SHKUPJANI 17 VJEÇAR NUK ËSHTË REGJISTRUAR KURRË NË LIBRIN AMË TË TË LINDURVE SEPSE SHTETI NUK IA KA PRANUAR BABANË BIOLOGJIK

SHKUPJANI 17 VJEÇAR NUK ËSHTË REGJISTRUAR KURRË NË LIBRIN AMË TË TË LINDURVE SEPSE SHTETI NUK IA KA PRANUAR BABANË BIOLOGJIK”Kjo është një situate absurde – një i ri të përfundojë shkollën e mesme, por të mos ketë çertifikatë lindjeje. Drejtoria për librat amë funksionon tashmë prej 10 vjetësh si organ i Ministrisë së drejtësisë dhe atje punojnë njerëz që interpretojnë ligjet së prapthi”, thotë Zëvendës-avokatja e popullit Suzana Saliu. (Foto: SDK).

Fëmija më i vogël i një babaI nga Shkupi dhe një nëne me nënshtetësi bullgare, i lindur në vitin 2002 në Qendrën klinike në Shkup, asnjëherë nuk është regjistruar në Librin amë. Tani, ky person ka 17 vjet që kërkon të ketë një çertifikatë lindjeje, diçka që më herët nuk e ka pasur. Ky djalë, i cili ka qenë i diskriminuar në mënyrën më të tmerrshme të mundshme nga një aparat i paarsimuar shtetëror tani jeton me trauma dhe ankth të përditshëm.

Mes stresit, dëshpërimit dhe pikëllimit është në pritje të arritjes së moshës 18 vjeçe, ndërkohë që vetë është një nxënës i shkëlqyer nga klasa e parë deri në të tretën pa asnjë notë më të ulët, me çmime të shumta nëpër gara shtetërore dhe ndërkombëtare, nuk ka shansë që të marrë kartë identiteti. Nuk do të mund të regjistrohet në fakultet, e as të votojë në zgjedhje për herë të parë.

Djali është një nxënës i shkëlqyer me çmime të shumta në gara shtetërore dhe ndërkombëtare, por kur do të bëhet 18 vjeç nuk do të mund të marrë kartën e identitetit, e as të regjistrohet në fakultet. apo të votojë për herë të parë në zgjedhje. (Foto: SDK.MK)

Ne nuk do ta zbulojmë identitetin e të miturit, për shkak të nevojës për të mbrojtur të drejtat e tij. Ky fëmijë nuk është fantazmë, por ka prindër, vëlla, motër, ka një date, orë dhe vend të lindjes si dhe deklaratë nga babai i tij se ai është fëmija i tij. Me pak fjalë i ka të gjitha gjërat që i duhen një foshnje për të pasur një çertifikatë lindjeje. Pas betejës të pasuksesshme 15 vjeçare të prindërve të djalit, para dy vjetësh në dëshpërim at iu drejtuar Avokatit të popullit Ixhet Memeti. Rasti tani është nën përgjegjësinë e zëvendëses së tij Suzana Saliu.

“Kjo është një situatë absurde, një i ri të përfundojë shkollën e mesme e të mos ketë çertifikatë lindjeje. Drejtoria për librin amë të të lindurve tashmë është një organ i Ministrisë së drejtësisë për plot 10 vjet. Qëllimi i transferit nga MPB në atë të drejtësisë ishte që të lehtësohej procesi për marrjen e dokumenteve personale amë. Por çfarë bën kjo Drejtori? Ndaj çdo akti dhe deklarate shpreh dyshim. Atje punojnë njerëz të cilën interpretojnë ligjet për së prapthi, pa asnjë orientim. Administrata nuk mund t’i pengojë njerëzit në këtë mënyrë, por përkundrazi, t’i lehtësojë ata në këto procese”, shprehet e revoltuar Saliu.

Gjëja më e keqe e gjithë kësaj beteje është opsioni që u ofrua nga Avokati i popullit që merret me rastin nga viti 2017, për t’i mundësuar djalit një çertifikatë lindjeje. Ky opsion është që djalit t’i figurojë si baba në çertifikatën e lindjes person i panjohur nga Bullgaria e jo babai i tij i vërtetë, thotë Saliu dhe lajmëron një betejë të mëtejshme me institucionet në mënyrë që djali të fitojë drejtësi. (Foto: SDK.MK)

Për këtë rast të vështirë dhe ndoshta të vetëm në Maqedoni, ajo shprehet, se i gjithë problemi gjendet vetëm te administrata.

Nëna B.E.A dhe babai Gj. C. janë përpjekur të martohen në Maqedoni, por nuk ia kanë dale, pasi ajo nuk ka pasur dokumente origjinale të statusit martesor në Republikën e Bullgarisë.

“Nëna e fëmijës pa çertifikatë lindjeje është shtetase e Bullgarisë, e cila për një periudhë të gjatë jeton në një bashkësi jashtëmartesore me një shtetas të Maqedonisë. Ata në lidhjen e tyre prej dy dekadash kanë lindur dy fëmijë, në Serbi. Për pushtetet serbe nuk ka paraqitur problem që me anë të deklaratave nga prindërit, djali dhe vajza të lindur në Serbi, të mund të shkruhen në librin amë dhe t’u jepen çertifikata lindjeje. Problemi qëndron te vëllai i tyre, i cili fatkeqësisht ka lindur në një shtet me një administratë të këtillë”, thotë Zëvendës-avokatja e popullit Saliu.

Çertifikata e lindjes e 17 vjeçarit nuk mund t’i mundësohet nga Drejtoria me pretekstin se kur ka lindur, martesa e nënës së tij me burrin e parë akoma ka qenë ekzistente në letër, ndonëse ajo për 2 dekada tashmë nuk ka jetuar më me të, por me bashkëshortin e pamartuar me të cilin ka pasur 3 fëmijë. Burri i parë jeton në Bullgari. Më vonë ajo është divorcuar nga ai, por dëmi, sipas mënyrës së ngurtë të të menduarit të administratës së këtushme, i është shkaktuar fëmijës së tretë që ka lindur këtu.

Gjëja më e keqe e gjithë kësaj beteje është opsioni që u ofrua nga Avokati i popullit që merret me rastin nga viti 2017, për t’i mundësuar djalit një çertifikatë lindjeje. Ky opsion është që djalit t’i figurojë si baba në çertifikatën e lindjes personi i panjohur nga Bullgaria e jo babai i tij i vërtetë, thotë Saliu dhe lajmëron një betejë të mëtejshme me institucionet në mënyrë që djali të fitojë drejtësi.

“Së pari, prindi nuk është babai i tij dhe do të kontestojë këtë rol kur ta marrë vesh situatën. Së dyti, kur djali të nxjerrë një kartë identiteti me një njeri që nuk është shtetas i Maqedonisë dhe nuk është baba ii tij, ajo do të jetë kartë identiteti për të huaj dhe do t’i duhet ta rinovojë çdo vit. E dini çfarë ferri është ajo gjë?”, thotë Suzana Saliu.

Kur parashtresa është dorëzuar, Saliu thotë se janë drejtuar menjëherë me shkrim drejt Drejtorisë për librat amë dhe kanë marrë një përgjigje burokratike. Për këtë arsye, kanë shkuar atje vetë për të parë situatën.

“Drejtorisë i thamë se nevojitet të regjistrojnë djalin, sepse përndryshe shkelin me të madhe të drejtat bazore të njeriut. E ata çfarë bëjnë? Vazhdojnë ta maltretojnë. I kërkuan nënës të sjellë të dhëna nga martesa me personin na Bullgaria dhe nga divorci me të. Ajo nuk ka mundur ta sigurojë këtë vërtetim ndërkombëtar për arsye ekonomike. Kur pamë se ata vazhdonin të insistojnë, e siguruam vërtetim në mënyrë direkte nga Ombdusmani i Bullgarisë. Data e lindjes së djalit përputhej me periudhën kur martesa e nënës ishte akoma ekzistente në letër, ndërkohë që ajo ka bashkëjetuar me nënshtetasin tone dhe ka pasur dy fëmijë me të, me çertifikata të marra nga pushtetet serbe pa asnjë lloj problemi. Martesa e nënës së tyre ka përfunduar shumë kohë më parë, ndërkohë që ajo ka jetuar me babain e tre fëmijëve të saj”, elaboron Saliu.

Djalit në Drejtori i kanë thënë se do t’i japin çertifikatë lindjeje edhe me babanë e rremë, por gënjyen, thotë Saliu. Djalit dhe nënës së tij, Drejtoria u ka shpikur një tjetër kërkesë të domosdoshme: “Tani duhet të sillni vërtetim që djali ka përfunduar shkollën fillore”, u kanë thënë te Drejtoria.

“Djali u zhgënjye. Tha, unë nuk vij më!”, shprehet Saliu.

“Avokati i popullit ka shkuar në shkollë për të marrë vërtetim. Njerëzit janë çuditur se çfarë lloj kërkese qenka kjo, pasi asnjëherë më parë nuk kanë dhënë një vërtetim të tillë. Kur e kanë çuar vërtetimin në Drejtorinë e Librit amë, Avokatit të popullit i kanë thënë:

“Aaaa, tani na jepni vërtetim për vaksinime të pranuara”.

“Po ku shkruan se nevojitet vërtetim për shkollë fillore dhe vërtetim për vaksinim?”, i pyeti Ombudsmani shërbimet.

“Akund, por ne veprojmë sipas praktikës së deritanishme”, u përgjigjën nga sporteli.

Aktualisht rasti është marrë nga Drejtoria qendrore për librat amë të të lindurve. Ligji nuk parashikon në asnjë vend një kategori për mosregjistrim të fëmijës.

Nga Drejtoria për librat amë nuk kanë kthyer përgjigje nëse do të respektohet Ligji për familje dhe me deklaratën e babait biologjik të mund t’i jepet për herë të parë çertifikata e lindjes 17 vjeçarit, apo do të insistojnë që t’i shkruhet një baba i rremë që jeton jashtë shtetit.

S.K. DELEVSKA

 

 

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира