30 VJET ME RADHË ËNDËRRONIM QË JETA TË MOS NA PËRFUNDONTE NË INSTITUCION, THONË FANKA DHE JONÇE, DY PERSONAT E PARË ME PENGESË FIZIKE TË CILËT E BRAKTISËN “BANJA BANSKO”-N

30 VJET ME RADHË ËNDËRRONIM QË JETA TË MOS NA PËRFUNDONTE NË INSTITUCION, THONË FANKA DHE JONÇE, DY PERSONAT E PARË ME PENGESË FIZIKE TË CILËT E BRAKTISËN “BANJA BANSKO”-NFanka Dinova dhe partneri i saj Jonçe Gogov janë personat e parë me pengesë fizike të cilët e braktisën Institutin për rehabilitim “Banja Bansko” në kornizat e projektit për deinstitucionalizim dhe tani jetojnë në shtëpinë familjare në Miravic. (Foto: Gj. Liçovski)

Që kur kam qenë e vogël  kam ëndërruar që jeta ime të mos përfundonte në një institucion, por të kthehesha në shtëpi, thotë 39 vjeçarja Fanka Dinova, e cila bashkë me partnerin e saj Jonçe Gogov (48) janë persona e parë me pengesë fizike të cilët braktisën Institucionin e rehabilitimit “Banja Bansko”. Pas 30 vjetësh qëndrimi aty, ata u kthyen përfundimisht në shtëpi, në kornizat e projektit për deinstitucionalizim të Ministrisë për punë dhe politikë sociale.

Që kur kam qenë e vogël kam ëndërruar që jeta ime të mos përfundonte në një institucion, por të kthehesha në shtëpi, thotë 39 vjeçarja Fanka Dinova, e cila bashkë me partnerin e saj Jonçe Gogov (48) janë persona e parë me pengesë fizike të cilët braktisën Institucionin e rehabilitimit “Banja Bansko”. Pas 30 vjetësh qëndrimi aty, ata u kthyen përfundimisht në shtëpi, në kornizat e projektit për deinstitucionalizim të Ministrisë për punë dhe politikë sociale.

Që kur kam qenë e vogël  kam ëndërruar që jeta ime të mos përfundonte në një institucion, por të kthehesha në shtëpi, thotë 39 vjeçarja Fanka Dinova, e cila bashkë me partnerin e saj Jonçe Gogov (48) janë persona e parë me pengesë fizike të cilët braktisën Institucionin e rehabilitimit “Banja Bansko”. Pas 30 vjetësh qëndrimi aty, ata u kthyen përfundimisht në shtëpi, në kornizat e projektit për deinstitucionalizim të Ministrisë për punë dhe politikë sociale.

Fanka dhe Jonçe tashmë për tre muaj jetojnë në shtëpinë familjare të Fankës në fshatin Miravci të Gjevgjelisë. Ivana Dinkovska, e cila është asistentja e tyre personale (28) është me ta 8 orë në ditë, duke u ndihmuar me kryerjen e detyrimeve të përditshme. Fanka dhe Jonçe janë vendosur në Institucionin e rehabilitimit që kur ishin fëmijë 8 vjepar. Të dy kanë pengesa në zhvillimin fizik. Fanka nuk mund të ecë për shkak se ndodhet në karrocë invalidore, kurse Jonçe nuk mund të flasë, por me anë të tingujve dhe gjestikulimeve arrin të shprehë mendimet dhe ndjenjat e tij. Janë njoftuar në Banja Bansko, në fillim si shokë e pastaj si të dashur, dashuria e të cilëve ka vazhduar për 20 vjet.

Ivana është e angazhuar në Ministrinë për punë dhe politikë sociale dhe kalon nga 8 orë në ditë me Jonçen dhe Fankën duke iu ndihmuar në detyrat e tyre shtëpiake. (Foto: Gj. Liçovski)

“Pas 30 vjetësh u ktheva në shtëpi. Nga dita e parë që kur shkova hyra në Banja Bansko, dëshira ime e vetme ishte që jeta ime të mos përfundonte këtu. Dhe tani, falë projektit të Ministrisë për punë dhe politikë sociale për deinstitucionalizim unë jam rikthyer në shtëpinë time, bashkë me dashurinë time, Jonçen. Kur kjo iniciativë na u prezantua për herë të parë nga ekipet e Ministrisë, u interesova përnjëherë. Më lindi shpresa se dëshira ime mund të realizohet dhe tani jemi më se të lumtur që kemi shtëpinë tonë dhe nuk jemi në institucion”, thotë Fanka.

Me ndihmën e familjes së saj dhe mbështetjes financiare të fondacionit suedez “Loza”, një pjesë e shtëpisë familjare të Fankës është rikonstruktuar, është pajisur dhe është siguruar një qasje e tërësishme sipas nevojave të tyre. Për më tepër, nëpërmjet Ministrisë për punë dhe politikë sociale dhe agjencisë “Ju-En Voman”, është siguruar dhe asistent personal për të mbështetur Fankën dhe Jonçen në jetën e përditshme.

“Kishim ndjenja të përziera kur e pamë të ndodhte me të vërtetë. Edhe pse për 30 vjet jetojmë aty, nuk ekzistonte dyshimi se mund të jetojmë ndonjëherë edhe vetë. Kemi ndihmë nga Ivana, por edhe nga familja ime. Me Jonçen plotësohemi për mrekulli. Ndonëse ai nuk flet, unë e kuptoj shumë mirë.. Për 20 vjet jemi bashkë, mund ta kuptoj nga shikimi se çfarë dëshiron të më thotë”, thotë Fanka.

Nga dita e parë që kur shkova hyra në Banja Bansko, dëshira ime e vetme ishte që jeta ime të mos përfundonte këtu. Dhe tani, falë projektit të Ministrisë për punë dhe politikë sociale për deinstitucionalizim unë jam rikthyer në shtëpinë time, bashkë me dashurinë time, Jonçen. (Foto: Gj. Liçovski)

Fanka dhe Jonçe kanë nisur shprehi të reja te shtëpia e tyre. Ai ngrihet herët, zgjon Fankën dhe bashkë presin që të vijë Ivana. Pastaj vjen koha e mëngjesit dhe kafes në oborr, shëtitja nëpër fshat, pazari dhe gatimi i drekës.

“Puna ime si asistent personal është 8 orë në ditë. Mbërrij këtu në ora 9 dhe dal në ora 14, e më pas në mbrëmje vij përsëri nga ora 20 deri në ora 22. Jam e lumtur me ta. U ofroj mbështetjen dhe ndihmën time çdo ditë. Bëjmë pazarin bashkë dhe të premtet janë ditët e rezervuara ekskluzivisht për pazar. Tani që kanë nisur të organizojnë turne futbolli në fshat, shkojmë çdo pasdite me Jonçen për të shikuar dhe për të bërë tifo”, thotë Ivana, e cila punon për herë të parë këtë vit si asistente personale.

.

Ivana vjen nga fshati Miravci dhe kur Fanka kishte dëgjuar për programin e deinstitucionalizimit i ka ofruar që të jetë asistentja e tyre.

“Ne e njohim gjatë kohë Ivanën. Fola me të që atëherë kue e dinim se pas pak muajsh do të shpërnguleshim në një shtëpi të re dhe e pyeta nëse donte të bëhej pjesë e familjes sonë, ndërsa ajo pranoi pa hezitim. Është një çlirim i madh për ne të kemi një asistent të angazhuar nga shteti”, thotë Fanka.

Ajo dhe Jonçe nuk kanë asnjë lloj problemi që të mbeten vetëm përderisa Ivanka është në pauzë, thotë se shikojnë filma, dëgjojnë muzikë, lexojnë libra.

“Na bën mirë të jemi pak vetë”, thotë Fanka me buzëqeshje në fytyrë, duke shpjeguar se është në proces e sipër që të fitojë edhe një asistent tjerët nga Ministria e cila do t’iu ndihmonte gjatë fundjavave, pasi Ivana është e angazhuar vetëm gjatë ditëve të punës. Megjithatë shpesh herë ajo vjen edhe gjatë fundjavës me dëshirën e saj që t’iu ndihmojë.

“Ne jemi të parët që dolëm nga “Banja Bankso” që kur filloi procesi i deinstitucionalizimit. Është e bukur që secilit prej nesh si persona me një invaliditet fizik, t’i jepet mundësia që të jetë i përfshirë në bashkësi, në një mënyrë funksionimi të zakonshme. Do të kisha nxitur këdo që të mund ta pranojë këtë mundësi dhe të mos ketë frikë. Shumë nga miqtë tanë nga “Banja Bansko” nuk kanë vendosur për këtë gjë, pasi iu ndjellet frika nga të punësuarit dhe udhëheqësit e institucionit se nuk do të të mund të jetojnë dot vetëm, pasi ata vetë kanë frikë se do të humbasin vendin e tyre të punës, nëse ne largohemi”, thotë Fanka.

A. ANTEVSKA 

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира

Коментари