VANGJA DHE KALI

a:1:{s:11:"td_subtitle";s:66:"Ështëfantashkencë?Osekomedi?Oseprapëseprapë,tragjedi.

1 Ndërkohë që Amerika akoma flinte e Japonia po përgatitej për gjumë, unë u zgjova në Maqedoni, një ndër shtetet më të zhvilluara të botës. Kështu shkruante në njoftimet e lajmeve në televizion.

Ka ardhur koha që Maqedonia ta ngadalësojë tempon e zhvillimit. Sepse, nëse vazhdojmë kështu, Pjongjangu do t’i kthejë raketat luftarake drejt Shkupit. Ashtu i lajnë hesapet me më të zhvilluarit se ata.

Realisht, çfarë mendoni kur në lajme ju thonë që Maqedonia është një nga shtetet më të zhvilluara të botës? A mendoni: “Eh, kush e di si e kanë shtetet e pazhvilluara”.

Nga prokuroria e Zvërlevskit shkruajtën letër, i shisnin mend Katica Janevës në latinisht, por ama harruan të nënshkruanin. Për fat të keq. Sepse kështu, pa nënshkrim, nuk do të dimë se cilët na qenkan këta prokurorë aq profesionistë që е vlerësuan Katicën si joprofesioniste.

Shumë i interesuar jam ta di nëse këta prokurorë të panënshkruar janë të nivelit të profesionistëve që gjysmë viti tashmë nuk po arrijnë të dekodojnë celularin e dëshmitarit të PSP-së, Kosta Kërpaç? Ose këta janë ata profesionistë që pas aksidentit, e gjetën trupin e gazetarit Nikolla Mlladenov me anë të sinjalit të celularit, por vetë celularin, nuk e gjetën? Të cilët, për dallim nga joprofesionistja Katica, akoma bëjnë hetim profesional mbi personin që sulmoi Komunën e Qendrës para tre vjetësh. Në lidhje me sulmin e qendrës LGBT, më mirë të mos flasim fare. Atje, sulmuesit ishin me kapuça, është hetim i komplikuar ai.

Ngaqë ishin aq profesionistë këta prokurorë, e gjithë bota u ngrit që ta nxjerrë Maqedoninë nga kriza, e duhej të formohej Prokurori joprofesionale speciale.

Edhe profesionistët e Gjykatës penale u ankuan për joprofesionalizmin e Prokurorisë speciale publike. Lajmëruan që Gjykata nuk dëshiron të marrë pjesë në spektaklet e PSP-së dhe të shkelë prezumcionin e pafajësisë, por “nga tani do ta informojë publikun me precizitet dhe në kohën e duhur, nëpërmjet lajmërimeve, për të gjitha vendimet e marra”.

Do me thënë, Katica kishte të drejtë kur tha se i ka tollovitur gjykatësit. Pasi këta thonë që nga tani do të nisin me këngë të re, gjë që do të thotë që deri tani kanë stonuar. Dhe paskan pritur deri në këtë moment që t’i hidhërohen një prokurori që bën punën e vet.

Se deri tani, nuk u paskan penguar prokurorët.

 Gjykatësve që iu duket gjë spektakolare kur Katica, para portës së MPB thotë: “Hape, hape!”, që të zbatojë urdhër gjykate, nuk iu duken mjaftueshëm spektakolare parakalimet para Gjykatës kur i çonin për marrje në pyetje gazetarin Tomisllav Kezharovski, mjekun dhe liderin sindikal Dejan Stavriq dhe punëtorët e pagesave rrugore të Syrit të gjarprit. Edhe mjekët e dyshuar për ryshfet dhe profesorët e fakultetit ekonomik. Edhe kolegët e tyre – gjykatësit për kundërvajtje.

Tani Katicën e mbron dinjiteti i pushtetit gjyqësor.  Nuk u kontestohej dinjiteti kur shfrytëzonin lidhjet dhe blinin “Svarovski” që të hynë në defterin e Gocës dhe të lexohen te sekretaresha e kryeministrit.

Në lajme u shfaqën disa tituj të dalë nga brifingu i zyrës së BE-së në Shkup, të cilët sugjerojnë që “diplomatët konsiderojnë që do të ishte mirë nëse Prokurorja speciale do të ishte më pak aktive gjatë fushatës zgjedhore që të mos ndikojë në rezultatet e zgjedhjeve”.

Demek, Katica u dashka të qetësohet pak. Çfarë do të thotë kjo? Që PSP-ja duhet t’i ngrijë hetimet deri në zgjedhje që të mos ndikojë në rezultatin zgjedhor? Hetime, mes të cilave ka edhe mashtrime zgjedhore të 7 vjetëve të fundit. E kjo, çfarë do të thotë? Që dikush që dëshiron të shkojë në zgjedhje ka frikë se mos mbarojë në burg për shkak të hetimeve të PSP-së, sepse ka vjedhur në zgjedhje? Epo kjo gjë, me të vërtetë do të ndikonte në rezultatin zgjedhor.

Nejse. Diplomatët folën, kurse LSDM-ja hesht. A do të thotë kjo që atyre iu konvenon që PSP-ja t’i ndërpresë hetimet? E nëse është kështu, a do të thotë që më kot jemi marrë dy vjet me bombat? Që ajo që dëgjuam nuk është krim që vlen të hetohet sepse tani kemi zgjedhje?

Epo, nëse PSP-ja e Katica Janevës nuk duhet të punojë sepse do t’i ndikojë zgjedhjet, atëherë deri në 11 dhjetor nuk duhet të punojë as Prokuroria e Marko Zvërlevskit.

Që do të thotë se, në këtë shtet ligj dhe drejtësi do të ketë aq sa do të merren vesh Zaevi dhe Gruevski. Del që, në realitet, nëse VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja bien dakord, mund të mos vlejë as edhe Kushtetuta. Kështu-ashtu, institucionet më të larta të shtetit janë Ligji i partisë, Klubi i deputetëve dhe Rezidenca e BE-së në Përzhino. Dhe kështu, shteti dhe parashteti u bënë një. Kurse ne, naivët, le të besojmë në drejtësi, ligj, interes publik, transparencë, moral, përgjegjësi….Tra-la-la…

5 T’i kthehemi realitetit në fillim të këtij teksti, atëherë kur u zgjova në një ndër ekonomitë më të zhvilluara të botës. Se sa të zhvilluar jemi ishte e dukshme akoma dhe te shembulli i Strumicës, një nga tri komunat në të cilat pushtetin e ka opozita.

Strumica realizoi dy suksese brenda një jave. Së pari, vazhdoi me ndërtimin e stacionit të pastrimit që kanë filluar ta ndërtojnë para 20 vjetëve, por e kanë ndërprerë sepse nuk kanë pasur para. Tani kanë fituar para nga BE-ja. Dhe kanë që kanë para, sollën vendim të ngrenë një përmendore të Baba Vangjës. Pse? Sepse këshilltarët e komunës kanë mbajtur tubim në ditën e Shën Petkës, kurse Shën Petka paska qenë mbrojtëse e Baba Vangjës.  Logjikë e pastër. E pabesueshme, por e vërtetë. Me siguri Baba Vangja ka parashikuar që për 20 vjet do të vazhdojnë me ndërtimin e stacionit të pastrimit. Se a do ta mbaronin, këtë nuk e ka parë as ajo.

LSDM-ja në ditën e Shën Petkës ishte në punë. Që të shesë populizëm, siç bën VMRO-DPMNE-ja.

Në kohën e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, njësia matëse për harxhimin e paarsyeshëm ishte koqja e kalit të Aleksandrit. Për shembull, sa të sëmurë mund të shërohen me vlerën e një koqeje? Nëse vjen deri te ndryshimet, ndoshta njësia për matjen e harxhimit të paarsyeshëm do të ndryshojë. E kështu, gjithçka do të masim me vlerën e syrit qorr të Baba Vangjës.

6

Në Ohër mbahet një konferencë gjyqësore me titull “Gjykatë e pavarur”. E kanë qëlluar tamam, si temën ashtu dhe qytetin. Vetëm se, e kam pak të vështirë ta kuptoj se cili është zhanri i konferencës. Fantashkencë? Ose komedi? Ose prapë se prapë, tragjedi.

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира