KUR PUBLIKUAM SE EKZISTON BULLIZMI NËPËR SHKOLLA, DREJTORËT NA KËRCËNUAN, ТHONË NGA BASHKIMI I NXËNËSVE TË SHKOLLAVE TË MESME

KUR PUBLIKUAM SE EKZISTON BULLIZMI NËPËR SHKOLLA, DREJTORËT NA KËRCËNUAN, ТHONË NGA BASHKIMI I NXËNËSVE TË SHKOLLAVE TË MESMEDeri në 68 përqind i pjesëmarrësve të anketës deklaruan se ekziston bulling në shkolla, mbi të gjitha ai psikologjiku, ndërsa e pranishme është edhe sjellja e dhunshme, thonë Ana Andreeska dhe Leutrim Bilalli nga Bashkimi i nxënësve të shkollave të mesme të Republikës së Maqedonisë së Veriut. (Foto: SDK.MK)

Organizata rinore Bashkimi i nxënësve të shkollave të mesme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndonëse ekziston vetëm dy vjet jo të plota, tashmë ka filluar të detektojë dhe të zgjidhë probleme serioze te nxënësit e shkollave të mesme. Njohuritë mbi problemet i marrin nga kontakti i tyre me nxënësit dhe zbatimit të anketave. Një nga aktivitetet e tyre të fundme janë hulumtimet për praninë e bullingut, gjegjësisht për dhunën mes nxënësve të së njëjtës moshë në shkolla.

Kur janë publikuar rezultatet, në vend të lëvdatave për punën e kryer mirë, kanë marrë kërcënime nga kryesitë e shkollave.

“Kemi realizuar një anketë me mbi 463 pjesëmarrës nga nxënësit e shkollave të mesme në Gostivar dhe kemi pyetur nëse ekziston bullizmi nëpër shkolla. Madje deri në 68 përqind prej tyre kanë deklaruar se bullizmi ekziston, e më së shumti ai psikologjik, kurse e pranishme është edhe sjellja e dhunshme. Një pjesë e pjesëmarrësve të anketës bënë të ditur se bullizmi mund të haset edhe mes disa profesorëve, të cilën shpesh herë i ofendojnë nxënësit. Këto rezultate ishin një befasi e vërtetë për ne, si një organizatë e re. Psikologët dhe pedagogët e shkollave kanë për detyrë ta parandalojnë këtë fenomen, por ata vetëm rrinë nëpër zyrat e tyre duke mos ndërmarrë asgjë”, thotë Leutrim Bilalli, nënkryetar i Bashkimit të nxënësve të shkollave të mesme.

Ai tha se rezultatet e nxjerra nga anketa janë treguar edhe në një konferencë shtypi, duke dhënë dhe rekomandime se si mund të zvogëloheshin rastet e bullizmit. “Por në vend të mirëkuptimit dhe lëvdatave për faktin se kemi sjellë në dritë një çështje të rëndësishme, nga ana e shkollave kemi hasur në një mosmarrëveshje. Madje kishte dhe kërcënime nga një pjesë e kryesisë së shkollave ku kemi prezantuar rezultatet tona, pasi, me sa duket, ata duan që këto probleme të mbeten të pazbuluara. Për këtë shpesh herë u jemi drejtuar edhe profesorëve dhe Ministrisë së arsimit, por edhe nga ana e tyre gjithnjë kemi marrë reagime të rrepta, duke na thënë se nuk duhet të merremi me këto gjëra”, thotë Bilalli.

Organizata hulumton edhe gabimet të cilat mund të hasen gjatë programit mësimor dhe librat shkollorë dhe gjithashtu reagon në lidhje me pasojat që lënë punësimet partiake të drejtorëve dhe arsimtarëve mbi procesin arsimor.(SDK.MK)

Ai hulumton edhe probleme të tjera me të cilat kanë të bëjnë nxënësit e shkollave të mesme, siç është mungesa e librave shkollorë dhe gabimet që mund të gjenden brenda tyre  apo te programet mësimore.

“Këtë muaj kemi punuar mbi identifikimin e gjërave që mungojnë nëpër librat shkollorë të arsimit të mesëm. Kemi zhvilluar një anketë në internet dhe deri më tani rezultatet e fituara kanë bërë të qartë se në shkollën e mesme mungojnë shumë libra shkollorë, sidomos për lëndë e vitit të katërt të shkollës së mesme të mjekësisë, por edhe libra për lëndë të tjera të caktuara. Ne nga Bashkimi i nxënësve të shkollave të mesme kemi kërkuar rreth gjashtë herë takim me ministrin e arsimit Arbër Ademi, por ai asnjëherë nuk ka pranuar që të ndajë të paktën edhe një orë për ne”, thotë Bilalli.

Kur nuk ekzistojnë libra nxënësit ia dalin ashtu diç dinë dhe munden, më së shpeshti duke bërë fotokopje të librave të vjetër apo duke përkthyer leksione të tëra. Organizata hulumton edhe gabimet të cilat mund të hasen në programin arsimor dhe te librat shkollorë.

“Në librat e lëndëve të fizikës dhe kimisë disa nga termat hasen më herët se sa nevojitet. Ekzistojnë probleme të mëdha edhe me librat e gjuhës shqipe. Në shumicën e rasteve ato janë të përkthyera nga gjuha maqedonase. Për shembull, libri i kimisë është përkthyer nga dikush që nuk ka pasur lidhje me kiminë, e si pasojë libri është i mbushur me terme të gabuara”, shton Ana Andreeska, nënkryetare e degës së Bashkimit të nxënësve të shkollave të mesme në Gostivar.

Të rinjtë e Gostivarit reagojnë edhe mbi përzierjen gjithmonë e më të madhe të politikës në fushën e arsimit.

“Vitin e kaluar, për shkak të përleshjeve mes qeverisë dhe opozitës, për vetëm dy muaj kemi pasur ndryshim të drejtorit të gjimnazit të Gostivarit. Edhe në shkollat e tjera ka pasur shembuj të ngjashëm, e në këtë mënyrë janë ndryshuar edhe profesorët. Brenda një muaji janë ndryshuar tre profesorë dhe ne pyesim veten si mund të na vlerësojnë me nota këta profesorë?”, thotë Andreeska.

Z. ANDOV

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира