DY FËMIJË PËRFUNDUAN SHKOLLËN FILLORE, I TRETI ËSHTË NË KLASË TË PESTË, I KATËRTI DO TË NISË TANI, NGA LINDJA NUK KANË AS EMËR, AS NUMËR AMË

DY FËMIJË PËRFUNDUAN SHKOLLËN FILLORE, I TRETI ËSHTË NË KLASË TË PESTË, I KATËRTI DO TË NISË TANI, NGA LINDJA NUK KANË AS EMËR, AS NUMËR AMËGjendja e jashtëzakonshme pushoi së qeni në fuqi që sot. A do të arrijnë këto nëna të kenë sukses në betejën disavjeçare për numër amë dhe emër të fëmijëve të tyre? Kjo do të bëhet e ditur më vonë. Tre prej tyre mesiguri nuk do të kenë as dëftesa. Apeli i shkollave që i pranuan ata nga dashuria, keqardhja dhe solidariteti mbetet e njëjtë- sa më shpejt të mund të bëhet regjistrimi i fëmijëve, pasi mënyra e regjistrimit të tyre momentalisht i kundërvihet ligjit për arsim fillore, edhe pse ka arsyet e veta humane. – Nga regjistimi i nxënësve në klasë të parë. (Foto: SDK.MK)

Dy nëna të Shkupit, Xh.H. dhe V.Sh, para shumë vitesh kanë bërë kërkesë për të regjistruar fëmijët e tyre në librin amë të të lindurve, por sot e kësaj dite ata janë fantazma, pa emër dhe numër amë. Për shkak të dëshirës për t’u arsimuar, një pjesë e tyre është pranuar nëpër shkolla pa identitet, por dëftoret, për fat të keq, nuk mund t’i marrin.

Motrat B.S. dhe M.S., si dhe dy të tjerët R.Sh. dhe vëllai i saj S.Sh, deri më sot nuk kanë çertifikatë të lindjes. Gjëja më e tmerrshme është se asnjë prej nënave nuk ka arritur të ketë ndonjë informacion rreth situatës, pavarësisht se kanë rendur nëpër institucione gjatë këtyre viteve. Nuk kanë asnjë lloj dijenie nëse ka nisur procedura apo jo dhe nëse ka filluar, deri ku ka arritur apo cilat janë arsyet për shkak të të cilave Drejtoria për menaxhimin me librat amë nuk i ka regjistruar këta fëmijë, si të gjithë qytetarët e tjerë të këtij shteti.

Të pafuqishëm karshi Drejtorisë, këto dy nëna i janë drejtuar Avokatit të popullit Ixhet Memeti, zëvendësja e të cilit, Vaska Bajramovska-Mustafa në dhjetor të vitit të kaluar ka dërguar menjëherë një vërtetim për shkeljet e të drejtave njerëzore drejt kreut të Drejtorisë Bujar Dardhishta.

Drejtori është informuar se Xh.H. është ankuar se ka dërguar disa herë kërkesë drejt shërbimeve që të mundësojë nga një çertifikatë për fëmijët, njëri shatë, tjetri tre vjeç, por është refuzuar pasi nuk ka pasur dokument për identifikim. Personi zyrtar, për shkak të kësaj, ka refuzuar të pranojë kërkesat për nisje të procesurës për regjistrmin të emrave dhe numrave amë të fëmijëve, Ajo është paraqitur edhe në thirrjen publike të vitit 2018 për regjistrim të fëmijëve që nuk kanë çertifikatë të lindjes. Pyetësorin e ka mbushur një zyrtar, duke qenë se nëna është analfabete, duke mbushur kështu të gjitha informacionet për sa i përket nënës dhe fëmijëve. Ombudsmani i vërtetoi drejtorit se për një vit e gjysmë lënda akoma nuk ka nisur të shqyrtohet.

Nëna Xh.H. disa herë ka shkruar për të pyetur se ku ka mbërritur procesi, por i kanë thënë se janë në pritje të ligjit të ri pasi lënda nuk ka qenë në Drejtori.

Zëvendës Avokatja e popullit Vaska Bajramovska – Mustafa (Foto: SDK.MK)

Me të njëjtin problem përballet dhe nëna tjetër V.SH., fëmijët e së cilët janë më të mëdhenj, 12 dhe 14 vjeç, por janë rritur në kushte shtëpiake. Në vitin 2017 në shërbimet amë ka lëmë analizën DNK për ta vërtetuar lidhjen e gjakut, me harxhime të Ministrisë për punë dhe politikë sociale. Pavarësisht kësaj, procesi nuk ka lëvizur nga vendi. Edhe ajo është lajmëruar në thirrjen publike në vitin 2018 për t’i regjistruar fëmijët, e pastaj edhe në atë të vitit 2019, por procedura deri më sot nuk ka përfunduar.

Bajramovska-Mustafa ka vërtetuar se sipas Konventës së OKB-së për të drejtat e njeriut, në përputhje me rregulativën e shtetit, çdo fëmijë pas lindjes ka të drejtën e emrit, kujdesit, nënshtetësisë dhe nëse është e mudur, edhe të drejtën për të ditur prindërit e tij. Ajo i është referuar edhe Ligjit për procedurë të përgjithshme të afatit për përfundim të procedurës së regjistrimit të katër fëmijëve. Ka kërkuar informcion mbi të dy rastet, por nuk ka marrë asgjë.

Para shpërbërjes së Parlamentit më 16.02.2020, u soll Ligji për persona të paevidentuar në evidencën amë, por mbetet e panjohur nëse janë sjellë aktet nënligjore, ku gjithmonë fshihen detajet.

Prandaj zëvendës-Ombudsmani më 3.03.2020 ka lajmëuar Qeverinë me shkresë se Drejtoria për librat amë të të lindurve ka ndaluar plotësimin e të drejtave të këtyre katër fëmijëve për të pasur emër, numër amë dhe çertifikatë të lindjes dhe se nuk e ka lajmëruar as Avokatin e popullit e as dy nënat në lidhje me procedurat.

Por, më 12 maj Drejtoria ka dorëzuar një lajmërim drejt Avokatit të popullit nga të dyja nënat, në lidhje me lëndët e katër fëmijëve se nga momenti kur do të sillen aktet nënligjore, do të duhet pësëri t’u drejtohen sporteleve të Drejtorisë, ku përveç vërtetimeve, detyrimisht duhet të lënë edhe fotografitë të çdo fëmije.

Megjithatë Drejtoria për librat amë e rikujton Avokatin e popullit se ka pengesë në përmbushjen e të drejtave njerëzore të katër fëmijëve, për shkak të urdhërit të qeverisë për të ndaluar rrjedhjen e afatit për procedura të tilla, derisa të jetë gendja e jashtëzakonshme.

Gjendja e jashtëzakonshme pushoi së qeni në fuqi që sot. A do të arrijnë këto nëna të kenë sukses në betejën disavjeçare për numër amë dhe emër të fëmijëve të tyre? Kjo do të bëhet e ditur më vonë. Tre prej tyre mesiguri nuk do të marrin dëftesa. Apeli i shkollave që i pranuan ata nga dashuria, keqardhja dhe solidariteti mbetet e njëjtë- sa më shpejt të mund të bëhet regjistrimi i fëmijëve, pasi mënyra e regjistrimit të tyre momentalisht i kundërvihet ligjit për arsim fillore, edhe pse ka arsyet e veta humane.

S. K. DELEVSKA

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира