STUDENTI I VITIT TË FUNDIT DO TË LIGJEROJË FIZIKË NË SHKOLLËN E SHKUPIT QË PËR TRE MUAJ ISHTE PA ARSIMTAR FIZIKE

STUDENTI I VITIT TË FUNDIT DO TË LIGJEROJË FIZIKË NË SHKOLLËN E SHKUPIT QË PËR TRE MUAJ ISHTE PA ARSIMTAR FIZIKEQë kur SAKAMDAKAZAM.MK publikoi se një grup prindërish të nxënësve të klasës së tetë dhe nëntë kishin dorëzuar parashtresë drejt Avokatit të popullit, pasi që nga fillimi i vitit shkollor, ata nuk kishin arsimtar fizike, por bënin teste të asaj lënde, shkolla ka punësuar një student të vitit të katërt. (Foto: K. Popov)

Nxënësit e shkollës fillore “Kuzman Josifovski-Pitu” e lagjes së Shkupit “Kisella Vodë, punësoi një arsimtar fizike. Që kur SAKAMDAKAZAM.MK publikoi se një grup prindërish të nxënësve të klasës së tetë dhe nëntë kishin dorëzuar parashtresë drejt Avokatit të popullit, pasi që nga fillimi i vitit shkollor, ata nuk kishin arsimtar fizike, por bënin teste të asaj lënde, shkolla ka punësuar një student të vitit të katërt.

“Problemi është tejkaluar, tani nxënësit kanë arsimtar fizike. Në shpalljen tonë u paraqit vetëm një student fizike i vitit të katërt. Sipas ligjit, mund të angazhohet një person, përderisa është në fund të fazës së studimeve”, thotë kryetari i Komunës Kisella Vodë, Filip Temellkovski.

Arsimtarja e fizikës ka lajmëruar drejtorin, që në verë, pas përfundimit të vitit shkollor, se nga shtatori do të shfrytëzojë pushim mjekësor dhe për këtë arsye duhet të gjendet një zëvendësim. Mirëpo, meqenëse shkolla nuk kishte pasur arsimtar tjetër të fizikës, zëvendësimin e kësaj lënde e bënte një arsimtar i informatikës, i cili ua lexonte lëndën nga libri.

Pas parashtresës së prindërve, zyra e Avokatit të popullit ka intervenuar te Ministria e arsimit dhe Komuna Kisella Vodë duke theksuar se po thyhet neni 25 i Ligjit për të drejtën e arsimit, gjegjësisht se fëmijët nuk mund të realizojnë të drejtën për arsim të papenguar dhe cilësor.

Nga Komuna, para një jave, na u përgjigjën se problemi ka lindur pasi ky profesion, gjegjësisht profesorët e fizikës dhe kimisë, janë një kuadro deficite.

“Ne kemi reaguar në kohë, kemi bërë shpalljen, por aty nuk është lajmëruar askush. Më pas, në Agjencinë për punësim kemi kërkuar listën e personave të cilët nuk janë fizikantë dhe kimistë të papunësuar. Por, persona të tillë nuk ka. Gjatë javës do të nxjerrim shpalljen e dytë për të kërkuar profesorë të matematikës”, deklaroi javën e kaluar kryetari Temellkovski.

A. ANTEVSKA

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира