JO GJYKIM, POR NDIHMË TË SHPEJTË PËR NËNËN E MITUR E CILA E BRAKTISI FOSHNJËN, APELOJNË AKTIVISTET PËR TË DREJTAT E GRUAS

Do të përndiqet nëna e cila e braktisi foshnjën para Shtëpisë për foshnje në Manastir, ndërsa aktivistet për të drejtat e gruas thonë se është e paarsyeshme se si nga të gjithë fajtorët e mundshëm dhe duke marrë parasysh faktin se foshnja është lënë para dyerve të institucionit adekuat për përkujdesjen e saj, MPB vendos që ta fajësojë dhe të akuzojë nënën e mitur, hallkën më të dobët.

JO GJYKIM, POR NDIHMË TË SHPEJTË PËR NËNËN E MITUR E CILA E BRAKTISI FOSHNJËN, APELOJNË AKTIVISTET PËR TË DREJTAT E GRUASNë Shtëpinë për foshnje ka edhe dhomë për nëna, si dhe ekziston mundësia që ato të mund të qëndrojnë aty një muaj para dhe pas lindjes. – Shtëpia e foshnjeve në Manastir, ku nëna e mitur la fëmijën e saj. (Foto: SDK.MK)

 

 

“Në gjendje ku nuk kemi pothuajse asnjë lloj mbështetje sistmatike për gra dhe vajza, viktima të dhunës duke përfshirë dhunën seksuale, ne nuk kemi pothuajse asnjë lloj arsimi seksual, aborti sa vjen e vështirësohet”, thotë Ana Vasileva nga “Lufto si femër” (Bori se zenski) (Foto: Fejsbuk)

Në vend që e mitura të akuzohet dhe gjykohet, është koha për të punuar seriozisht për mbështetjen e grave dhe vajzave që përballen me shtatëzani të paplanifikuar, apelojnë aktivistet për të drejtat e gruas, pas lajmërimeve të policisë për gjykimin e vajzës. Nga policia e Manastirit lajmëruan se tashmë kundër vajzës është përgatitur një akuzë penale.

Të punësuarit e dy dekadave të fundit nuk mbajnë mend ndonjë rast si ky. Të gjitha foshnjet e tjera janë sjellë nga prindër apo familjarë duke e respektuar procedurën standarde.

Sipas disa burimeve nga policia e Manastirit, vajza e mitur nga Tetova tashmë ka dhënë deklaratë në Tetovë. Aty ka thënë se së bashku me një burrë dhe një grua të dielën me taksi kanë shkuar në Manastir për të lënë fëmijën. Nga policia e Tetovës nuk zbulojnë më tepër detaje. Zëdhënësi Marjan Josifovski tha se procedura ka dashur që të gjitha pyetjet të dërgohen me shkresë nëpërmjet e-mail-it zyrtar të MPB, e nëse e lejojnë të autorizuarit, do të kemi përgjigje. Ne dërguam pyetje, por nuk morëm përgjigje.

Ana Vasileva, feminist dhe anëtare e iniciativës joformale “Lufto si femër”, deklaroi për SAKAMDAKAZAM.MK se rasti me nënën e re nga Tetova doli në pah për të treguar edhe për një herë tendencën drejt stigmatizimit të grave nga ana e institucioneve dhe shoqërisë në përgjithësi. Për të është e paarsyeshme se si nga të gjithë fajtorët e mundshëm dhe duke marrë parasysh faktin se foshnja është lënë para dyerve të institucionit adekuat për përkujdesjen e saj, MPB vendos që ta fajësojë dhe të akuzojë nënën e mitur, hallkën më të dobët.

“Në gjendje ku nuk kemi pothuajse asnjë lloj mbështetje sistmatike për gra dhe vajza, viktima të dhunës duke përfshirë dhunën seksuale, ne nuk kemi pothuajse asnjë lloj arsimi seksual, aborti sa vjen e vështirësohet”, thotë Vasileva.

Ajo apelon drejt institucioneve në vend që ta akuzojnë dhe ta gjykojnë vajzën, sa më shpejtë të jetë e mundur t’i sigurojnë mbështetje dhe ndihmë psiko-sociale.

“Të bëjnë vlerësim të rrethanave të saj. Përderisa vlerësohet se është e ekspozuar ndaj ndonjë lloj rreziku dhune, duhet larguar menjëherë nga rrethana kërcënuese. Ta informojnë për opsionet që ka, e nëse ajo vendos ta mbajë fëmijën, t’i sigurohen kushtet për rritjen e tij. Në të kundërt, fëmijës i duhet gjetur një familje adoptuese”, thotë Vasileva.

Statistikat tregojnë se në shtetet evropiane, shatëzania tek fëmijët nën moshën 18 vjeçare qëndron diku rreth 6,5 përqind, ndërsa te ne ky numër arrin deri në 20 përqind. Sipas Entit shtetëror për statistikë, në vitin 2016 kanë lindur 26 vajza të moshës nën 15 vjeç. Numri i femrave të moshës prej 15 deri 18 vjeçe që kanë lindur brenda një viti është mbi 1.300. 12 përqind e foshnjeve të lindura në Maqedoni janë fëmijë të lindur jashtë martesës.

Hulumturimi i Asociacionit “HERA” tregoi se vetëm 1,6 përqind të të rinjëve deri në moshën 29 vjeçare përdorin pilula antibebe, ndërsa vetëm 3 përqind e çifteve përdorin lloje të tjera kontraceptivësh.

 

Një nga hulumtimet e fundit të Organizatës së grave nga Manastiri, i cili përfshiu 400 nëna të vetme, tregoi se papunësia te 90 përqind e tyre është problemi i parë madhor me të cilin përballen gjatë rritjes së fëmijëve. (Foto: SDK.MK)

Përkrah ekzistimit të një numri kaq të madh të organizatave joqeveritare në shtet, asnjëra nuk ka punuar për t’iu ndihuar këtyre nënave, mbi të gjitha vajzave të reja, para vendimeve aq të rënda të jetës.

Në Shtëpinë e foshnjeve në Manastir, institucioni i vetëm i shtetit që përkujdeset për jetimët deri në moshën 3 vjeçe, aktualisht ka nën kujdestarinë e tij 70 fëmijë. Një pjesë e tyre të lindur jashtë martese, të braktisur nga nëna të mitura. Prindërit që kanë lajmëruar institucionet se do t’i lënë fëmijët te ky institucion marrin ndihmë nga Qendrat për punë sociale.

“Qendra për punë sociale si organ kujdestarie ka dhe rolin këshillues, kështu nëpërmjet një ekipi profesional të përbërë nga një psikolog, pedagog dhe punonjës social ofron mbështetje psiko-sociale për prindërit. Ndikon në atë mënyrë që ata vendosin të mbajnë fëmijën, hetohen arsyet se pse dëshirojnë të heqin dorë nga fëmija si dhe gjenden mënyra adekuate për t’iu ndihmuar. Ekzistojnë raste kur shërbimet profesionale kanë arritur t’i bindin prindërit që t’i marrin fëmijët e tyre mbrapsht”, thonë nga Qendra për punë sociale.

Në faqen e internetit të Shtëpisë për fëmijë thuhet se kanë edhe dhomë për nënat, si dhe mundësi që t’I mbajnë  një muaj para lindjes dhe tre muaj pas lindjes. Por, deri më tani publiku nuk ka qenë i inforumuar se në këtë institucion qëndrojnë edhe nëna. Nga aty thonë se kanë mjek, edukatorë, fizioterapist, ndërsa psikologu sapo është larguar në pension. Të gjithë ata përpiqen që nënave dhe fëmijëve t’ua mundësojnë kushtet që të ndjehen të sigurtë.

Një prej arsyeve për shkak të të cilave prindërit heqin dorë nga fëmijët është edhe papunësia.

Një nga hulumtimet e fundit të Organizatës së grave nga Manastiri, i cili përfshiu 400 nëna të vetme, tregoi se papunësia te 90 përqind e tyre është problem i parë madhor me të cilin përballen gjatë rritjes së fëmijëve.

ZH. ZDRAVKOVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира