TYMOSJE ME GJUHË

Shpresoj që tani shqiptarët të jenë të lumtur që të paktën do të vriten në karrotrec në shqip

TYMOSJE ME GJUHË

1 Shumica kanë mendimin e tyre për Ligjin e përdorimit të gjuhëve, edhe pse besoj se as nuk e dinë fare se çfarë shkruan në të. Shumica janë kundër këtij ligji, pasi mendojnë se me të drejtat e shqiptarëve për të folur gjuhën e tyre cënohen të drejtat e tyre. Një pjesë tjetër, gjithashtu shumicë, thjesht, nuk u bëhet vonë se çfarë thotë ligji. Shumica besojnë se çfarëdo që të thuhet aty, me siguri nuk do të respektohet, siç ndodh me pothuajse të gjitha ligjet e Maqedonisë.

Por besoj se pjesa më e madhe e të gjithë të lartpërmendurve më së tepërmi shqetësohen nga mënyra se si u soll ligji në Parlament. Kush dëshiron të jetë i ekspozuar ndaj dhunës? Kush dëshiron të jetë i përbuzur?

A duhej BDI të insistonte me të vërtetë që ligji të votohet pikërisht më 14 mars, domethënë në përvjetorin e fillimit të konfliktit kur u sulmua Kalaja e Tetovës më vitin 2001? Një datë e dhimbshme për maqedonasit. Kështu, vallë, mirëmbahen marrëdhëniet e sinqerta mes miqsh dhe komshinjsh? Mos vallë kështu u ndërtuaka besimi te partneri me të cilin, me demek, keni vendosur të hyni bashkarisht në BE dhe NATO? Shantazho Zaevin, kthe Gruevskin, partnerin e vjetër në lojë. E mbi gjithë këtë mesele edhe postimi pompoz i Ali Ahmetit në FB se votën që ka dhënë ia dedikon dëshmorëve shqiptarë. Me siguri që ai numëron dhe veten mes dëshmorëve, bashkë me të gjithë ministrat dhe drejtorët e BDI-së që kaluan nga pushteti këto 17 vjetët e fundit. Dhe me gjithë 1.600 të marrëveshjes që i paguajmë të rrinë në shtëpi. Të vështirë e kanë fatin.

2 Gjëja që shkakton më shumë stres është pasiguria ligjore në të cilën po vazhdojmë të jetojmë. Kështu, atëherë kur as në Parlament nuk mund të themi saktësisht se kush ka votuar, kurse Xhaferi shpjegon se dikush është vonuar 10 sekonda, vallë do të shpresojmë se sistemi AKMIS do të funksionojë në ndonjërën nga gjykatat? Do ta japin ligjin në Gjykatën Kushtetuese. Eh, tek tani u lehtësova kur mu kujtua se cilës Gjykatë Kushtetuese do t’ia japin. Dhe se si, si kupa mbi kapak do të paraqitet Gjorge Ivanovi. Të na thotë se në mënyrë që ta mbrojë Kushtetutën, do ta thyejë Kushtetutën.

Nuk është çështja te ligji. As te gjuha. Shqetësimi, të paktën te ne që nuk jemi nga BDI, por as nga LSDM apo VMRO-DPMNE, vjen nga zhgënjimi se në këtë shtet fuqia e mposht drejtësinë. Çështja nuk është as te sjellja e Ahmetit dhe njerëzve të tij, të cilët si fëmijë të llastuar në dyqan bërtasin pa pikë turpi që të dëgjojnë të gjithë e të ndjejnë keqardhje: “Dua, dua, shumë dua!”. Nuk më çudit as përbuzja e Zaevit dhe deputetëve të tij. Janë të rritur. Vetë kanë vendosur dhe me siguri e dinë se çfarë po bëjnë. Ja, u bënë një fjalim me video, që ta shihnim të spitullosur me pudër e makijazh, si në kohën kur Gruevski na çmeriste në të gjitha televizionet. Ky është personi i cili ishte gjenerator i krizës. Që falte të dyshuar për krim të rëndë vetëm ngaqë janë funksionerë në partinë që e vendosi si kryetar. Dhe nuk ia jepte mandatin Zaevit sepse nuk është i partisë së tij. Dhe ndërkohë, aktronte se e mbron karakterin e shtetit.

3 Dhe përfundimisht, ja ku është votuar dhe Ligji. A do të çlirohen tani Ahmeti dhe dëshmorët e tij? A do të fillojnë ta respektojnë këtë shtet si të tyrin? Apo kanë mbetur akoma çokollata të pablera në arkën e fëmijëve të llastuar.

4 Thjesht, ishte argëtuese shfaqja teatrale e Gruevskit, e cila do të kishte efektin e duhur atëherë kur, në vend që t’i derdhte ujë, t’i jepte Talatit nja dy-tre shuplaka, por nga ato të fortat. Sidomos që kjo ishte hera e parë ku mund të shihej Gruevski se si në mbarim të karrierës politike paraqitet të paktën në një ngjarje të rëndësishme, pasi si kryeministër gjithmonë kur situata ishte e nxehtë, nuk gjendej dot. Kur ishte për t’u nënshkruar Ligji për falje të të akuzuarve të rasteve të Hagës, e ndreqi zëvendësministrin e atëhershëm Vasko Naumovski që ta nënshkruante. Kur ishte për t’u njohur Kosova, nënshkrimin e vuri Ivica Bocevski. Tani të paktën vetë shkoi të Xhaferi. E kjo gjë na i kujtoi bombat, ku dëgjonim se si deputetët e tij me BDI-në e sillnin Ligjin për gjuhë që në vitin 2011. Dhe fotografinë nga janari i vitit 2017, kur pas perdes së dritares nga Oborri i bardhë i VMRO-DPMNE-së shikonte se mos i vjen Ahmeti që të formojnë bashkë Qeverinë.

5 Për hir të së vërtetës, ne nuk e shpikëm këtë dhunim të politikës ndaj drejtësisë. Këtë gjë ne na e vërtetuan shtetet anëtare të NATO-s dhe BE-së, të cilët nuk e respektojnë gjykimin e Gjykatës së Hagës në çështjen që fituam me Greqinë.
Kuptimi dhe legjitimiteti i sjelljes së këtillë, në çështjen më të rëndësishme nga e cila varet anëtarësia jonë në BE dhe NATO, e dhanë mu BE dhe NATO. Ata na thonë që gjykimi është drejtësi, kurse fakti që nuk na pranojnë në BE dhe NATO për shkak të emrit është politika.

Kështu, edhe në Parlamentin e Maqedonisë, politika doli më e fortë se drejtësia.

6 Po kjo shumicë parlamentare ditën e nesërme legalizoi vjedhje të hapësirës publike. Lejoi zgjerimin e kafeneve në dëmin tonë. E këtë gjë e servuan me një fare lloj ligji me të cilin kinse legalizohet duhanpirja në tarracat e kafeve.

Domethënë, tani duhanpirëse ka të drejtë të jetë ulur në kafene dhe të pijë duhan. Por, nëse duhanpirëse është invalid dhe dëshiron të lëvizë me karrocën invalidore, nuk ka të drejtë të manovrojë mbi trotuar. Meqenëse vjedhja e hapësirës publike, e maskuar si kënaqësi nga duhanpirja, në këtë shtet është më e rëndësishme se sa liria për të lëvizur, lirisht mund të shëtisim nëpër kulme.

7 Prandaj, nuk më shqetëson fakti se dikush do të flasë më shumë shqip nga sa ka folur deri më tani. Por, më shqetëson që në këtë shtet nuk sundon drejtësia. Dhe gjithmonë e më tepër humbas shpresën se ndonjëherë do të sundojë. Veç kësaj, nuk ka rëndësi nëse flasim për të drejtën e gjuhës apo të drejtën e duhanpirjes.
Nuk më habit fakti se policja ka pranuar se i ka rënë karrotrecit kur kanë dashur ta dënojnë funksionarin e BDI-së Beqir Asani. Beqa për ne është ardhmëria. Të gjithë ne do të vazhdojmë t’i biem karrotrecit. Pasi, arritja më e madhe në këtë Qeveri është që secili të vritet në karrotrec në gjuhën e tij. Dhe të pijë duhan. Lirisht.

 

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира