MOS GJYKONI POR NDIHMONI PERSONAT ME PENGESA PËR NJË JETË TË DENJË, THOTË PRIMADONA VESNA GJINOVSKA – ILLKOVA E CILA MBAN ORË PËR KËNDIM NË SHTËPINË E TË PAFUQISHMËVE

MOS GJYKONI POR NDIHMONI PERSONAT ME PENGESA PËR NJË JETË TË DENJË, THOTË PRIMADONA VESNA GJINOVSKA – ILLKOVA E CILA MBAN ORË PËR KËNDIM NË SHTËPINË E TË PAFUQISHMËVEPionerja e operas Vesna Gjinovska-Illkova mban orë për teknika të frymëmarrjes dhe ndihmon në një shtëpi private për persona të moshuar dhe të pafuqishëm në Shkup ku qëndron dhe vëllai i saj 62 vjeçar, që është person me nevoja të veçanta. (Foto: Arkivë private)

Primadona e Operas dhe Baletit kombëtar dhe profesoresha e Fakutetit të artit muzikor Vesna Gjinovska-Illkova, mban orë për teknikë të frymëmarrjes dhe ndihmon në një shtëpi për persona të moshuar dhe të pafuqishëm në Shkup. Në këtë shtëpi qëndron dhe vëllai i saj 62 vjeçar, i cili është person me nevoja të veçanta. Këngëtarja e operas me një karrierë kulminante thotë se iniciativa për të mbajtur orët ka qenë e njërës prej mjekeve, ndërsa përgjigja e saj ka qenë automatike.

Gjinovska – Illkova, aktiviste e njohur dhe luftëtare për të drejtat e njeriut, për SAKAMDAKAZAM.MK flet mbi lidhjen e ngushtë me vëllain e saj, me familjen, mbi inkluzionin e personave me pengesa në zhvillim në shoqëri, për vizitat në këtë shtëpi.

“Për mua është e rëndësishme të mos ndjehet i përjashtuar, të ndjehet se është pjesë e familjes, se ka një jetë dinjitoze”. – Vesna Gjinovska-Illkovska me vëllain e saj gjatë kohës së ushtrimeve të frymëmarrjes në shtëpinë për persona të moshuar. (Foto: Arkivë private)

“Unë jam motra e tij e vogël (kështu më quan) gëzohet dhe shfaq dashuri. Emrin ma ka lënë ai, kam lindur në prill, në muajin e pranverës e kështu emri ka ardhur në një mënyrë automatike. Kur jemi në shtëpi, gjithmonë ka dëshirë të zgjedhë ushqimin që do të hamë bashkë. Është një gurman i vërtetë. Fëmijët e mi, nipërit e tij i njeh që kur kanë qenë të vegjël. Tani ata luajnë me të në oborr, ndërkohë që ai pi kafe apo ha ndonjë frut. Është adhurues i madhi cigares. Në këtë aspekt përpiqem të kem kontroll sa më shumë të mundem. Për mua është e rëndësishme të mos ndjehet i përjashtuar, të ndjehet se është pjesë e familjes, se ka një jetë dinjitoze. Prindërit e mi kanë investuar shumë në këtë aspekt. Unë gjithmonë kam luftuar vetë dhe nuk ankohem. Prandaj me shumë krenari eci pa hezitim. Gjithçka kam arritur me këto dy duar të mia. Qëllimi im ishte që pas vdekjes së prindërve, ai të ishte me mua”, tha ajo.

Këngëtarja shton se në shtëpinë për persona të moshuar kanë një axhendë të plotë të aktiviteteve dhe një program shoqërimi.

“Mesa shoh, e njëjta praktikë pak a shumë vlen edhe për shtëpitë e tjera. E vërteta është se kështu duhet të jetë. E vetmja gjë që u mbetet atyre është që të kalojnë një pleqëri me dinjitet. Në sajë të atyre aktiviteteve më erdhi dhe ideja që të punoj me ta për aq sa më lejon koha. Bëjmë ushtrime të cilat janë shumë të thjeshta dhe të përshtatura që të mos i bëjnë dëm gjendjes së tyre. Nga frymëmarrja e drejtë deri te e folura dhe diksioni. Të gjitha këto gjëra dalin nga puna ime. Shtëpia ime është pranë vendbanimit tim. Kështu vendosa që të mund të kaloj në çdo kohë. Mbi të gjitha për shkak të vëllait tim. Atij i pëlqen shumë muzika dhe këndimi dhe në kohën e tij ishte një adhurues i madh i skenës ju-rok. Ne akoma ruajmë pllakat e të gjitha grupet e njohura “Bijello Dugme”, Riblja çorba”, “Proarte”, tha Gjinovska- Illkova.

Gjinovska-Illkova në festivalin Ohridsko leto (Foto: Fejsbuk)

Ajo thotë se ndonjëherë me vëllain e saj këndojnë te Shtëpia. Secili këndon nga një këngë, e pastaj vijnë ide spontanisht, e në ato 45 minuta zhvillohet një atmosferë e relaksuar.”, thotë Gjinovska – Illkova.

“Janë shumë të kënaqur. Kur unë kaloj për të lënë diçka që është e nevojshme për vëllain tim i shoh reagimet e tyre. Vetë të punësuarit janë shumë të kënaqur. Edhe unë gjithashtu.

Mbi temën inkluzioni i personave me pengesa në zhvillim në shoqëri, Gjinovska-Illkovska thotë se vëllai i saj ka mësuar në shkollën fillore “Vëllezërit Ribar” (me emrin aktual “Dimitar Milladinov), pastaj ka vazhduar në “Zllatan Sremac” dhe është punësuar në “Svetllost”-in e atëhershëm, në sektorin për përpunimin e kartonit.

“Me pak fjalë, prindërit e mi janë përpjekur që ai të ketë një zhvillim si edhe çdo fëmijë tjetër, nuk e kanë fshehur atë, përkundrazi e kanë trajtuar si një pjesë të rëndësishme të familjes. Për më tepër ai ka një anë shumë të mirë. Do të kuptoni se si jeta e personave me hendikep në një mënyrë të natyrshme na bën njerëz më humanë dhe më të gatshëm për të zgjatur dorën e për të ndihmuar. Nëse ka ekzistuar një sistem i tillë në vitin 1980, nuk shoh  ndonjë arsye se pse të mos ekzistojë tani. Në aspektin e ndjenjave subjektive, mund të them se gjithmonë kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë. Ndjenja turpi, ndjenja përjashtimi nga rrethi etj. Por më e rëndësishme është të kesh një qetësi personale. Pasi, ai njeri është mbi të gjitha përgjegjësia jote”, thotë ajo.

Në media primadona foli haptazi edhe për gjendjen në Spitalin psikiatrik në Bardovcë, ku fillimisht u akomodua vëllai i saj. dhe gjithashtu edhe vjet fliste publikisht për mbështetjen gjatë rastit në fshatin Timjanik, kur popullsia lokale i kundërshtonte faktit për t’u hapur një shtëpi për fëmijë.

“Vëllait tim i pëlqen shumë muzika, këndimi dhe në kohën e tij ishte një adhurues i madhi skenës ju-rok. Ne kemi akoma pllakat e grupeve të famshme si “Bijello Dugme”, “Riblja çorba”, “Proarte”, thotë Gjinovska-Illkova. (Foto: Fejsbuk)

“Në përditshmërinë tonë, njerëzit shikojnë të habitur nëse ti dëshiron të ndihmosh. Jemi mësuar të ketë diçka të fshehur pas ndihmës. Unë e di shumë mirë se çfarë do të thotë gjendja e spitalit, higjiena dhe kushtet atje. Kur filloi aksioni për socializimin në shtëpitë normale, unë e mbështeta me gjithë zemër. Dikush tha – kjo është politike. Jo, i kam provuar të gjitha ato rrugë. Asnjëherë nuk flas diçka pa arsye. Konsideroj se inkluzioni është i nevojshëm, në varësi të vështirësisë së pengesës. Ky është mendimi im. Publiku nuk është e thënë të pajtohet. Ndihma ndaj njerëzve për mu është shumë e natyshme dhe normale”, thotë Gjinovska-Illkova.

Ndaj pyetjes së çfarë do t’u kisha sugjeruar familjeve me persona me pengesa në zhvillim dhe shtetit, meqë edhe vërejtjet e hulumtimeve të huaja tregojnë se prindërit i fshehin fëmijët e tyre në shtëpi, ndërkohë që duhet t’i lëshojnë të shkojnë në shkollë, ajo thotë:

“Shikoni, si fillim unë jam një grua normale dhe reale. Konsideroj se secili, jo vetëm unë, por gjithkush që ka një problem ka dëshirën për ta zgjidhur. Ndërsa familjeve që kanë histori të këtillë, do t’u them: e para, askush nuk është perfekt, të gjithë jemi njerëz nga gjaku dhe mishi, mos kini ndjenjën e inferioritetit dhe turpit. Secili që dëshiron të kuptojë se kjo është pjesë e historisë jetësore, do ta bëjë këtë gjë. Mos u mundoni ta bindni dikë. Thjesht, përkujdesuni që ai/ajo të ketë një jetë të denjë. Në çfarëdo lloj mënyre që dini ta bëni, askush nuk guxon t’ju gjykojë, pasi ju keni fatin tuaj në duart tuaja”.

B. NESTORSKA

 

 

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира