ZOR, EH?

U bëmë interesantë për BE-në. Edhe nga thonë se për ta jemi të rëndësishëm, edhe nuk na tregojnë se kur do të na pranojnë. As se nëse fare do të na pranojnë.

1 Me padurim i presim deklaratat e Dimitar Kovaçevskit dhe Hristijan Mickovskit pas takimit të liderëve që nuk është përcaktuar akoma. Kovaçevski i thotë Mickoskit se do ta thërrasë, ndërkohë ende nuk i ka dërguar ftesë, kurse Mickoski i thotë se do të vijë, por se kot e thërret. Kovaçevski do të kërkojë ndryshim të Kushtetutës. Mickoski do të kërkojë zgjedhje.
Nuk dihet se kur do të jetë takimi, por megjithatë emocioni që tani rritet. Madje edhe planet e pushimeve vjetore do t’i përshtasim sipas takimit. Nuk guxon të lëshohet edhe një dialog i të shurdhërve.

2Ndërkohë, emocioni rritet edhe në Bashkimin Evropian. Përderisa njëzet vjet BE-ja e mbante Ballkanin Perëndimor më larg Evropës, duke shpikur metoda të reja, bençmarke, qasje të veçanta që të gjejë mijëra arsyetime se pse nuk mund t’i përmbushë premtimet e veta, iu futën Rusia, Kina dhe Turqia, e në rastin e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Arabisë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe Irani, ndërsa Putini edhe njëherë trokiti në derën ukrainase, e tani iu tek – duhet ta futim Ballkanin Perëndimor në BE.

E hajde, de. Na futni. Mjaft e zgjatët.

Shumë qartë u shpreh mininstri i punëve të jashtme i Austrisë Aleksander Shalenberg në konferencën “Gllobsek” në Bratisllavë, kur partnerëve të tij të BE-së u tha se “duhet të jemi të çmendur që t’u lejojmë shteteve të tjera të hyjnë aty”. Ai iu referua librave shkollorë të historisë. “Nëse nuk kemi stabilitet dhe prosperitet afatgjatë në Evropën Juglindore, nuk do të kemi stabilitet në Evropën e Mesme. Edhe ne e dimë nga historia e 200 vjetëve të kaluar se çfarë ndodh kur nuk ka stabilitet në Evropën e Mesme”, tha Shalenberg. Për bisedat që zhvillohen në BE, se në fillim duhet vetë BE-ja të reformohet që të mund të pranojë anëtare të reja, tha se janë – plehra. “Kemi gjithçka! Ne jemi përgatitur saktësisht për skenarin e pranimit në Ballkanin perëndimor në BE”.

Zor, eh? Epo zor.

Në Bratisllavë edhe kryetarja e Komisionit evropian Ursulla fon der Llajen paraqiti njëfarë qasje të re të zgjerimit, fliste për katër farë shtyllash. Mirë tingëllonte. Edhe pse, sinqerisht, nuk e di nëse ia vlen që të merret serriozisht. Sepse u bë e qartë se Komisioni evropian premton, ndërkohë që shtetet-anëtare nuk realizojnë. Fjala e Fon der Llajen nuk vlen në Sofije. Nëse nuk vlen në Sofje, nuk vlen as në 26 shtetet e tjera. Të paktën kaq kemi mësuar edhe ne, se si funksionon ky Bashkim Evropian. Dhe atë në një mënyrë shumë të keqe. Të gjithë për një edhe atëherë kur ai njëri është blozë.

Gjithë kam përshtypjen se ky “momentum” dhe ballafaqimi me realitetin do të jetë si takimi ynë i liderëve, për të cilin ka ftesë, por kot. Edhe përnjëherë u bëmë interesantë për BE-në. Edhe na thonë se u nevojitemi. Dhe prapë nuk na thonë se kur do të na pranojnë. As se nëse do të na pranojnë fare ndonjëherë.

3 Deri para tre vjetësh ishim evroentuziastë dhe naivë dhe mendonim se BE-ja do të na ndihmojë që të krijojmë një shtet me qeverisje të mirë, një vend të bukur dhe të shëndetshëm për të jetuar, se do të na ndihmojë të luftojmë kundër varfërisë dhe korrupsionit. Shqetësimi i vetëm është se ndonjë Holandë, Danimarkë, Gjermani, Itali, Suedi do të na vërë veto nëse zgjedhim qeveri autokrate, nëse nuk i respektojmë të drejtat e njeriut, nëse e mbytim lirinë e mendimit dhe të shprehjes, nëse vjedhim nga fondet evropiane para aredimit…As në fund të mendjes nuk e kishim se do të mbështesin veto për konsteste të shpikura dhe absurde bilaterale, e për më tepër dhe do të na bëjnë të negociojmë për identitetin tonë. Paskemi pasur kuptim tjetër për vlerat evropiane. Nuk paskemi ditur se vlera evropiane është që dikujt t’i vërtetosh se kush je. Dhe nuk është për t’u çuditur që dyshonim nëse Bashkimi Evropian i respekton fare vlerat evropiane.

Ashtu që, mos na lodhni se vetëm prej nesh varet nëse do t’i vazhdojmë negocimet për anëtarësim, kur pamë se nuk varen. Merruni vesh atje në Bruksel, nëse eurointegrimi ynë varet nga arritjet tona? Apo nga Bullgaria?

Është e thjeshtë. Ashtu siç ndryshimi i Kushtetutës me ndryshimin e emrit garantonte hyrje në NATO, tani na duhet garanca se kur do t’i vëmë bullgarët në Kushtetutë, do të hyjmë në BE. Nëse nuk mund të na thoni një datë se kur do të na pranoni, atëherë të paktën na jepni një garancë se për Maqedoninë më nuk do të ketë veto të re. Pa marrë parasysh se për çfarë teme mund të jetë kjo veto e re, sepse ne deri më tani nuk kemi pasur veto “normale”, por veto nga inati dhe nga dhunimi.

Asnjë veto. Pikë. Nëse do të kishit limit të vetove që do të mund t’i përdornit, tashmë do t’i kishit harxhuar në Maqedoni. Dhe atë për budallallëqe.

4 Shpresoj se vetoja e ardhme e BE-së nuk do të jetë për temën e korrupsionin. Sepse, në këtë temë nuk mund ta arrijmë Bullgarinë e cila vodhi njëqind milionë euro nga fondet për para aderim.

Është shumë interesante se si te ne nuk mund të shkarkohet asnjë funksionar, madje edhe nëse themi se Revizori shtetëror gjen parregullsi financiare në institucionin që udhëheq, apo nëse Komisioni i antikorrupsionit vërteton aktivitete korruptive. Ajo çfarë do të thonë ata – nuk vlen. Sepse Qeveria e respekton presumimin e pafajësisë.

Imagjinoni që në ndonjë kompani private, revizori të zbulojë se ndonjë drejtor ka punuar kaq, ka treguar rezultat të keq, nuk ka mundur të dëshmojë se për çfarë i ka shpenzuar paratë, e shefi ka thënë: Oh jo, do ta respektoj presumimin e pafajësisë. Jo, ore. Që kur 2 + 2 nuk janë 4, menjëherë e ndryshon. Nuk pret që të vërtetohet në gjykatë.

Nuk e di se ç’na duhet Komision i antikorrupsionit që e zgjidhnim me emitime direkte të kanalit të Kuvendit, raportet e të cilit Kuvendi nuk i ka parë për dy vjet, kur vërtetimet e tij për korrupsion nuk janë të rëndësishme për Qeverinë. Ç’na duhet Revizor shtetëror, kur Qeveria nuk i ndryshon ata për të cilët me matematikë, se 2 + 2 nuk janë 4, do të zbulohet se kanë punuar në mënyrë të papërgjegjshme? Epo nuk i përjashtojmë nga puna. Vetëm i ndërrojmë me njeri tjetër dhe u japim 78 përqind rrogë më të ulët sepse tashmë nuk do të jenë funksionarë. Ç’është kaq tragjike që ndryshohet dikush për të cilin institucion shtetëror ka vërtetuar se nuk e ka kryer punën siç duhet? Po, luftë me korrupsionin nuk është vetëm nëse dikush përfundon në gjyq. Luftë me korrupsionin është edhe atëherë kur institucioni, i cili këtë e ka për detyrë do të tregojë se dikush është i korruptuar. Organizata joqeveritare dhe media bëjnë anaiza të raporteve për prokurime publike dhe të revizorit shtetëror dhe gjejnë një mori gabimesh, por Qeveria respekton persumimin e pafajsisë.

Domethënë, funksionar apo drejtor i ndërmarrjes publike mund të ndryshojë vetëm nëse ka gjykim për korrupsion. Që në vetvete do të thotë se një funksionar mund të ndryshohet vetëm nëse një parti e re vjen në pushtet.

Epo, të kishte treguar Qeveria së paku pak vullnet politik që me të vërtetë të luftonte kundër korrupsionit, me shembull personal, atëherë ndoshta edhe prokurorët do të inkurajoheshin, dhe edhe ata do të fillonin të paktën t’i lexonin raportet e Revizorit shtetëror.

Kjo është një mënyrë unike e qeverisjes kur shteti nuk i respekton institucionet e veta shtetërore. Përveç kësaj kemi edhe një zëvendës kryeministër për qeverisje të mirë. Qeveria sforcon një klimë politike sikur askush nuk përgjigjet për punën e keqe.

Përktheu: Fjolla Zllatku 

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира