SHKATËRROHET SISTEMI I NDIHMËS SË SHPEJTË, MJEKËT E MBAJNË ME VETË MUSKUJT E TYRE

SHKATËRROHET SISTEMI I NDIHMËS SË SHPEJTË, MJEKËT E MBAJNË ME VETË MUSKUJT E TYRENga 15 automjetet e nevojshme, Shërbimi për ndihmë urgjente mjekësore në Shkup punon me gjashtë. Nga Ministria e shëndetësisë thonë se me tenderin e ri me të cilin janë blerë 12 automjete të reja, gjysmat janë për Shkup. (Foto: K. Popov)

Ky është një përshkrim i shkurtër i mënyrës se si funksion sistemi i urgjencës shëndetësore. Pacientë të pakënaqur që presin që automjeti i Ndihmës së shpejtë të vijë me vonesë prej një ore, pacientë që udhëtojnë me orë të tëra për të mbërritur në ndonjë institucion shëndetësor për ndihmë mjekësore, ekipe të stërlodhura të Ndihmës së shpejtë, të cilët përditë përpiqen të arrijnë në të gjitha anët e qytetit, nëpër trafikun e stërngarkuar. Mjekë të mbingarkuar nëpër qendrat e urjgencës, që kanë për rreth njëqind pranime pracientësh në ditë. Ky sektor i sistemit shëndetësor është me të vërtetë para kolapsit.

Ime më u rrëzua dhe e theu ijen. Thërritëm Ndihmën e shpejtë nga ku na thanë se për momentin nuk kanë automjet të lirë dhe se duhet të prisnim që të na tregonin se kur do të vinin. Nuk donim të prisnim, pasi nuk e dinim se sa i rëndë ishte lëndimi. E vendosëm në furgonin zyrtar të një komshiu dhe e çuam në spital. Ndihma e shpejtë na telefonoi pas 45 minutave për të na thënë se kishin gjetur automjet të lirë. Kur duhej të na lironin nga spitali, na siguruan një automjet të Ndihmës së shpejtë për transport i cili ishte në gjendje shumë të keqe. Deri sa mbërritem në shtëpi, u shkundëm nga dridhjet”, shprehet një shkupjane.

Një rast tjetër flet për një grua më në moshë që kishte thyer këmbën nga rrëzimi, por duke qenë se ajo ka qenë vetëm në shtëpi dhe dera e shtëpisë ka qenë e kyçyr nga brenda, ardhja e Ndihmës së shpejtë është vonuar disa orë.

Thërritëm policinë që ta hapnin derën, ndërkohë nga Ndihma e shpejtë kërkonin që të vendosnin kontakt me nënën time, pasi thoshin se kanë pasur shumë thirrje të rreme. Më në fund mbërritëm dhe policia përfundoi me këqyrjen. Për fat të mirë, zjarrfikësit ishin akoma këtu. Ata e zbritën të lënduarën, pasi mjekja tha se shoferi është trupimtë dhe nuk mund të mbajë peshë të rëndë”, shprehet një tjetër shkupjan.

Në qendrat e urgjencës, mjekët thonë se janë të tejngarkuar me punë dhe se në nivel ditor kanë mbi 100 ndërhyrje. Sipas tyre, shumica e rasteve mund të kalojnë në sektorët e tjerë të shërbimeve shëndetësore, pasi vetëm 50 përqind janë me të vërtetë raste urgjente.

Mesatarisht kemi 90-120 intervenime në ditë. Pothuajse 30 përqind prej tyre janë pacientë, të cilët nuk janë nga Shkupi, ndërkohë 50 përqind të pacientëve që vijnë te ne nuk janë raste urgjente. Kjo do të thotë shpenzim i panevojshëm i pajisjeve dhe materialeve, por njëkohësisht edhe i ekipeve mjekësore. Ata që vinë prej jashtë qytetit, thonë se vinë mjaft shpejt në qytet, por nga hyrja e Shkupit e deri në klinikë harxhojnë rreth 45 min. Problem i veçantë është vetë hyrja në klinikë, ku automjetet e ambulancës hynë bashkë me gjithë të tjerët, thotë dr. Albert Lleshi, udhëheqës i Qendrës për urgjencë të klinikave të qytetit.

“Mesatarisht ne kemi 90-120 intervenime në ditë. Pothuajse 30 përqind prej tyre janë pacientë, të cilët nuk janë nga Shkupi, ndërkohë 50 përqind të pacientëve që vinë te ne nuk janë raste urgjente.”, thotë dr. Alber Lleshi, udhëheqës i Qendrës për urgjencë të klinikave të qytetit. (Foto: SDK.MK)

Sipas dr. Lleshi, në mënyrë që sistemi për mbrojtje urgjente shëndetësore të mund të funksionojë siç duhet, është i domosdoshëm komunikimi mes institucioneve shëndetësore, gjë e cila tani nuk ekziston.

Në rastin që ndodhi para pak kohësh, kur një furgon me emigrantë u përmbys, të gjithë 16 pacientët na i sollën këtu. Por ne nuk kishim kapacitetin e duhur për t’i pranuar dhe na u desh që t’i çojmë në spitalin “8 Septemvri”. Një shembull tjetër poashtu nga viti i kaluar është kur bëhej transport i të lënduarve nga ndonjë rrahje, por meqë i sjellin të gjithë, domethënë të dyja palët që janë ndeshur, rrahja vazhdon edhe këtu në Qendrën për urgjencë”, shprehet dr. Lleshi.

Ai tregon dhe për një rast tjetër ku ai ka qenë i pranishëm, kur vjet më 27 prill nga Shkupi janë nisur për në Stamboll për të transportuar një fëmijë të sëmurë që kishte nevojë për një operim urgjent.

Automjeti i ndihmës së shpejtë mjekësore që na dhanë për transport të pacientëve kishte motër medicinale, një mjek të ri dhe një vozitës. U thashë se nuk më nevojitet një mjek tjetër, pasi unë do ta shoqëroj pacientin, por më nevojitet edhe një vozitës pasi rruga deri në Stamboll është gjatë. Mirëpo, mbeti ashtu siç ishte. Vozitësi duroi deri në kufirin grekoturk dhe pastaj tha se nuk mundej më. Që të mbërrinim në kohë për operimin, e mora unë timonin, edhe pse detyra ime kryesore ishte shoqërimi i pacientit”, shprehet dr. Lleshi.

Ai konsideron se jo çdo pacient i lënduar i cili ka nevojë për ndihmë urgjente mjekësore duhet transportuar në Shkup.

Vetëm gjatë javës së kaluar në Qendrën për urgjencë në Spitalin e Qytetit “8 Septemvri” janë kryer 170 intervenime, një numër rekord. Nga 350 krevatet e spitalit, janë shfrytëzuar 320 dhe ndodh shpesh që të mos mund të pranojnë pacient të ri pasi nuk kanë krevat të lirë – thotë drejtori i spitalit, Kristijan Kostov në hapjen e deparatmentit të traumatologjisë para disa kohësh – (Foto: Gj. Liçovski)

Përderisa në ndonjërin prej spitaleve apo klinikave të qyteteve të tjera nuk ka mjek të specializuar për një rast të caktuar, është më e thjeshtë të dërgohet mjeku, se sa të bëhet transporti i pacientit deri në Shkup e si pasojë t’i përkeqësohet gjendja”, thotë dr. Lleshi.”

Nga Qendra për urgjencë në “8 Septemvri” thonë se në ditë mund të kenë deri në 120 intervenime dhe se numri i pacientëve nga qytete të tjera të Maqedonisë është në rritje e sipër.

Si rregull rastet urgjente përfshijnë rastet e traumave të rënda. Ndihma e shpejtë i sjell pacientët me kohë dhe ne kemi kohën e duhur për të bërë ndërhyrjen e nevojshme. Mirëpo, problemi është se në sektorin e Ndihmës së shpejtë ekzistojnë shumë pak automjete dhe ekipe, të cilat nuk mund t’i mbulojnë të gjitha nevojat. Ndodh shpesh herë që pacientë nga qytete të tjera të kalojnë dhjetë orë duke shkuar nga një institucion shëndetësor tek tjetri, për shkak të mosfunksionimit të aparaturave, mungesës së materialeve apo mjekëve të duhur”, thonë nga qendra për urgjenca në “8 Septemvri”.

Dr. Kristijan Kostov, drejtor i “8 Septemvri” thotë se javën e kaluar në qendrën urgjente të spitalit janë bërë plot 170 intervenime, ndërkohë që një turn mbulohet prej gjashtë mjekëve.

Nga Qendra për urgjencë në “8 Septemvri” thonë se në ditë mund të kenë deri në 120 intervenime dhe se numri i pacientëve nga qytete të tjera të Maqedonisë është në rritje e sipër.

Si rregull rastet urgjente përfshijnë rastet e traumave të rënda. Ndihma e shpejtë i sjell pacientët me kohë dhe ne kemi kohën e duhur për të bërë ndërhyrjen e nevojshme. Mirëpo, problemi është se në sektorin e Ndihmës së shpejtë ekzistojnë shumë pak automjetet dhe ekipe, të cilat nuk mund t’i mbulojnë të gjitha nevojat. Ndodh shpesh herë që pacientë nga qytete të tjera të kalojnë dhjetë orë duke shkuar nga një institucion shëndetësor tek tjetri, për shkak të mosfunksionimit të aparaturave, mungesës së materialeve apo mjekëve të duhur”, thonë nga qendra për urgjenca në “8 Septemvri”.

Dr. Kristijan Kostov, drejtor i “8 Septemvri” thotë se javën e kaluar në qendrën urgjente të spitalit janë bërë plot 170 intervenime, ndërkohë që një turn mbulohet prej gjashtë mjekëve.

Prej 350 shtretëve, sa ç’është kapaciteti i spitalit, 320 janë të mbushur. Shpesh herë ndodh që të mos kemi mundësi të pranojmë një pacient, pasi nuk ka shtrat të lirë”, thotë Kostov.

“Sipas rekomandimeve të Organizatës botërore të shëndetit, në çdo 50.000 banorë duhet të ekzistojë një automjet i ndihmës së shpejt, ndërsa te ne nëpër të gjithë qytetin në një ndërrim prej 12 orëve janë gjashtë ekipe”, thotë Georgi Kamanovski, specialist i mjekësisë së përgjithshme dhe shef i ndërrimit për Ndihmë emergjinte mjekësore (Foto: SDK.MK)

Shërbimi i ndihmës së shpejtë në Shkup për momentin punon me gjashtë automjete, gjegjësisht me gjashtë ekipe në turn 12 orësh.

Sipas rekomadimeve të Organizatës botërore shëndetësore të 50 000 banorëve duhet të ketë një automjet të Ndihmës së shpejtë. Mirëpo, te ne, për fat të keq mbulohet i gjithë qyteti dhe rrethina. Veç kësaj mbulojmë edhe ngjarje sportive dhe kulturore si dhe vizita të delegacioneve të rëndësishme. Njëkohësisht me ato automjete kryejmë transportin e pacientëve nga spitali në shtëpi dhe intervenime në burgje”, thotë dr. Georgi Karamanovski, specialist i mjekësisë së përgjithshme dhe shef i turnit për Ndihmë urgjente mjekësore.

Ai shpjegon se një pjesë e qytetarëve reagojnë me të drejtë kur ankohen për automjetet e Ndihmës së shpejtë, por gjithashtu thekson se Shërbimi i ndihmës urgjente ka një problem të madh me thirrjet e rreme.

Ndodh që të thërrasin Ndihmën e shpejtë, por kur automjet ynë mbërrin vendin e caktuar, kuptojmë se bëhet fjalë për një dhimbje dhëmbi apo diare. Mesatarisht në një ndërrim kemi 90 deri më 120 ndërhyrje, nga të cilat gjysma nuk janë raste urgjente. Kjo nënkupton harxhim të panevojshmëm të automjeteve dhe njerëzve dhe mund të ndodhë që dikujt që me të vërtetë i nevojitet ndihma të mos e marrë, sepse ne kemi ndërhyrë për një thirrje tjetër të rreme”, thotë dr Karamanovski.

Shërbimi fitoi 13 automjete të reja në furnizimin e ri para gjashtë vjetësh, që u bë nga ish ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov. Nga 13 automjetet, gjashtë janë në funksion, ndërsa të tjerët janë në servisim apo të papërdorshme. Dr. Karamanovski thotë se pas gjashtë vjetësh është normale që automjetet të jenë të amoritzuara, pasi përdoren 24 orë çdo ditë. Veç automjeteve, në Shërbimin për ndihmë të shpejtë mjekësore në Shkup punojnë 35 mjekë, nga të cilët pesë-gjashtë janë më të moshurar, të tjerët janë mjekë të rinj, të cilët pas disa vjetësh, largohen nga ky shërbim sepse zgjedhin specializim për diçka tjetër.

Në qendrën e shpërndarjes në Shërbimin për ndihmë të shpejtë medicinale, ndodh që të ketë mbi 300 thirrje në ditë, ku qytetarët përveç ndihmës kërkojnë edhe këshilla (Foto: SDK.MK)

“Detyra jonë është e komplikuar, pasi nuk mund të përcaktojmë nga një thirrje telefonike për urgjencën e rastit,se kush mundet apo jo të presë. Një pjesë e qytetarëve reagojnë negativisht kur i pyesim për moshën e pacientit, por ne duhet ta bëjmë këtë gjë, si për arsye se është e shkruar në protokollin e pranimit të pacientëve, por edhe për nga aspekti mjekësor, pasi shtypja e lartë nuk ka efektin e njëjtë te një 30 vjeçar dhe te dikush më në moshë me sëmundje kronike.

Një problem tjetër është që ne na lajmërojnë spitalet nga mëngjesi për të na thënë se cilat departamente janë të zëna që të dimë se disa pacientë nuk kemi se ku t’i çojmë. Radiostacion komunikimi me qendrat urgjente nuk ekziston, por ajo e qendrave urgjente ndizet vetëm kur duhet të na lajmërojnë se ndonjë sektor është plot dhe se nuk mund të pranojnë pacientë”, thotë dr Karamanovski.

Jemi të vetëdijshëm se kemi mungesë të pajisjeve, kuadrove dhe automjeteve. Punësimet e ardhshme do të zhvillohen në Shtëpinë e shëndetit Shkup. Tashmë kemi përgatitur informacion për Qeverinë sa i përket nevojës urgjente të punësimet të kuadrove mjekësore”, thotë ministri i shëndetësisë dr. Venko Filipçe (Foto: SDK.MK)

Sipas dr. Zlate Mehmedoviq, drejtor i Shtëpisë së shëndetit ku bën pjesë ndihma e shpejtë, në mënyrë që të funksionojë në mënyrë të rrjedhshm ndihma e shpejtë i nevojiten se paku 15 automjete, gjegjësisht 15 ekipe në një ndërrim.
Shtëpia e shëndetit që nga marsi i këtij viti kërkoi nga Ministria e finansave shërbime shtesë për 100 punësime të reja të motrave medicinale, mjekëve dhe laborantëve. Nga këto punësime, për ndihmën e shpejtë janë planifikuar 20 mjekë. Punësimet për momentin nuk janë miratuar. 

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, thotë se është i vetëdijshëm për problemin me me të cilin përballet Shërbimi për ndihmë të shpejtë mjekësore jo vetëm në Shkup por edhe në qytetet tjera të shtetit dhe se po punojnë në mënyrë aktive për zgjidhjen e problemit.

“Jemi të vetëdijshëm se kemi mungesë të pajisjeve, kuadrove dhe automjeteve. Punësimet e ardhshme do të jenë në Shtëpinë e shëndetit në Shkup. Tashmë kemi përgatitur informacione për Qeverinë për nevojën emergjente për të punësuar kuadro mjekësore. Kemi hapur tender për furnizim me 12 automjete për Ndihmën e shpejtë nga të cilët gjashtë do të jenë në Shkup. Në mënyrë që të plotësohet numri i nevojshëm i automjeteve, presim edhe një donacion prej shtatë automjetesh nga Ministria çeke e shëndetësisë, me të cilën tashmë zhvilluam biseda, ndërsa kërkuam edhe ndihmë nga qeveria kineze. Ai do të jetë grant, ndërsa automjetet do të përdoren për transportin e pacientëve”, thotë Filipçe.

Ai tha se këtë fundjavë në Koçan, Manastir dhe Resen fillojnë me pilot projektin për vizitë nga motrat e patronazhit, gjegjësisht për gjithçka që mund të bëhet në kushte të shtëpisë, sidomos për pacientët në moshë dhe me sëmundje kronike, në mënyrë që të mos u duhet të shkojnë në spital ose ambulancë.

“Kjo nënkupton matjen e shtypjes, sheqerit, këshilla se si të veprojnë sipas kushteve të caktuara, gjegjësisht gjithçka që mund të bëhet në kushtet e shtëpisë”, thotë Filipçe.

Ai thotë se planifikojnë ta ndryshojnë tërë sistemin për rrugën që përshkojnë pacientët për të mbërritur në institucionet e shëndetit, sidomos pacientët që vijnë nga qytetet e tjera.

“Javën e kaluar, në mbledhjen me drejtorët e kllinikave, u thamë që secili të bëjë një listë për shërbimet dhe pajisjet që ata mund t’i ofrojnë, por që u mungojnë dhe në bazë të tyre të mund të bëmë një strategji edhe për llojin e specialistëve që nevojiten për zhvillimin e aktivitetit. Me këtë strategji do të bëhen edhe rrugë të reja për lëvizjen e pacientëve. Kështu, nëse pacienti është, për shembull i Vevçanit, e ndërkohë një shërbim të tillë nuk ekziston në spitalin e Strugës, le të mos çohet aty por të çohet direkt në spitalin e Ohrit, dhe në këtë mënyrë të shmanget shëtitja e panevojshme e pacientëve nga një institucion në tjetrin”, thotë Filipçe.

E. BOÇVAROVSKA

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира