e t’i jenë mirënjohës atij që i ka shpëtuar. Që të ndjehen se diçka i kanë borxh.

Por, kjo tashmë nuk është idelogji. Sidomos jo konzervative. Kjo është vetëm të shohësh komoditetin tënd, duke mbrojtur hajdutllëkun. Kësaj here nën pëlhurën e fashizmit.

3Tradicionalisht, në tubimet e VMRO-DPMNE-së këndohet kënga më e njohur e emigrantëve “Ku jeni o Maqedonas, ku jeni e ku shkuat”.
Kësaj here, kur të promovohet tema kryesore – lufta kundër refugjatëve që fare nuk ekzistojnë, para përmendores së refugjatëve të luftës civile në Greqi, do të mundet kjo këngë të këndohet me vargje paksa të ndryshuara. “Ku jeni o Maqedonas? Ku jeni e ku i latë mendtë?

Dhe atë tamam – Maqedonas.

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира