TETË TASTERAT

Kur të fitoj me 80 deputetë do ta nxjerr Maqedoninë nga NATO dhe kurrë nuk do të bëhemi anëtar të Bashkimit Evropian.

TETË TASTERAT

1 “Mirë është puna. Do të jemi në shtëpi për Vitin e Ri. Unë kujtoja se do të duhej të festonim në burg”, qeshnin të akuzuarit e administratës në komunën e Gazi Babës, të cilët, sipas akuzës së PSP-së janë nxitur nga kryetari i atëhershëm i komunës Toni Trajkovski që ta rrënojnë objektin “Kozmos”, si hakmarrje për largimin e Fijat Canoskit nga koalicioni me Gruevskin.
Mu me atë fjali: “Unë kujtoja se do të duhej të festonim në burg”, ky vit mund të përmbyllet në mënyrë simbolike, të cilin do ta mbajmë mend në vdekjen e parakohshme të PSP-së së famshme dikur. Po ikën edhe një vit, i kush e di se sati me radhë për na treguesi i lartë i ndryshkjes së sistemit ligjvënës me defterë, lista partiake dhe dhurata svarovski. Me të juristëve para pensionit, avokatëve që nuk dinë shqip dhe mosmbajtjen e afateve për më shumë se tre muaj me qëllim që gjykimi të rifilllojë. Si dhe me rrahje të kryetarit të mëparshëm Toni Trajanovski një ditë para pensionit të juristes që të mos mund t’i shpallet gjykimi dhe kështu, të duhet të fillojë nga e para.

E pastaj askush nuk beson se i akuzuari është me të vërtetë i rrahur. Ndoshta është nxirë vetë në fytyrë dhe lëshon foto nëpër fejsbuk, ndërkohë që forenzikët e fejsbukut hulumtojnë mbi faktin se si është e mundur që të nxirat të ndodhen vetëm në një anë të fytyrës.

Përse kaq shumë dyshime? Vallë a nuk ju kujtohet se këta të VMRO-së pinin ujë nga liqeni i Dojranit dhe i pagëzonin fëmijët para kamerave që të vërtetojnë se uji nuk është i ndotur.

2Borxhlinjtë do të pastrohen nga borxhet. Kriminelët fituan animisti. Besimtarët kanë ditë pushimi shtesë. E si mundet që Zaevi t’ua falë të gjithëve, madje dhe me ata që duan ta vrasin të bëjë paqe, e vetëm drejtoreshës së MNT-së mos mundet t’ia falë. Për të gjithë ka bukë, por për drejtoreshën Simona Ugrinovska ka pesëmbëdhjetë përqind rrogë më pak. Pasi e ka lejuar grupin e tifozëve “Shvercerat” që të shohin film dokumentar në teatër. Ata nuk kanë ardhur me qëllim që të thyejnë karriget, por kanë ardhur me synimin që të shohin filmin me ftesën e Qeverisë dhe janë sjellë ashtu siç sillet një grup tifozësh. Pasi ngjarja ka qenë e organizuar nga Qeveria me rastin e Ditës së alfabetit shqiptar.
Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për faktin se ajo nuk ka bërë marrëveshje me Qeverinë, por edhe se nëse “Shvercerat” nuk e paguajnë dënim, atëherë do ta paguajë ajo. E si do ta paguajnë “Shvercerat” nëse nuk kanë marrëveshje?
Shumë më intereson se si ka rrjedhur debati në Qeveri mbi dënimin e drejtoreshës, çfarë qëndrimi ka marrë inspektori për dygjuhësi Bujar Osmani: Shvercerat nuk duhet të paguajnë, se teatri është i tyre. Ministri i kulturës Husni Ismalili ka thënë se ai nuk është i BDI-së e nuk i bëhet fare vonë se ç’bën Artan Grubi me vetëdijësimin kulturor të “Shvercerave”. Oliver Spasovski të ketë thënë vallë, diçka, në mbrojtje të drejtorësh? Po kjo ngjarje e organizuar nga Qeveria është siguruar, vallë, nga policë të rregullt, apo kanë zbritur pylltarët e Ali Ahmetit nga mali?
E tani ç’na doli? Drejtoresha do të paguajë sepse Qeveria ka ardhur në gosti dhe ia ka thyer karriget. Drejtoresha do të paguajë se Qeveria bën bujë.

3Vallë, të ketë ndonjë njeri që beson në premtimet e Hristijan Mickoskit se kur do të vijë qeveria do të rishikohet marrëveshja e Prespës? Me siguri ka, që kur lideri i VMRO-DPMNE-së, ashtu siç afrohen zgjedhjet deklaron se nëse në zgjedhjet e prillit fiton shumicën prej dy të tretave, atëherë “do të bëjë një hap pas”. Çfarë do qoftë që të thotë kjo.

Do të jetë kështu, apo ashtu…Do të kenë tetëdhjetë deputetë. Dhe shumicë badintare. Po këshilltarët e VMRO-DPMNE-së nëpër komuna po bojkotojnë seancat e tyre sepse në dokumentet zyrtare shkruan Maqedonia a Veriut. Zaevi paska qenë lojtar i mirë, e kështu organet partiake njëzëri paska vendosur që Mickoski të jetë mandatar i qeverisë së re. E ndryshimi i emrit asnjëherë nuk ka qenë kusht për anëtarësi në NATO. Dhe anëtarët e VMRO-së së Mickovskit do të bëjnë reformat e shpejta dhe kështu shumë shpejt do të hyjmë në BE dhe do të ulemi në një tavolinë me Greqinë…
Kryeministri Zoran Zaev promovonte librin e tij me tregime për fëmijë “Udhëtimi im në Fantazi”. Mes këtyre tregimeve nuk ndodheshin ato të Mickoskit dhe Aleksandar Nikollovskit.
E dëgjojnë ata, vallë, veten e tyre? Mirë ata, që flasin. Po, këta votuesit, e dëgjojnë vallë, se çfarë po u premton VMRO-DPMNE-ja? Kanë kontakt me realitetin? Apo e vetmja gjë që bëjnë është të mblidhen nëpër partitë e tyre? Micotakis nuk arriti ta rishqyrtojë marrëveshjen e Prespës. Mirëpo, Mickoski “do të bëjë një hap pas”. Çfarë do qoftë që do të thotë kjo. Do ta rishqyrtojë marrëveshjen me vulë të Amerikës dhe të Evropës.
Mirëpo, nëse Mickoskit tashmë merr guximin që ta thotë në mënyrë precise atë që shmangte ta thoshte gjatë kohës së referendumit, le të na thotë edhe se çfarë do të thotë ky “hapi pas”.
Le të bëhet i sinqertë, që ta dëgjojnë të paktën një herë bukur e mirë ta thotë: Kur të fitoj me 80 deputetët do ta nxjerr Maqedoninë nga NATO. Dhe kurrë shteti ynë nuk do të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Fraza “hap pas”, që Mickosi e shet si një platformë partiake, e përkthyer në një gjuhë të kuptueshme do të thotë: Do të punoj kundër Maqedonisë në BE dhe kundër Maqedonisë në NATO.

4Ky është ai sindrom i famshëm i vetëshkatërrimit. Të urtët që shikojnë nga lartësi të mëdha morale nuk shqetësohen për faktin se zullumi i VMRO-së mbeti pa u dënuar. Nuk merren me obstuksionin brutal të drejtësisë në instalimet e VMRO-së nëpër gjykata dhe porkurori. E rëndësishme vetëm që Zaevit t’i gjendet ndonjë e metë, që të mund të vlejë fraza: “Të gjithë janë njësoj. Dhe – nuk votoj. E pastaj kur të vijë Mickovski, do t’i kërkojnë atij të meta. Mirëpo, nga po të njëjtat lartësi morale. Pasi, në kohën e Gruevskit lartësinë e kishin një çikë më të ulët.

5Qyteti i Shkupit u bë me taster dhe atë jo me një të çfarëdoshëm, por një buton në semafor, që, imagjinoni, mund të shtypet nga qytetarët në këmbë, që të ndalojnë veturat dhe të kalojnë rrugën. Mbi sofistikimin e lartë të tasterit në konferencën e shtypit para semaforit u drejtua kryetari i Shkupit Petre Shilegov. Në fjalimin e tij ai tha se ky është tasteri i parë për këmbësorë në Shkup. Mirëpo, ekipi analitik i redaksisë sonë, nën udhëheqjen e redaktorit për kontroll të fakteve zbuloi se ky është në të vërtetë tasteri i dytë. Tasteri i parë është vendosur shumë kohë më parë, diku në fillim të këtij shekulli në bulevardin Ilinden para ambasadës së vjetër të SHBA. Që kur disa bashkëqytaterë në vitin 1999 hodhën në zjarr ambasadën, aspiratat tona kundrejt NATO-s u bënë realitet në atë mënyrë që pushtetet lokale të atëhershme u vunë tastera zyrtarëve amerikanë që të mund të shkojnë në mënyrë të sigurt deri te kafja karshi rrugës.
Nga Kabineti i Shelegovit u ankuan se mediat e kanë përpunuar gabimisht lajmin. Ky taster i ri nuk ka qenë i pari në qytet, por një prej tetë tasterave që do të vendosen, gjë që i jep një rëndësi akoma më të madhe këtij realizimi teknologjik. E nuk është vetëm kjo. Në mënyrë simbolike, tasterat mbajnë një vazhdimësi historike. Kështu, tasteri i parë ishte në bulevardin Ilinden. I dyti në bulevardin e Serbisë. Kurse i treti në ASNOM. I katërti në bulevardin Tetë Shtatori…
Numri tetë është numër me fat për Maqedoninë. Kemi tetë deputetë të VMRO-DPMNE-së që votuan për Marrëveshjen e Prespës. Në kalimin nga komunizmi në kapitalizëm nga fundi i të tetëdhjetave kishim tetëshen e SVR-së si paralajmërues të demokratizimit. Kurse tani prag të hyrjes në NATO, do të marrim dhe tetë tastera.

Përktheu: Fjolla Zllatku

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира

Коментари