NËSE VERBËROHENI APO MBETENI INVALIDË NË MOSHËN 65 VJEÇE E TUTJE, NUK MUND TË KËRKONI KOMPENSIM PËR PAAFTËSI, OMBUDSMANI REAGON NDAJ DISKRIMINIMIT

NËSE VERBËROHENI APO MBETENI INVALIDË NË MOSHËN 65 VJEÇE E TUTJE, NUK MUND TË KËRKONI KOMPENSIM PËR PAAFTËSI, OMBUDSMANI REAGON NDAJ DISKRIMINIMITNuk ka rëndësi nëse personi ka udhëzim nga mjeku për paaftësi të rëndë fizike. Për sa kohë ai apo ajo ka mbushur 65 vjet, ka ndalesë për kërkimin e kompensimit nga shteti", thonë nga Zyra e Avokatit të Popullit (Foto: SDK.MK)

Qytetarët të cilët janë lënduar, verbëruar apo u ka ngjarë që të bëhen me paaftësi fizike apo intelektuale, apo ata të cilët janë invalidizuar në ndonjë lloj mënyre në moshën 65 vjeçe, nuk kanë të drejtën e kompensimit nga shteti. Atyre nuk u takon asgjë, pasi fatkeqësia nuk u ka ndodhur para se të mbushin 65 vjeç.

Këto janë kufizimet të cilat ka neni 44 i Ligjit të ri për mbrojtje sociale, i sjellë në vitin 2019. Versioni i mëparshëm i këtij ligji parashikonte se kërkues për kompensim të paaftësisë fizike mund të jenë persona nga mosha 26 vjeçe e tutje, pa kufizim të moshës madhore. Ligji aktual thotë se ky kompensim është i mundur vetëm për personat nga mosha 26 deri në 65 vjeç.

Këto raste ngelen pa asnjë kompensim dhe në mënyrë që të përdorin pensionin social prej 6.000 denarësh, plus nga 1.000 për dru apo lëndë të tjera djegëse nga tetori deri në mars, në përputhje me Ligjin për siguri sociale të personave të moshuar, ekzistojnë këto kushte: të mos jenë përdorues të pensionit, të mos kenë pronë në emrin e tyre nga e cila mund të mirëmbahen, bashkëshorti dhe bashkëshortja të mos kenë të ardhura, pension. Përndryshe, ata i lihen fatit pa të ardhura ose lihen që të jetojnë pjesën e mbetur të jetës mbi kurrizin e bashkëshortit.

Zëvendës Avokati i popullit Vaska Bajramovska-Mustafa nga Gjykata Kushtetuese ka marrë udhëzimin që t’i drejtohet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për zbatimin e nënit 44 të Ligjit për mbrojtje sociale në lidhje me kufizimin e moshës madhore deri në 65 vjet. (Foto: SDK.MK)

“Nuk ka rëndësi nëse personi ka udhëzim nga mjeku për paaftësi të rëndë fizike. Për sa kohë ai apo ajo ka mbushur 65 vjet, ka ndalesë për kërkimin e kompensimit nga shteti. Është e kotë. Avokati i popullit konsideron se ky ndryshim është i palogjikshëm. Ky është një diskriminim i rëndë ndaj këtyre qytetarëve”, thotë Vaska Bajramovska-Mustafa, zëvendëse e Avokatit të popullit Naser Ziberi.

Në mars, te Avokati i popullit ka dorëzuar parashtresë I.K. nga Gradsko, duke qenë se është refuzuar nga njësia rajonale e Ministrisë së punës dhe politikës sociale në lidhje me kërkesën për kompensim nga shteti, edhe pse ka pasur diagnozë mjekësore se është person me paaftësi fizike.

Arsyeja për të cilën është refuzuar është se tashmë ka 65 vjet.

Para se të paraqesë parashtresë te Ombusdmani, ai ka dorëzuar iniciativë për shfuqizimin e nenit diskriminues nr.44 nga Ligji për mbrojtje sociale edhe para Gjykatës Kushtetuese, në janar të vitit të kaluar.

Zëvendës avokatja e popullit Bajramovska-Mustafa ka hapur lëndë pas parashtresës së I.K. I është drejtuar Gjykatës kushtetuese për të pyetur se deri ku ka mbërritur kjo lëndë dhe se çfarë po bën Gjykata Kushtetuese me këtë iniciativë.

Ajo gjithashtu e ka rikujtuar Gjykatën Kushtetuese se një parashtresë të tillë ka paraqitur edhe personi A.D. nga Prilepi, kurse nga Gjykata Kushtetuse ka marrë vetëm udhëzimin që Avokati  i popullit t’i drejtohet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për zbatimin e nenit 44 në lidhje me kufizimin e moshës madhore deri në 65 vjet.

I.K. është në karrocë invalidore dhe ka 72 vjet. Nga konsiliumi i mjekëve ka vendimin që në 11.11.2019 të mund ta realizojë të drejtën për mobilitet. Atë bashkë me kryetarin e Gradskos Robert Beshkovski i ka çuar me makinë për kontrolle mjekësore, pasi nuk mund të lëvizë vetë.

Ka udhëtuar edhe vetë në rastet kur, siç thuhet në parashtresën drejt ombusmanit, disa djem të rinj e të fortë kanë mundur ta zbresin nga kati i dytë i shtëpisë, që të shkojë në kontroll për diagnozë në mënyrë që të kërkojë kompensim për paaftësi. Ka paguar edhe nga 1.650 denarë për transport me taksi. E në fund, i është refuzuar kompensimi, pasi nuk është nën moshën 65 vjeçe.

“Shejtanë, djaj, vampira, përbindësha…., çfarë jemi ne mbi 65 vjeç? -pyet I.K. Gjykatën Kushtetuese, duke pritur drejtësinë.

Sa për krahasim, 1.300 të punësuar përmes marrëveshjes kornizë mbi më shumë se dhjetë vjet nuk shkojnë në punë, ndërkohë që shteti për ta shpenzon 9.5 milionë euro në vit.

S.K. DELEVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира