ZGJOHU OJ KATE

a:1:{s:11:"td_subtitle";s:136:"Mefalnipërkëtëfjalëporarsenikuështëhelmvdekjeprurësdheescerihiacoliështënjëfjalëebukurpërtëthënëmut.

1 Uji në liqenin e Dojranit të mërkurën do të jetë i cilësisë së shkëlqyer. Qeveria ka ndryshuar rregulloret për cilësinë e ujit, dhe uji që deri tani ndalohej për larje, nga e mërkura do të jetë ujë i përshtatshëm  për t’u pirë. Ç’mrekulli na bën një Gazetë Zyrtare.

Val lë rregulloret na qenkan problem? Kur ka qenë problem të sillet ligj e le më të ndryshohet. Në bisedat e përgjuara dëgjuam se madje as planet urbanistike nuk janë problem të ndryshohen. Si ishte ajo – “Mile mu kujtua, po ta ndryshonim PUQ-in”.

E ja që tani, Ninos iu kujtua.

Ka një institucion shtetëror që quhet Instituti i Shëndetit Publik. Aty ca ekspertë, njerëz të ditur, me teste shkencore kanë bërë matjet dhe kanë konstatuar se Liqeni i Dojranit është i ndotur dhe kanë urdhëruar të vendosen tabela me të cilat ndalohet larja.

Mirëpo, ka edhe një institucion tjetër si kryetari i komunës, kuadër i partisë në pushtet, si dhe institucioni ministër i shëndetësisë dhe zëvendës kryeministër, gjithashtu një kuadër shumë i rëndësishëm i partisë në pushtet, të cilët le që nuk i besojnë institucionit shtetëror Institutit të Shëndetit Publik, por nuk i besojnë as shkencës. Dhe njësoj siç VMRO-DPMNE shpiku kundër protestat për çdo protestë, kundër grevat për çdo grevë, kundër organizatë joqeveritare për çdo organizatë jo-qeveritare, kësaj radhe si përgjigje ndaj analizës së ujit në Dojran, shpiku kundër analizën. Madje, duke mos pritur rezultatet e kundër analizës, Ministri Nikolla Todorov vendosi  se – uji në Dojran është i pastër dhe i mirë për t’u larë. Në të vërtetë nuk na shpjegoi nga e din ai se uji është i pastër, por kur ai flet edhe shkenca hesht.

Njësoj sikur na bind se nuk ka krizë insuline, se nëna e Tamarës  mban fajin për vdekjen e vajzës, se është normale që të sapolindurit të vdesin në maternitet…

Madje, doli edhe një njeri në lajme dhe në televizion duke pirë nga uji për të dëshmuar se është i pastër, ndërsa një prift me gjithë mantelin u fut në liqe, uji i të cilit ndalohet për larje sepse ka baktere fekale, dhe pagëzonte fëmijën në prani të babait, i cili gjithashtu ishte në ujë.

Gruevski me siguri është tejet i lumtur. Sepse a Zoti a VMRO-ja, njësoj i bie.

2 Duhej të shohim imazhin me fëmijën të cilin në emër të partisë e lajnë në ujë me escerihia coli që të kuptojmë se kemi qenë gabim kur thoshim se VMRO-DPMNE ka humbur kontaktin me realitetin. Jo. Ata kanë kontakt të përsosur me realitetin. Dhe për sa kohë që gjejnë njerëz t’i lajnë fëmijët e tyre në mut (më falni për fjalën) para kamerave, VMRO-DPMNE do ta ndryshojë realitetin.

Qe dhjet vjet jetojmë në realitet të krijuar nga një makineri propagandistike. Në rastin e Dojranit ata shkojnë një hap më tej se propaganda. Tregojnë gënjeshtra kolosale, me paturpësi aq të madhe sa ne pyesim veten nëse ne jemi në rregull? Lajnë fëmijën në liqe që është dëshmuar se është i ndotur. Madje pinë edhe ujin. Pra ne që nuk duam ta pimë sepse i besojmë Institutit të Shëndeti Publik, padyshim nuk jem normal.

T’i themi punët troç, që ta kuptojmë se çfarë ndodh. Ta kuptojmë nëse jemi vërtet jonormal. Escerihia coli çfarë është?  Bakteri fekale. Fekalet çfarë janë? Mut. Fekale në ujin e liqeni çfarë janë? Mut në liqe? A pihet uji me mut? Jo, nuk pihet.

Uf, mirë është. Pra ne nuk jemi jonormal.

Ja pra çfarë ka bërë VMRO-DPMNE. Me dhjet vjet propagandë na kanë bindur se muti mund të konsumohet. Dhe jo vetëm kjo, por është shumë i mirë për ngrënie. Jo vetëm që është i mirë, por është edhe i shëndetshëm. Ndërsa ne duhet të jemi mirënjohës, sepse ata na kanë mundësuar të hamë mut (sërish kërkoj falje për këtë fjalë). Dhe e hamë për paret tona.

3 Ndryshe nga Dojrani, ku Ministri Todorov me një rregullore ndryshoi realitetin, në Gjevgjeli nuk e ndryshojnë realitetin, por për fat të mirë  tregojnë se kush është fajtor për praninë e arsenikut në rrjetin e furnizimit me ujë të Gjevgjelisë. Më falni për fjalën. Arseniku është helm vdekjeprurës.

Autoritet në Dojran, kanë bërë kundër analizën edhe në Institutin e Selanikut. Ndërsa autoritetet e Gjevgjelisë e vunë në dyshim analizën e Selanikut, sepse atje paska dalë se në ujin e Gjevgjelisë paska arsenik.

Po  a nuk tha kryetari i Gjevgjelisë Ivan Frangov se “problemi me arsenikun është rast i montuar nga organizata jo-qeveritare “Arsena”, e cila paska marrë para nga Sorosi që ta rrënojë reputacionin e Komunës së Gjevgjelisë”. Ai thotë se këto analiza në Selanik ” janë bërë me metoda të pastandardizuara dhe rezultatet janë e kundërta e atyre që në fillim të vitit i ka lëshuar Instituti i Shëndetit Publik.”

Prit pak. Një kryetar komune i VMRO-së i beson Institutit të Shëndetit Publik, dhe nuk i beson Institutit privat në Selanik. Një kryetar tjetër komune i VMRO-së nuk i beson Institutit Shtetëror të Shëndetit , ndërsa i beson institutit privat në Selanik.

Pastaj ata na bindin se ne nuk qenkemi normal.

4 Në gjithë Komunën Qendër janë  ngjitur afishe me rekomandime nga policia se si qytetarët të mbrohen nga  vjedhjet. Iu rekomandohet të jenë të kujdesshëm dhe të vendosin video survejim.

Në të njëjtën kohë, Ministri i Brendshëm Dimitar Chavkov ka shpallur një konkurs për pranimin e 600 policëve të rinj. Për çfarë janë policët, nëse duhet vetë të mbrohemi nga vjedhjet? Ministri i përdor ata çdo natë për të mbrojtur fasadat e Gruevskit nga Revolucioni i larmë. Ata nuk janë që të na ruajnë ne, por ta ruajnë barokun e institucioneve. Dhe për ta ruajtur gjënë më të shenjtë – selinë e partisë së VMRO-DPMNE-së. Për shkak se ai është institucioni më i rëndësishëm në vend.

5 Në Manastir, një tjetër institucion shtetëror i quajtur Enti dhe Muzeu kanë ndaluar të shfaqen “Zgjohu oj Kate” në amfiteatrin Heraklea. Në shfaqjen që askush nuk e ka parë dhe askush nuk e di se pse u ndalua, protagonist kryesor është Nikolla, i cili dërgon gruan dhe nënën e tij në pushime dhe thërret  striptisten Kata për t’u argëtuar me miqtë.

Në Maqedoni, institucionet nuk reagojnë kur prindërit lajnë fëmijët e tyre në mut me bekimin e priftit, kryetarit të komunës dhe ministrit. Por institucionet marrin sulm paniku kur në të njëjtën fjali do të gjejnë emrat Nikolla dhe Kata.

Sepse për VMRO-DPMNE Kata e zgjuar është më e rrezikshme se kur zgjohet escerihia coli (më  falni për fjalën).

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира

Коментари