TINEJXHERËT LAJMËROJNË MASIVISHT DHUNËN MES BASHKËMOSHATARËVE NËPËRMJET APLIKACIONIT FITUES TË GARËS SË UNICEF-IT

TINEJXHERËT LAJMËROJNË MASIVISHT DHUNËN MES BASHKËMOSHATARËVE NËPËRMJET APLIKACIONIT FITUES TË GARËS SË UNICEF-ITGjashtë studentë dhe nxënës të shkollave të mesme në Shkup krijuan akplikacionin “Progovori” - Thuaje- shq - (SpeakOut), ku gjendet një forum për paraqitje anonime të eksperiencave me dhunë personale, hapje diskutimesh dhe komente të posteve të shfrytëzuesve të tjerë. (Foto: AndroMeta)

Secili prej nesh të paktën një herë ka qenë dëshmitar apo viktimë e një dhune. Nga kjo vjen dhe dëshira jonë që t’u ndihmojmë të tjerëve, shprehen dy studentë dhe katër nxënës nga shkolla e mesme nga Shkupi, të cilët krijuan aplikacionin telefonik “Thuaje” (SpeakOut). Me këtë aplikacion për ndihmë të viktimave të dhunës mes bashkëmoshatarëve ata u bënë një nga pesë fituesit në botës për sfidën rinore nga iniciative globale Gjeneratë pa kufi (Generation Unlimited). Fituesit e kësaj iniciative globale u shpallën në muajin prill në Nju Jork nga UNICEF-i dhe partnerët e tij, ndër të cilët dhe ekipi maqedonas “AndroMeta”.

Në ekipin e “AndroMetës” gjenden studentet Dançe Petrushevska nga Universiteti “American College” dhe Aleksandra Popovska nga Fakulteti për shkenca informatike dhe inxhinieri kompjuterike (FINKI), si dhe nxënësit e shkollave të mesme Amra Liçina nga gjimnazi “Nikolla Karev”, Milla Mitkovska nga “NOVA”, Dario Stojanov nga gjimnazi “Josip Broz Tito” dhe Matej Pllavevski nga “Jahja Qemali”.

Nga ekipi shprehen se aplikacioni i tyre për momentin është drejt përfundimit.(Foto: AndroMeta)

Ekipi është formuar para një viti, në një punëtori për modelim dhe printim 3-d e cila ka zgjatur plot 3 ditë. Për versionin e parë beta të këtij aplikacioni, u janë dashur 3 muaj, gjatë të cilëve njëkohësisht kanë mësuar dhe si të programojnë.

“Motiv për aplikimin ishin përjetimet tona personale me dhunën. Secili prej nesh, të paktën një herë në jetën e tij ka qenë viktimë apo dëshmitar i një dhune. Nga kjo na erdhi dhe dëshira për t’u ndihmuar të tjerëve. Procesi është zhvilluar me mbështetjen e mentorëve dhe personave profesionalë. Sigurisht, përveç të gjithë këtij procesi, këtu përfshihet dhe puna jonë e madhe. Me çmimin fillimisht prej 1,000 dollarësh e pastaj prej 20,000 dollarësh kemi arritur të sigurojmë kushte për zhvillim dhe promovim të idesë”, thonë nxënësit për SAKAMDAKAZAM.MK.

Aplikacioni SpeakOut është për të rinjtë nga mosha 13 deri në 20 vjeçe. Çdo përdorues i aplikacionit krijon një profil dhe kod të tijin. Brenda aplikacionit ndodhet një forum ku të gjithë përdoruesit mund të ndajnë eksperiencat e tyre në mënyrë anonime, të hapin diskutime dhe të komentojnë te postet e përdoruesve të tjerë të aplikacionit. Pjesa më e mirë është “Chat”-i me vullnetarët.

Motiv për aplikimin ishin përjetimet tona personale me dhunën”, thotë ekipi “AndroMeta”.

 

“Chat”-i është krejtësisht anonim, me qëllim që përdoruesit të ndjehen të sigurt për t’i shprehur mendimet dhe ndjenjat e tyre. Aplikacioni i është dedikuar secilit që i duhet të shprehë apo të kërkojë ndihmë. Aty janë përfshirë edhe vullnetarë të trajnuar të cilët mund të kontaktojnë me përdoruesit për problemet që kanë. Nga ekipi shprehen se aplikacioni i tyre për momentin është drejt përfundimit.

“Për të gjithë ne, SpeakOut paraqet një eksperiencë të re të mbushur me shumë sfida. Ajo që kemi marrë si informacion kthyes nga përdoruesit, në fakt, nga ka demonstruar se ky aplikim anonim është me të vërtetë i nevojshëm për këtë kohë ku është shumë e vështirë t’i rrëfehesh dikush, të kërkosh një këshillë apo të ndihmë dhe të reagosh ndaj kësaj dhune. Një pjesë e madhe e përdoruesve nuk e kanë problem që të ndajnë eksperiencat e tyre në mënyrë anonime apo të kërkojnë këshillë nga të tjerët”, thonë nga “Andrometa.”

Fituesit e iniciativës globale u shpallën në prill në Nju jork nga UNICEF-i dhe partnerët, kurse mes tyre ishte dhe ekipi maqedonas “AndroMeta”. (Foto: AndroMeta)

Ata shtojnë se në të ardhmen duan të bëjnë një aplikacion krejtësisht të ri, një version IOS me dizajn dhe funksione të reja.

“Ideja jonë është që SpeakOut të bëhet më shumë se sa një aplikacion. Por, momentalisht punojmë në përmirësimin e saj”, thonë autorët e aplikacionit.

B. NESTORSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира