ZGJATJE ÇAMÇAKËZI

Nuk kemi kapacitet për një perspektivë të re evropiane. Jemi të mbushur deri në fyt me perspektivat evropiane.

1 Pesëmbëdhjetë vjetorin nga marrja e statusit shtet kandidat për BE e festuam në mënyrë glamuroze, në rrethin e elitës partiake dhe të biznesit, pa muzikë, duke u fshehur në errësirë dhe duke ikur nëpër dyert e inspeksionit që kontrollon respektimin e masave të kovidit.
Duke pritur me padurim të dëgjojmë se ç’gjë të re të zgjuar të fushës së historisë apo gjeografisë ka shpikur shefja bullgare e diplomacisë Ekaterina Zaharieva, i harruam paksa arritjet e shtetit tonë në rrugën drejt BE-së. Brukselin e tronditëm, Berlinin e trazuam, Sofjen e nervozuam, ndërsa neve vetë, shteti nuk mund të na rregullojë as tre kafene, madje as me gjithë fuqinë që ia jep gjendja e shpallur e krizës. Gjasme duhet të hapen gociatat me BE, që inspeksioni të mund t’i mbyllë dyert e kafeneve. Pasi, atje shkon e vetëquajtura elitë partiake dhe e biznesit dhe aspirantë të ndryshëm të asaj teme, e kështu shefat janë mjaft të fuqishëm që t’ua ndalojnë inspektorëve që të hyjnë, ndërsa disa shefave të tjerë u ndihmon dhe policia.

Kryeministri Zoran Zaev na thoshte se BE na duhet si një kamxhikues që do të na vërë në rrugë të mbarë. Por ja që kamxhikuesi nuk është këtu, e kështu ne mund të vazhdojmë sipas rrugëve të vjetra. Partizimi i shoqërisë asnjëherë nuk ka pushuar, por tani po përhapet me të madhe. Politikanët dhe drejtorët të vendosur nga partitë janë ata nga të cilët të varet gjithçka në jetë – nga lindja e gjer në vdekje. Qeveria përgatitet që t’i kthejë reklamat shtetërore për blerje të mediave. Ishin pak ato 38 milionë euro që Gruevski i harxhoi gjatë tetë vjetëve për propagandë politike. Tani që kamxhikuesi nuk është këtu, nuk e kemi problem të vazhdojmë në rrugën e VMRO-DPMNE-së. Firma të regjistruara para dy ditësh për paraqitje të tenderëve, kushurinj me ca biznese të vogla, fiqnj e miq drejtorë e në funksione shtetërore…

Andaj, përralla për përzënien e mysafirëve nga kafenetë në errësirë është ilustrimi më i mirë i asaj se si funksionon shteti i nisur në rrugën drejt BE-së.

2 Për pesëmbëdhjetë vjet me radhë, nëse çdo muaj do të kishim miratuar nga një ligj nga ata me flamur evropian deri më sot do ta kishim harmonizuar legjislacionin me BE-në. Por të themi të drejtën, edhe BE-ja ka marrë pjesë të fajit për bllokimin e Maqedonisë. Jemi lodhur, bre njerëz. Nuk mbahet dot koncentrimi për 15 vjet me radhë, duke pritur të shohësh se deri ku do të shkojë kreativiteti birokratik, nga njëri samit evropian te tjetri, ku do të të thonë se edhe ti je pjesë e Evropës, por nuk je tamam pjesë. Do t’ua interpretojmë frazat – një shtet anëtar, dy shtete anëtare, e pastaj do të kenë shqetësime, e pastaj konsenzusi do të bëhet i domosdoshëm, e pas kësaj perspektiva evropiane…Pothuajse 30 vjet me radhë na mbajnë në geto, ne leprozët e Ballkanit Perëndimor. Herë këta kanë pasur zgjedhje e herë të tjerë, herë është sjellë ky ligj, herë një ligj tjetër, herë problemi është heqja e vizave, herë ndryshimi i flamurit, herë i mbriemrit, herë i emrit të gjatë, e pastaj edhe atij të shkurtë… E tani! Vetëm edhe gjuha. E-sa për historinë, do ta shohim…

Ore, Bullgarisë ia pranuan që në konkluzionet për përhapje si kusht të qëndrojë fraza “interpretim i gabuar i historisë”. E pabesueshme. Çfarë do të bëhet tani me politikën, me të cilën na gënjejnë për vite me radhë? Çfarë organi do të vlerësojë se cili është “interpretimi i saktë i historisë”? Secila nga 27 shtetet anëtare do të bëjë komisionin e tyre historik që do të vlerësojë “interpretimin e saktë të historisë”. Dhe pas të gjitha 27 komisioneve historike, do të përzgjedhin fjalë në një komunikatë të përbashkët në konsenzus për historinë? Ok, mbase do të gjejnë konsenzus për historinë e Maqedonisë. Po, çfarë do të bëjnë nëse fillojnë t’i hapin historitë e tyre? 27 shtete nga 27 komisione për çdo shtet më vete – ja ku janë 729 komisione. Nga Bashkimi evropian do të bëhen bashkim historik.

Dhe pse do ta bëjnë këtë gjë? Sepse Bullgaria ka zgjedhje në mars vitin e ardhshëm. Prandaj partitë në Bullgarinë evropiane në shekullin 21 do të shkojnë në zgjedhje me kartë nacionaliste dhe do t’i promovojnë aspiratat shekullore ndaj Maqedonisë. Dhe sepse kanë vendosur që ëndrrën nacionaliste që nuk iu është realizuar me anë të Hitlerit, ta realizojnë 70 vjet më vonë me ndihmën e gjithë Bashkimit evropian.

Përhapje, përhapje…Hajde, de. Përhapuni. Jemi këtu. Po bëhen dy herë që po gëzohemi për negociata të pafilluara. Na e thoni drejt. Do të na pranoni në shoqërinë tuaj si maqedonas me gjuhën maqedonase, apo përjetësisht do të zgjasni çamçakëzet me Bullgarinë? Më mirë të jeni të ndershëm ndaj Maqedonisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor dhe të na pranoni se keni problem me përhapjen e BE-së, se sa të na gënjeni me një perspektivë të re evropiane. Pasi tashmë nuk kemi kapacitet. Jemi mbushur gjer në fyt me perspektiva evropiane.

3 Të dalldisur nga fuqia që ua jep Bashkimi evropian, Bullgarët filluan të shpikin se Kirili dhe Metodi nuk janë sllavë, por janë ekskluzivisht rilindas bullgarë dhe se shkrimi cirilik është alfabet bullgar. Në Samitin e ardhshëm do të kërkojnë nga të gjitha shtetet sllave e misionit të Kirilit dhe Metodit që të pranojnë se janë edukuar në gjuhë bullgare. E pse jo?
Që kur Bullgaria i ka bërë lëmsh të gjitha gjërat – gjeopolitikën me historinë, Çekia dhe Sllovakia me sa duket kanë kuptuar se pasojat e vetos për Maqedoninë nuk do të mbeten vetëm në Ballkan, por se do t’u ballkanizohet i gjithë Bashkimi. Shyqyr edhe ata vunë veto në veton e Bullgarisë. Thank se nuk do të lejojnë që “Bashkimi evropian të jetë gjykatës i historisë sonë të përbashkët, e asaj se si ne identifikohemi dhe në ç’gjuhë flasim”.

Shumë bukur që edhe në BE u gjendën shtete që u ndikuan nga kjo sjellje e Bullgarisë dhe nga kushti i saj për “interpretim të gabuar të historisë”. Sa i përket Çekisë dhe Sllovakisë, ato as nuk duhet të kthehen fare 12 shekuj pas gjer te Kirili dhe Metodi. Mjafton të kthehen vetëm 50 vite pas. Më 21 gusht 1968, kur ushtritë e Bashkimit sovjetik, Bullgarisë, Polonisë dhe Hungarisë e okupuan Çekosllovakinë e atëhershme që ta shuajnë Pranverën e Pragës.

Kush e di se, në interpretimin e saktë bullgar të historisë ndoshta bullgarët nuk janë paraqitur si okupatorë që i kanë mbytur reformat demokratike të liderit çekosllovak Dubçek. Ndoshta edhe atje, sipas tyre, ata kanë qenë administratorë. Le të mblidhen 27 komisione historikë nga BE, le t’i përputhin qëndrimet edhe për këtë epizod të turpshëm nga historia e një shteti anëtar.

Me habit vetëm se si Bullgarët kanë arritur ta shesin si konsenzus evropian frazën për “interpretim të gabuar të historisë”. Janë obsesionuar. Me siguri për shkak se shpesh herë kanë qenë në anën e gabuar të historisë. Dhe të gjithë të tjerët ua kanë fajin për këtë.

Tani kishin mundësinë të jenë në anën e vërtetë. Kishin mundësinë që të na bëhen miqtë më të mëdhenj. E na u bënë armiqtë më të mëdhenj.

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира