TETOVAREN HANÇA E KANË QUAJTUR NËNË TEREZË, KA RRITUR 15 FËMIJË TË HUAJ, KURSE TANI ËSHTË SËMURË DHE DUKE JETUAR PA UJË DHE RRYMË ME BORXH PREJ 1.500 EUROSH

TETOVAREN HANÇA E KANË QUAJTUR NËNË TEREZË, KA RRITUR 15 FËMIJË TË HUAJ, KURSE TANI ËSHTË SËMURË DHE DUKE JETUAR PA UJË DHE RRYMË ME BORXH PREJ 1.500 EUROSH“Fëmijët që kam rritur tashmë janë njerëz të rritur, por ata kthehen dhe më vizitojnë, më ndihmojnë aq sa munden, edhe pse edhe ata vetë janë të varfër”, thotë Hança Aliq (Foto: SDK.MK)

Në një shtëpi të vogël pranë lumit Pena, në kushte jashtëzakonisht të varfëra jeton tetovarja Hança Aliq. Fqinjtë atë e thërrasin Nënë Tereza për shkak se, pavarësisht varfërisë së skajshme, deri më tani ajo ka rritur plot 15 fëmijë që nuk janë të sajët. Më herët ia bënte disi që të dalë nga situata, por tashmë për një periudhë të gjatë asaj i është ndalur edhe rryma për shkak të borxheve të papaguara, e në shtëpinë ku ajo jeton nuk ka as ujë.

Tani ajo përkujdeset për një vajzë me paralizë cerebrale dhe për dy nipërit e saj më të vegjël nga ana e të birit. Gjendja e saj tashmë shumë e vështirë është përkeqësuar pasi është diagnostikuar me kancer të pankreasit, pas së cilës ka nisur të shkojë në kimioterapi. Ajo frikësohet më së tepërmi nga ajo se çfarë do të ndodhë me fëmijët e tij pas vdekjes së saj.

“Pa ujë dhe rrymë nuk rrihet. Nga EVN-ja më kërkojnë 1.500 euro borxh për rrymën. Ku t’i gjej unë ato para? Tani marrim para vetëm për vajzën tonë me paralizë cerebrale, e flasim për një shumë prej 5.000 denarësh. Më jepnin ndihmë sociale, e tani pres edhe ndihmë të të vazhdueshme, por vendimi nuk ka ardhur akoma. A nuk mundet të paktën të kem 100 euro në muaj? Ne hamë ushqimin që na e japin nga shtëpia e popullit, jam shumë mirënjohëse për këtë. Më herët ruaja dhe ndonjë dhi, por tanimë nuk kam asgjë. Problemi më i madh për mua tani është që nuk kam rrymë dhe ujë. Fëmijët që kam rritur tashmë janë të rritur, por ata më vizitojnë, më ndihmojnë edhe pse janë të varfër dhe vetë jetojnë nga ndihma sociale”, thotë Hança.

Për një periudhë mjaft të gjatë tani Hança nuk ka rrymë për shkak të borxhit të papaguar, ndërsa në shtëpinë ku jeton nuk ka as ujë. (Foto: SDK.MK)

Nga fëmijët e saj të lindur ka vetëm një vajzë, të tjerët kanë vdekur, dhe prandaj ka vendosur që t’u ndihmojë dhe të tjerëve. Krahas varfërisë së madhe në të cilën ajo jeton, ka gjetur fuqitë që të rrisë edhe 15 fëmijë të huaj, të cilët kanë qenë pa prindër.

Ajo ka lindur në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe ka arritur të marrë nënshtetësi maqedonase, por pa vajzën e saj, edhe pse e lindur në Tetovë, ajo nuk mund ta marrë. Shpesh herë shkon në Qendrën për ndihmë sociale në Tetovë, e njëherë është vizituar edhe nga ish ministrja për punë dhe politikë sociale Milla Carovska.

“Një herë më vizitoi edhe ministrja Carovska dhe që atëherë kushtet e mia materiale janë pak më të mira, edhe pse vazhdojnë të jenë të rënda. Ndonjëherë më vjen ndër mend t’i marr fëmijët, të shkoj në Qeveri dhe aty të fle, ndoshta atëherë do ta kuptojnë problemin tim. Unë nuk kërkoj pasuri, dua vetëm gjërat që çdo njeri i ka të domosdoshme, të kem rrymë dhe ujë. Deri më tani kam rritur 15 fëmijë dhe nuk e kam pasur të rëndësishme se cilit komb i përkasin. Unë nuk bëj dallime mes njerëzve”, thotë Hança.

 

Situata tashmë e keqe e Hançës është përkeqësuar më tepër pas diagnostikimit me kancer të pankreasit. Ajo tani shkon në kimioterapi. (Foto: SDK.MK)

Nga Qendra për punë sociale në Tetovë thonë se e kanë të njohur rastin e Hançës, se rregullisht e ndjekin gjendjen e saj sociale dhe se deri më tani e kanë ndihmuar në mënyrë të vazhdueshme.

“Hapa Aliq çdo vit ka marrë ndihmë të rregullt sociale. Vetëm në vitin 2019 gjashtë herë me radhë ka marrë ndihmë prej 3.000 denarësh. Tani ky person është në process të marrjes së ndihmës minimale të garantuar, gjë për të cilën duhet të vendosë komisioni specifik. Lartësia e kësaj ndihme financiare përmban 4.000 denarë, por nëse komisioni vërteton se bëhet fjalë për një person me paaftësi për punë, atëherë ndihma në total përmban 6.080 denarë. Nëse komisioni e miraton kërkesën, atëherë shumën e miratuar do ta marrë në mënyrë retroaktive nga muaji kur është dhënë kërkesa. Hança Aliq gjatë viteve të fundit ka përdorur edhe ndihmën shtesë për fëmijë pa prindër, por që kur këta fëmijë arritën moshën e pjekurisë, kjo ndihmë është ndërprerë. Hança përkujdeset për një fëmijë që ka paralizë cerebrale dhe në këto baza merr shtesë të veçantë prej 5.137 denarë”, thonë nga Qendra për punë sociale në Tetovë.

Nga EVN thonë se nuk kanë opcion për të shlyer borxhin për energji eletrike të shpenzuar.

“Borxhi nuk mund të shlyhet, por ne në koordinim me Ministrinë për punë dhe politikë sociale kemi bërë disa procese që borxhet të paguhen në këste, në mënyrë që në fillim te pjesa e parë të jepet pjesa më e madhe e borxhit, e tjetra të paguhet në këste. Në kërë rast, ashtu si edhe për shfrytëzuesit e tjerë, EVN do të ndihmojë në lehtësimin e pagesës së broxhit, opcion tjetër nuk ka”, thonë nga EVN.

As nga Ndërmarrja komunale publike nuk ka ndonjë lajm të mirë për Hançën.

“Ne nuk mund të vendosim në mënyrë të pavarur për t’u përfshirë në rrjetin e ujësjellësit, madje edhe në rastin kur bëhet fjalë për një person me nevoja të tilla. Vendimet e këtilla merren nga ana e Komunës. Prandaj është më së miri që ky person t’i drejtohet Komunës së Tetovës. Që kur do të marrë miratimin nga atje, atëherë do të mund ta pëfshijmë në ujësjellësin e qytetit”, thonë nga NKP Tetovë.

Z. ANDONOV

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира