DO TË VIJOJË ТЕREAPIA ME DIAZEPAM, HELEKS DHE DEPAKIN PËR PERSONAT E ENTIT EK “TETOVO”, AJO ËSHTË DHËNË NGA NJË NEUROPSIKIATËR, VENDOSI INSPEKTORATI SHËNDETËSOR

DO TË VIJOJË ТЕREAPIA ME DIAZEPAM, HELEKS DHE DEPAKIN PËR PERSONAT E ENTIT EK “TETOVO”, AJO ËSHTË DHËNË NGA NJË NEUROPSIKIATËR, VENDOSI INSPEKTORATI SHËNDETËSOR“Kontrolli nga Inspektorati shtetëror sanitar duhej të vërtetonte nëse është në rregull që këta persona të cilët kanë ardhur aty kur kanë qenë 14,15,16 vjeç të marrin një dozë të tillë të sedativëve dhe antidepresivëve”, thotë Bajramovska-Mustafa (Foto: SDK.MK)

Do të vijojë terapia e fortë me sedativë dhe antidepresivë për të cilën një ekip i Avokatit të popullit gjatë vizitës në Entin edukues-korrektues “Tetovo” ka konfirmuar se u jepet personave të Entit në masë prej 5 deri në 20 mg.
Inspektorati shtetëror i shëndetit – Ohër ka konfirmuar se terapia u është dhënë e bazuar në raporte specialistësh dhe kontrolle psikiatrike nga të punësuarit e Spitalit të përgjithshëm Ohër.

Kontrolli në Entin ED “Tetovo”, siç na deklaroi zëvendës avokatja e Popullit Vaska Bajramovska – Mustafa është kryer në korrik në mënyrë që të shikohet nëse është rregulluar gjendja gjatë kontrollit në vitin 2016. Me atë rast konstatohet se fëmijët, të miturit dhe personat e tjerë në entin edukues-korrektues të cilët kanë arritur moshën tetëmbëdhjetëvjeçare marrin diazepam prej 20 miligramëve në ditë.

“Edhe në vitin 2016 thamë se nuk është në rregull që fëmijëve t’u jepet një dozë e tillë në shtëpinë EK “Tetovo”. E dimë se këto jepen nga një person i specializuar, një neuropsikiatër, këtë e kemi parë si pjesë të evidencës. Kontrolli nga Inspektorati shtetëror i shëndetit duhej të konfirmonte nëse këta fëmijë të moshave 14, 15 dhe 16 mund të konsumojnë doza të tilla sedativësh dhe antidepresivësh”, thotë Bajramovska-Mustafa.

Nga institucionet kompetente pritet të kryhet kontroll për të parë nëse te enti edukues-korrektues “Tetovo” gjenden akoma persona të cilët merrnin terapi të forte në vitin 2016.

Inspektorati shtetëror i shëndetit nga Ohri sot, në mbikqyrjen e çrregullt konstatoi: “Në aspekt të terapisë e cila u jepej personave në Ohër, nga mbkiqyrja ekzekutive në Spitalin e përgjithshëm Ohrit, kanë konstatuar se terapia kryhet në bazë të raporteve specialiste të psikiatrave të punësuar në Spitalin e përgjithshëm. Për dy nga personat terapia është dhënë në bazë të gjendjes së tyre të kaluar, të hospitalizimit në Klinikën për psikiatri Shkup. Për të ndjekur gjendjen shëndetësore të personave kryhen kontrolle të rregullta, gjë që konstatohet me anë të raporteve specialiste të muajve maj, korrik, shtator dhe tetor 2019”.

Bajramovska-Mustafa rikujton se para tri vjetësh kur një ekip i Avokatit të populit i gjeti fëmijët e përgjumur dhe të lodhur nën ndikimin e diazepamit gjatë mbajtjes së orëve edukuese në ED “Tetovo”, përgjigja që kanë marrë nga organet kompetente të inspeksionit ka qenë po e njëjta: “Diazepami është dhënë nga një person i specializuar”.

S.K. DELEVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира