KOMUNAT NUK KANË PARASHIKUAR MJAFT MJETE PËR ASISTENTËT E FËMIJËVE ME NEVOJA TË VEÇANTA, MBAJNË SHPRESËN PËR NDIHMË NGA JASHTË

KOMUNAT NUK KANË PARASHIKUAR MJAFT MJETE PËR ASISTENTËT E FËMIJËVE ME NEVOJA TË VEÇANTA, MBAJNË SHPRESËN PËR NDIHMË NGA JASHTËMinistria e arsimit nuk ka të dhëna të plota rreth numrit të fëmijëve që janë përfshirë në mësimdhënien e rregullt dhe se sa asistentë nevojiten që të përfshihen në procesin arsimor.(Foto: Gj. Liçovski)

Shumica e komunave në shtet nuk kanë parashikuar mjaft para në buxhetin e tyre për asistentët e fëmijëve me pengesa në zhvillim për përfshirjen e tyre në shkollat fillore dhe të mesme për këtë vit shkollor. Ministria e arsimit akoma nuk ka të dhëna se sa fëmijë me pengesa duhet të përfshihen në procesin arsimor, pasi komunat akoma janë në procesin e dorëzimit të raporteve.

Numri i asistentëve arsimorë që do t’u ndihmojnë fëmijëve me pengesa në zhvillim edhe këtë vit është rritur, por angazhimi i tyre është kryesisht i financuar nga projekti i UNDP-së.

Me Ligjin e ri për arsim fillor, i cili u soll këtë verë, përfshirja e fëmijëve me pengesa në zhvillim në shkollat e mesme fillon nga ky vit shkollor. Para sjelljes së Ligjit, Avokati i popullit reagoi se arsimi nuk është i gatshëm për një përfshirje të tillë dhe se kjo do të rregullohet në mënyrë ligjore, por se zbatimi është i vështirë.

Ministria e arsimit nuk ka të dhëna të plota rreth numrit të fëmijëve që janë përfshirë në mësimdhënien e rregullt dhe se sa asistentë nevojiten që të përfshihen në procesin arsimor.

“Të dhëna të plota mbi këtë vit shkollor do të kemi nga fundi i muajit, pasi për momentin një pjesë e komunave janë në procesin e dorëzimit të raporteve. Sipas të dhënave nga vitet e kaluara, në shkollat e shtetit tonë ka rreth 1.200 nxënës të shkollave fillore me nevoja të veçanta në procesin e mësimit, nga të cilët 400 ndodhen nëpër shkollat fillore dhe 800 në shkollat e rregullta të mesme. Ekzistojnë rreth 500 nxënës të shkollës së mesme me nevoja të veçanta arsimore, nga të cilët 240 janë në shkolla të mesme për nxënës me nevoja të veçanta arsimore dhe 280 në shkollat e rregullta të mesme”, thonë nga Ministria e arsimit dhe shkencës.

Projekti i UNDP-së për asistentë arsimorë dhe personalë për nxënësit me nevoja të veçanta në shkollat fillore dhe të mesme ka filluar si një projekt pilot para pesë vjetësh dhe është pjesë e programit të punës së dobishme shoqërore nga plani operativ i Qeverisë për masa dhe programe aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës.

Nga UNDP thonë se pas reagimeve pozitive nga ana e nxënësve, prindërve dhe rrethit, kanë vazhduar me këtë projekt edhe gjatë viteve të tjera.

“Për këtë vit shkollor janë angazhuar gjithsej 271 asistentë, nga të cilët 200 janë të mbështetur nga programi për punë të dobishme shoqërore, kurse të tjerët janë krejtësisht të financuar nga komunat. Vjet, në procesin arsimor janë përfshirë 334 asistentë në shkollat fillore dhe të mesme në 36 komuna brenda shtetit, kurse vitin e kaluar ishin angazhuar 140 asistentë në 18 komuna”, thonë nga UNDP.

Asistentët arsimorë marrin kompensim prej 9.000 denarësh për punën e tyre me fëmijët me pengesa në zhvillim, nga të cilat 80 përqind mbulohen nga projekti i UNDP-së, kurse 20 përqind nga komunat. Ata që punojnë me fëmijët me pengesa në zhvillim punojnë nga 20 orë në javë, apo katër orë në ditë.

Vështirësitë në fillim të viti shkollor me përfshirjen e fëmijëve me pengesa në zhvillim kanë ekzistuar në disa komuna të cilat kanë qenë të përfshira më parë në projektin e UNDP-së, ndërsa këtë vit kanë marrë më pak mjete, pasi ndihma është zgjeruar edhe në komunat e tjera. Kështu, në Komunën e Qendrës në vend të mjeteve për 15 asistentë janë dhënë mjete për 5, kurse brenda buxhetit nuk janë parashikuar mjetet për angazhimin e asistentëve të mbetur dhe si pasojë e kësaj 7 fëmijë kanë filluar vitin shkollor pa asistentë. Nga komuna arsyetohen se informimin për zvogëlimin e mjeteve e kanë marrë shumë vonë nga UNDP dhe se do të përpiqen të sigurojnë mjetet e nevojshme me një ribalanc.

Mund të fitohen deri në 10,8 milionë euro nga të gjitha komunat të cilat do të zhvillojnë projekte për shtresat në nevojë. Komunat mund të aplikojnë për një shërbim të ngjashëm social, ndihmë për një individ apo familje, përkujdesje ditore, përkujdesje të përkohshme, grupe të vogla shtëpish, qendrash ditore dhe shërbimesh për jetesë me mbështetje; – Ministrja Milla Carovska (Foto: Qeveria e RMV)

Nga Komuna Kisella Vodë thonë se për vitin e pestë me radhë, në bashkëpunim me UNDP-në në shkolla janë përfshirë asistentët arsimorë dhe se sivjet janë angazhuar 30 asistentë, prej të cilëve 20 janë angazhuar përmes projektit UNDP, kurse të tjerët nga buxheti komunal.

“Sipas njohurive tona, në komunë ka rreth 70 deri në 80 fëmijë me pengesa”, thonë nga Komuna Kisella Vodë.

Komuna Gjorçe Petrov është e përfshirë për të dytën herë radhazi në projektin UNDP për asistentë arsimorë dhe sipas vlerësimeve të tyre ata kanë rreth tetëdhjetë fëmië me pengesa në zhvillim.

“Për këtë vit shkollor nëpërmjet projektit të UNDP-së kemi fituar 13 asistentë, nga të cilët 10 janë asistentë arsimorë dhe tre personalë”, thonë nga komuna Gjorçe Petrov, duke shtuar se përfshirja e këtyre fëmijëve duhet të zhvillohet me ndihmën e Ministrisë së arsimit dhe shkencës.

 

 

Në 8 janar Qeveria e pranoi informacionin për përfshirje të detyruar të fëmijët me pengesë të lehtë në zhvillim në mësimet e rregullta shkollore dhe e detyroi Ministrinë e arsimit dhe shkencës të integrojë sistem të ri për ndjekjen e këtyre fëmijëve nga ekipe eksperte në të gjitha shkollat në Maqedoni. Ky sistem duhej të ishte përgatitur nga Ministria e arsimit më së vonti deri në mars dhe të informohej Qeverinë çdo tre muaj për zhvillimet e tij. (Foto: SDK.MK)Nga Komuna e Gazi Babës thonë se në komunën e tyre ka 70 fëmijë me pengesa në zhvillim, kurse defektologët që janë angazhuar atje thonë se gjithsej 9 fëmijë kanë nevojë për asistentë arsimorë. Vjet, këta asistentë kanë qenë të përfshirë nëpërmjet projektit të UNDP-së, kurse sivjet Komuna e financon angazhimin e tyre nga buxheti i saj.

“Në komunën tonë ka 27 fëmijë me nevoja të veçanta, ndërsa për 17 fëmijë kemi marrë kërkesë për një asistent personal. Me anë të projektit të UNDP-së na janë miratuar 13 asistentë, kurse përparsi u është dhënë fëmijëve të cilët vjet kanë shfrytëzuar shërbimet e një asistenti. Në të ardhmen do të punojmë mbi përmirësimin e kushteve të fëmijëve me nevojat të veçanta arsimore në drejtimin e një zbatimi më të madh të përfshirjes në sistemin arsimor”, thonë nga Komuna e Butelit.

Nga Komuna e Karposhit thonë se të gjithë nxënësit me nevoja të veçanta do të kenë asistentë. Në shpalljen publike kanë aplikuar 37 asistentë, nga të cilët 20 janë angazhuar përmes projektit të UNDP-së, kurse mjetet e mbetura janë siguruar nga buxheti i komunës.

Qyteti i Shkupit, nën kompetencat e të cilit ndodhen shkollat e mesme, bashkë me asistentë personalë nga UNDP do të sigurojnë mjete për të gjithë nxënësit e shkollve të mesme (gjithsej 16) të cilët janë paraqitur se kanë nevojë për ndihmë gjatë mësimit. Nga ky vit, Qyteti ka sjellë edhe një bursë prej 3.000 denarësh në muaj për të gjithë nxënësit me nevoja të veçanta.

Më pak mjete nga sa ka kërkuar ka marrë dhe Komuna e Manastirit. Që atje thonë se këtë vit kanë aplikuar për 20 asistentë arsimorë, por edhe se nga Ministria për arsim përmes projektit të UNDP-së u janë miratuar mjete për 13 asistentë personalë dhe arsimorë. Edhe kjo komunë përmes projektit të njëjtë më parë kishte angazhuar asistentë arsimorë.

Nga Komuna e Shtipit thonë se përmes projekteve ekzistuese për dhjetë nxënës me nevoja të veçanta kanë angazhuar 3 asistentë dhe se nëpërmjet projektit të ri të Ministrisë së arsimit do të përpiqen të përfshijnë më shumë nxënës.

Nga Komuna e Ohrit thonë se kanë marrë mjete për angazhimin e 18 asistentëve arsimorë për të cilët dhe kanë kërkuar, duke shtuar se kanë informata se në komunën e tyre ndodhen më shumë fëmijë me nevoja të veçanta, por shkollat dhe fëmijët nuk i paraqesin.

Komuna e Tetovës gjatë këtij viti, nëpërmjet projektit të UNDPS-së ka fituar mjete për 25 fëmijë me pengesa në zhvillim apo 5 më shumë se vjet. Nga Komuna thonë se para pesë vjetësh, me fillimin e projektit, u janë miratuar mjete për 10 asistentë arsimorë.

“Një risi qëndron te fakti se sivjet, me kërkesën e UNDP, asistenëtë arsimorë do të jenë në ndihmë ekskluzivisht për nxënësit që kanë dorëzuar mendim nga Komisioni për kategorizim, duke shpjeguar se bëhet fjalë për persona me pengesa në zhvillim, e jo siç funksiononte deri më tani, vetëm me një dokument nga mjeku. Për të gjitha ata që kanë sjellë dokumente të këtilla janë siguruar asistentë arsimorë”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Nga Komuna e Strumicës thonë se vjet janë angazhuar 18 asistentë personalë dhe arsimorë, kurse këtë vit 22, të cilët kanë filluar me punë nga fillimi i këtij muaji.

“Prej tyre 7 janë nxënës të shkollës fillore dhe të mesme, ndërsa të tjerët janë asistentë personalë. 9 prej tyre janë angazhuar në projektin e UNDP-së, kurse të tjerët financohen nga buxheti ynë”, thonë nga Komuna e Strumicës.

Nga Ministria e arsimit thonë se asistentët arsimorë do të jenë persona të aftë profesionalisht, të angazhuar në shkolla të veçanta nga qendrat burimore.

Ministria e punës dhe politikës sociale u ka bërë thirrje në fillim të muajit të gjitha komunave që të bëjnë projekte për shtresat në nevojë dhe të aplikojnë për grante për zhvillimin e shërbimeve sociale, gjë për të cilën nga buxheti i Ministrisë janë parashikuar 10,8 milionë euro.

EKIPI I SDK.MK

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира

Коментари