11- VJEÇARI MARKO KALON LUMIN DHE KUFIRIN SERBO-MAQEDONAS PËR TË SHKUAR NË SHKOLLË

11- VJEÇARI MARKO KALON LUMIN DHE KUFIRIN SERBO-MAQEDONAS PËR TË SHKUAR NË SHKOLLËNxënësi i klasës së gjashtë, Marko Arsovski nga fshati Gorni Starac, Komuna Bujanovcë, për gjashtë vjet shkon në shkollë në fshati Dragomancë, Komuna Staro Negoriçane, pasi në fshatin e tij nuk ka shkollë. Lumi Pçinja nuk ka urë, andaj çdo mëngjes dhe pasdite ai me ndihmën e prindërve të tij kalon lumin duke shkelur në të. (Foto: Gj. Liçovski)

Njëmbëdhjetë vjeçari nga Serbia kalon kufirin shtetëror që të shkojë në shkollë në Maqedoni. Nxënësi i klasës së gjashtë, Marko Arsovski nga fshati Gorni Starac, Komuna Bujanovcë, për gjashtë vjet shkon në shkollë në fshati Dragomancë, Komuna Staro Negoriçane, pasi në fshatin e tij nuk ka shkollë. Lumi Pçinja nuk ka urë, andaj çdo mëngjes dhe pasdite ai me ndihmën e prindërve të tij kalon lumin duke shkelur në të.

“Ngrihem herët, më së voni në ora 6. Nëse lumi nuk është i madh, e kaloj shpejtë dhe kaloj në anën tjetër ku më pret furgoni i shkollës. Por nëse niveli është rritur, atëherë duhet t’i bie rreth e rrotull për diku 1.5 km që të dal më poshtë ku kalimi bëhet i mundur. Kur moti është i nxehtë e kapërcej edhe këmbëzbathur. Problemi më i madh është në dimër, më duhet të vesh çizme të gomës e pastaj t’i heq sapo e kaloj lumin, si dhe të kem kujdes së mos i lag këmbët. Ndonjëhetë kur nuk kam kohë apo kur vonohem, babi ose vëllai më mbajnë në shpinë ose më marrin me vete mbi traktor për të kaluar lumin”, thotë Marko gjithë turp.

Nëse niveli është rritur, atëherë duhet t’i bie rreth e rrotull për diku 1.5 km që të dal më poshtë ku kalimi bëhet i mundur. Kur moti është i nxehtë e kapërcej edhe këmbëzbathur. Problemi më i madh është në dimër, më duhet të vesh çizme të gomës e pastaj t’i heq sapo e kaloj lumin, si dhe të kem kujdes së mos i lag këmbët. (Foto: Gj. Liçoski)

Familja Arsovski jeton në lagjen Çivçii, në një fshat të lënë pas dore të malit Kozjak, mu në kufirin serbo-maqedonas. Në këtë pjesë, lumi krijon një ndarje natyrale kufitare, kurse kalimi zyrtar kufitar është Pelince-Prohor Pçinski, që ndodhet rreth 200 m larg shtëpisë së tyre. Fshatarët kanë legjitimitet të veçantë dhe policia kufitare nuk e ndalon qarkullimin e tyre. Por, problem të madh paraqet mospasja e urës për një kalim të sigurt të lumit. Shumë herë janë detyruar të improvizojnë ndonjë varkë për ta kaluar.

Nëse lumi nuk është i madh, e kaloj shpejtë dhe kaloj në anën tjetër ku më pret furgoni i shkollës, thotë Marko (Foto: Gj. Liçovski)

“Gjeografikisht ne i takojmë Sebisë, por për shkak të afërsisë, jemi më të lidhur me Maqedoninë. Klinike është 17 km larg, ndërsa Pelinca vetëm disa kilometra. Në këtë pjesë të fshatit kemi mbetur vetëm ne. Pushtetet lokale të Bujanovcit kanë dashur të ndërtojnë urën, por nuk janë mbështetur nga pala maqedonase. Nuk e di tamam se si qëndron puna, por e vërteta është se ne kemi shumë probleme. Çdo mëngjes ne kalojmë lumin me çizme, Mbajmë atlete në torbë, e kur mbërrijmë autobusin i zhveshim. Megjithatë është shumë e rrezikshme. Për ne si prindër është gjë e tmerrshme të lëshojmë fëmijën, pasi kjo është zonë e egër. Mund ta sulmojnë kafshë të egra. Gjthashtu, kalojnë njerëz të ndryshëm,. Kur bie borë, shpesh herë Marko nuk shkon në shkollë. Për fat të mirë kemi mirëkuptim nga ana e arsimtarëve”, thotë babai Goran Arsovski (50)

Ndërkohë që i vëllai Milloshi, e ka mbajtur në shpinë që ta kalojnë lumin, për një moment të dy kanë humbur bilancin dhe kanë përfunduar në lumë. Meqë ishte lagur shumë kishte shkuar në shtëpi që të ndërrohej, Ndërkohë furgoni i shkollës kishte ikur dhe nuk ka pasur se me ç’të vijë. (Foto: Gj. Liçovski)

Familja pesëanëtarëshe Arsovski jeton në një shtëpi në kushte shumë të vështira e madhe pesëdhjetë metra katrorë, me një mobilje dhe pa banjë. Përveç Markos, ata kanë edhe dy fëmijë të tjerë. Më i madhi, Milloshi (17) nuk shkon në shkollë, kurse Darko (14) vuan nga paraliza e fëmijëve. Jetojnë me ndihmë sociale dhe nga puna që bën babai Goran, edhe pse ai vetë është invalid. Këto të ardhura  nuk janë të mjaftueshme për nevojat e fëmijës së sëmurë dhe për familjen në përgjithësi. Milloshi është regjistruar në shkollë në Serbi, por nuk shkon atje pasi nuk kanë kushte për ta shkolluar.

Familja pesëanëtarëshe Arsovski jeton në një shtëpi në kushte shumë të vështira e madhe pesëdhjetë metra katrorë, me një mobilje dhe pa banjë. Jetojnë me ndihmë sociale dhe nga puna që bën babai Goran, edhe pse ai vetë është invalid. Këto të ardhura nuk janë të mjaftueshme për nevojat e fëmijës së sëmurë dhe për familjen në përgjithësi. (Foto: SDK.MK)

Familja pesëanëtarëshe Arsovski jeton në një shtëpi në kushte shumë të vështira e madhe pesëdhjetë metra katrorë, me një mobilje dhe pa banjë. Jetojnë me ndihmë sociale dhe nga puna që bën babai Goran, edhe pse ai vetë është invalid. Këto të ardhura  nuk janë të mjaftueshme për nevojat e fëmijës së sëmurë dhe për familjen në përgjithësi. (Foto: Gj. Liçovski)

Drejtoresha e shkollës fillore “Hristijan Karposh” në fshatin Dragomance, Aneta Stankoviq-jankovska, thotë se Marko, si dhe vëllai i saj Millosh, janë nxënësit e vetëm në Serbi që kanë ardhur për mësim në shkollën e tyre fillore. Ashtu si dhe fëmijët e tjerë tani edhe ata do të gëzojnë të drejtat e njëjta.

Ëndërron që prindërit e tij të ndërtojnë një shtëpi ku të ketë më shumë dhoma për të dhe për vëllezërit e tij, të mësojë të luajë videolojëra si të gjithë shokët e tij. (Foto: Gj. Liçovski)

Ëndërron që prindërit te tij të ndërtojnë një shtëpi ku të ketë më shumë dhoma për të dhe për vëllezërit e tij, të mësojë të luajë videolojëra si të gjithë shokët e tij.

“Fëmija ka transport shkollor të siguruar, një furgon që shkon deri te kufiri që ta marrë, e pasta i mbledh dhe fëmijët e tjerë. Në të kthyer ndodh e njëjta gjë. E dimë se Marko kalon lumin për të shkurtuar rrugën deri te shkolla, por ne nuk mund t’i ndihmojmë”, thotë Stankoviq -Jankovska.

Drejtoresha ka qenë mësuese e Markos për tre vjet dhe ka vetëm fjalë të mira për sjelljen e tij. Thotë se bëhet fjalë për një fëmijë të mrekullueshëm që rrezaton energji pozitive, kurse sa i përket udhëtimit të gjatë që i duhet të bëjë për të ardhur në shkollë, janë në dijeni të gjithë.

“Një ditë ai nuk erdhi në shkollë dhe dyshova se mos nuk kishte ardhur për shkak të testit që do të mbanim atë ditë. Po pastaj na erdhi lajmi se ishte rrëzuar në lumë ndërkohë që i vëllai Milloshi, e ka mbajtur në shpinë që ta kalojnë lumin, për një moment të dy kanë humbur bilancin dhe kanë përfunduar në lumë. Meqë ishte lagur shumë kishte shkuar në shtëpi që të ndërrohej, Ndërkohë furgoni i shkollës kishte ikur dhe nuk ka pasur se me ç’të vijë. Shpesh herë ai na tregon për ndodhi të pazakonta, se ka parë ndonjë gjarpër apo ndonjë kafshë të egër. Kjo për të është gjë e zakonshme, por për fëmijët e tjerë është e pabesueshme. Është shumë i pjekur për moshën që ka. Marko është një djalë i mirë dhe nxënës i mirë, i gatshëm që të ndihmojë në çdo kohë, prandaj e duam të gjithë”, thotë drejtoresha Stankoviq-Jankovska.

Marko dëshiron shumë t’i ndihmojë vëllait. E ushqen dhe e ruan kur ne nuk jemi këtu”, thotë nëna Ilinka. (Foto: Gj. Liçovski)

Markos i pëlqen të luajë futboll dhe të bëhet futbollist. Bën tifo për Juvesntusin , kurse futbollisti i tij i preferuar është Mesi. Në shtëpi nuk ka kompjuter as internet, as dhomën e tij private. Nuk ka as shokë të lagjes, e kur kthehet në shkollë përkujdeset për vëllain  tij më të madh, i cili ka probleme më serioze. Për Vitin e Ri e pret babagjyshin e Vitit të Ri që t’i sjellë kompjuter apo cellular, por edhe atlete të reja, pasi këto që mban tani i janë vjetëruar shumë. Ëndërron që prindërit te tij të ndërtojnë një shtëpi ku të ketë më shumë dhoma për të dhe për vëllezërit e tij, të mësojë të luajë videolojëra si të gjithë shokët e tij.

Fëmijët po rriten dhe duhet t’u sigurohet ushqimi, veshja, kushtet më të mira të jetesës. Marko kishte kohë pa pasur një xhaketë, shkonte në shkollë vetëm me një xhemper të hollë”, thotë Gorani. (Foto: Gj. Liçovski)

“Kjo shtëpi mbahet në emrin e gjyshit tim dhe është para rrënimit. Mos dhashtë Zoti të bjerë ndonjë borë më e madhe, atëherë çatiai nuk do të mund të mbajë peshën. Do të vdesim të gjithë. Nuk kemi banjë dhe lahemi në oborr. Fëmija i sëmurë kërkon një përkujdesje dhe higjienë të vazhdueshme. Është e vështirë që kemi mbetur këtu vetë dhe që nuk mund t’ia dalim mbanë. Fëmijët po rriten dhe duhet t’u sigurohet ushqimi, veshja, kushtet më të mira të jetesës. Marko kishte kohë pa pasur një xhaketë, shkonte në shkollë vetëm me një xhemper të hollë”, thotë Gorani.

Nga shteti i Maqedonisë ju vjen ndihmë sociale. Para pesëmbëdhjete vjetëve gjyshërit filluan të ndërtonin një shtëpi të re në fshatin Pelincë, por kur e ndertusn katin e parë u sëmurën dhe vdiqën, duke e lënë kështu shtëpinë të papërfunduar.

“Shtëpia është e domosdoshme më së shumti për shkak të fëmijës së sëmurë. Ai lindi i shëndetshëm dhe kur mori vaksinën be -se- zhe u sëmur prapë. Se ç’pati nuk e kuptuam asnjëherë. Tani nuk mund të ecë dhe të flasë . Vetëm zvarritet. Mjekët na thonë se shëndeti i tij mund të përmirësohet nga puberteti. Por ne nuk kemi kushte që t’i mundësojmë përmirësimin e shëndetit. Ai ka nevojë për rreth 15 0 pampersa në muaj. Një pjesë e marrim nga ndihma sociale, në pjesë e blejmë vetë. Gjatë pranverës vuan prej shumë alergjive. Bëhet gjithnjë më e vështirë për ne të përkujdesemi për të. Përndryshe ai është një fëmijë shumë i urtë. Nëse i japim të hajë, ai ha. Nëse nuk ka uri, rri, nuk kërkon vetë. Marko dëshiron shumë t’i ndihmojë . E ushqen dhe e ruan kur ne nuk jemi këtu”, thotë nëna Ilinka (43).

Familja apelon drejt institucioneve dhe qytetarëve humane që t’u ndihmojnë me material ndërtues dhe para që ta mbarojnë shtëpinë e tyre, për hir të fëmijëve. Çdo ndihmë tjetër si veshje, mobilje, aparate elektrike dhe mbulesa do të ishin të mirëseardhura për këtë familje.

“Të paktën fëmijët do të fitojnë një çati të sigurt mbi kokë dhe ëndrra të qeta”, thonë prindërit e Arsovskit.

S. NIKOLIQ

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира